Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Marrëdhëniet me SHBA si devizë demokracie dhe atdhetarie

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
“Shtëpia e Bardhë” e bardhë

Nga: Preç Zogaj

Ndryshe nga aleancat e periudhës së komunizmit me ish-Bashkimin Sovjetik të Stalinit apo me Kinën e Mao Ce Dunit më vonë, që lidheshin e zgjidheshin nga regjimi, marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA dhe BE janë para së gjithash një zgjedhje e njerëzve, e popullit.

Dje dhe sot. Duke qenë të tilla, me bazë popullore, këto marrëdhënie janë automatikisht kusht dhe garanci për suksesin e partive dhe qeverive që dalin prej tyre.

Asnjë forcë politike nuk mund të fitojë apo të qeverisë këtu me një platformë antiamerikane. As të hapur, as të kamufluar. Kjo jo sepse e pengon SHBA, por sepse nuk e votojnë zgjedhësit. Të vetëdijshëm se një platformë antiamerikane është hëm antidemokratike, hëm shprehje e mosmirënjohjes së pacipë ndaj një vendi që i ka bërë vetëm të mira kombit shqiptar.

Duhet sqaruar njëherë e mirë se marrëdhëniet e partive tona dhe drejtuesve të tyre nuk mund të jenë me një SHBA abstrakte, apo me popullin amerikan në tërësi. Miqësitë me popullin e mes popujve zhvillohen në një regjistër tjetër. Ne jemi miq me shumë popuj të botës. Marrëdhëniet politike janë me institucionet dhe qeverinë amerikane. Duke filluar me ambasadën në Tiranë e duke vazhduar me Departamentin e Shtetit, me Pentagonin, me agjencitë e Inteligjencës dhe Hetimit, me Kongresin e Senatin, me Shtëpinë e Bardhë e Presidentin, jashtë institucioneve, marrëdhëniet në fjalë janë retorikë boshe.

 

 

Duket të nënvizojmë gjithashtu se themeli, kuadri dhe boshti i amerikanizmit është demokracia, vlerat dhe standardet e saj. Në lidhje organike me këto vlera edhe bashkëpunimi i gjerë dypalësh, koordinimi për çështje dhe qëndrime të ndryshme, kryesisht për ato me karakter strategjik, bashkëpunimi në kuadrin e NATO-s dhe organizatave të tjera ndërkombëtare. Marrëdhëniet zyrtare me institucionet, sikurse edhe ato personale me politikanë të ndryshëm amerikanë, përcaktohen dhe zhvillohen pikësëpari brenda këtij kuadri të gjerë.

Sado i përmbledhur, ky përshkrim e përjashton nga një anë jesmenizmin e vendeve më të vogla, aleate me superfuqinë dhe konfirmon nga ana tjetër sovranitetin e tyre kombëtar në suazën e familjes euroatlantike ku bëjnë pjesë. SHBA kanë lindur dhe funksionojnë mbi vlerat e lirisë, në një diversitet shumë të pasur pikëpamjesh, përveçse racash e kulturash. Mund të jesh kundër tyre për qëndrime konkrete të ndryshme. Kemi disa raste kur qeveritë apo subjektet politike të Shqipërisë nuk janë konformuar me qëndrimin amerikan dhe kjo nuk ka sjellë asnjë gërvishtje në marrëdhëniet dypalëshe.

Përkundrazi! Ndërkaq, përplasja me SHBA e drejtuesve politikë dhe institucionalë shqiptarë është e pashmangshme, herët a vonë, kur cenohen parimet e demokracisë, siç janë sundimi i ligjit, llogaridhënia, transparenca, hetimet e pavarura; kur cenohet korniza e angazhimeve të përbashkëta në rrafshin gjeopolitik dhe sigurisë; kur korrupsioni dhe pandëshkueshmëria ngrihen në sistem duke prodhuar si pasojë bllokimin e demokracisë dhe një terren pjellor për politikat dhe taktikat destabilizuese të fuqive antiNATO dhe anti-BE. Qëndrimet e SHBAsë në këtë rast jo vetëm nuk bien ndesh, por e shërbejnë sovranitetin tonë kombëtar. Shqipëria është një vend sovran brenda parimeve të lirisë, brenda NATOs sot dhe BE-së nesër. Po t’ia heqim këto, Shqipëria do të kthehej në të ashtuquajturin sovranitet të qeverisjes së mbyllur, të cilin e kemi provuar dhe e dimë se është fatkeqësi për popullin.

Zhvillimi realist dhe konkret, me një sens reflektimi, i temës së marrëdhënieve me SHBA, do të projektonte një perspektivë të sigurt suksesi të Partisë Demokratike dhe opozitës në tërësi. Pa u kthyer shumë prapa në kohë, analiza dhe reflektimi mund të fokusohen te disa ngjarje që kanë ndodhur vitet e fundit. Ngritja e së ashtuquajturës çadër të Lirisë në shkurt të vitit 2017, shënon momentin kur marrëdhëniet e PD me SHBA, por edhe me BE regjistrojnë pikëpyetje, ambiguitet, plasaritje e madje thyerje përcaktuese për çfarë do të ndodhte dhe ndodhi në katër vitet në vijim. Filloi me bashkimin e kërkesës për largimin e Kryeministrit Rama, një kërkesë legjitime e opozitës, e paparagjykueshme nga askush, me deklarimin për të mos votuar komisionet parlamentare ad-hok të Reformës në Drejtësi që do të shënonin fillimin e ngritjes së organeve të kësaj reforme.

Në këto komisione, falë demarsheve të zonjës Viktoria Nuland, zyrtare e lartë e Departamentit të Shtetit, PD-së i ishte dhënë një përfaqësimin e barabartë me shumicën socialiste. Pra, i ishte dhënë e drejta e vetos. Deklaratat nga selia blu se do t’i votonte komisonet ad-hok kur të vinte në pushtet, bënë që aleatët të gjendeshin papritur në keqbesimin e saj. Të imagjinoje realizimin e dorëheqjes së Ramës duke bllokuar Reformën në Drejtësi, do të thoshte të besoje se politika ishte prishur. Por politika nuk ishte prishur e nuk prishet.

Në kupolën e saj, opozita ishte në një keqkuptim të dyfishtë, njëri i madh, tjetri i vogël. Për të voglin, që na flet për lajmet se Edi Rama po zbrazte zyrën, duke e hutuar opozitën që nuk priste kaq shpejt dorëzimin e tij, nuk ka vlerë të flitet sot, pasi do të duhen shumë rreshta dhe të gjitha ngjyrat e një komedie politiko-mediatike. Keqkuptimi i madh lidhej me idenë se Presidenti Tramp, i porsainstaluar në Shtëpinë e Bardhë, do të mbështeste opozitën në Tiranë për Reformën në Drejtësi. Ky ishte një lexim alla shqiptar i rrotacionit të pushtetit në SHBA, lexim i cili injoronte faktin se gjithë çfarë ka pasur e ka të bëjë me Shqipërinë e kombin shqiptar, qeveritë dhe presidentët e SHBA-së e kanë pasuar e zhvilluar nga demokratët te republikanët e anasjelltas.

Segmente të opozitës shqiptare kishin vënë ndërkaq në lëvizje gjashtë senatorëve republikanë, të cilët përmes një letre i bënë me dije në atë kohë Sekretarit të Shtetit, zoti Tillerson, pretendimet “nga udhëheqës të respektuar” në Shqipëri se Zyra e Fondacionit Shoqëria e Hapur (Fondacioni Soros), me ekspertët e saj, e mbështetur me fonde nga USAID, ka krijuar Dokumentin Strategjik për Reformën e Gjyqësorit në Shqipëri. Disa udhëheqës në vend besojnë se këto “reforma” kanë për synim t’i japin Kryeministrit dhe qeverisë së qendrës së majtë kontroll të plotë”, thuhej në letër.

Me llogaritë alla shqiptare pritej që me t’u njohur me ketë bëmë të zotit Soros, kundërshtar i madh, për të mos thënë armik i Presidentit Tramp, administrata duhej të brofte në këmbë për ta hedhur në kosh. Por historia dihet si shkoi: Presidenti Tramp dhe administrata e tij e mbështeten pa rezerva gjatë gjithë mandatit katërvjeçar zbatimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri. Opozitës shqiptare apo më saktë “disa udhëheqësve të saj” u mbeti vetëm ekspozimi i kundërshtimit të kësaj reforme, pasi e kishin votuar me unanimitet në Kuvendin e Shqipërisë.

Dashamirësit e tij në Tiranë, përfshirë tektuk ndonjë deputet të partive aleate, i thanë Lulzim Bashës të mos vonohej në votimin e komisioneve ad-hok, pasi në fund të herës do t’i votonte pa falënderime. Siç edhe ndodhi tre muaj më vonë me ardhjen në Tiranë të zyrtarit amerikan Hoyt Lee, për të cilin u tha se përdori metoda të avancuara.

Kronika e katërvjeçarit të fundit numëron disa ngjarje dhe hollësi të ngjashme. Për të ardhur dy ngjarje kulmore: djegia e mandateve dhe mospjesëmarrja në zgjedhjet vendore, vendime të kundërshtuara fuqishëm nga SHBA dhe BE. Sado të shumta të ishin arsyet që çuan në marrjen e këtyre vendimeve, Perëndimi nuk do të mbështeste kurrë një precedent që e bën lëmsh demokracinë; Europa zyrtare do të përshtaste leximin amerikan të këtyre dy vendimeve.

Të vjen keq që për shumë muaj pas djegies së mandateve, miqtë dhe partnerët amerikanë janë parë duke ngjitur shkallët e selisë blu vetëm për të transmetuar një “mos” apo për të bërë të ditur kufijtë e së papranueshmes prej tyre. Në këtë inerci, opozita erdhi në zgjedhjet e 25 prillit. Por nuk mund të shkojë përpara pa e rimarrë qartë si në fillimet e saj devizën e amerikanizmit, që siç e kemi nënvizuar më lart, është devizë demokracie, atdhetarie dhe partneriteti strategjik. Shpallja “non grata” e ish-kryetarit dhe deputetit të PD-së, Sali Berisha, e ka ndërlikuar këtë sfidë të saj. Por një gjë është e vërtetë si një e bëjnë dy: suksesi i kësaj partie kalon nëpër këtë reflektim, këtë devizë.

Ajo duhet të zgjedhë të jetë Shtëpi e Lirisë apo kapsulë. Në këtë pikë është sërish shkolla amerikane që u vjen në ndihmë të gjithë atyre që kanë kohë dhe duan të reflektojnë e shohin përpara: “Ajo që e bën Amerikën unike është kuraja e udhëheqësve të saj të ballafaqohen me gabime dhe mëkatet e së kaluarës. Është pikërisht kjo çiltërsi çarmatosëse që bën vendin pishtar të njerëzimit”, shkruajnë Stephen Holms dhe Ivan Krastev në librin e tyre “Drita që u shua”./panorama

Tags: marredheniet me shbaopinionPrec zogaj

TË LIDHURA

Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?
Analizë

Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?

22:49 | 15/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
ANALIZË/ “SHBA–Britani, Aleancë Ekonomike në Kohë Krize”
Analizë

ANALIZË/ “SHBA–Britani, Aleancë Ekonomike në Kohë Krize”

19:20 | 10/05/2025
Next Post
Skandalet e dopingut që ndryshuan sportet

Skandalet e dopingut që ndryshuan sportet

Mustafaj: Shpallja e Berishës “non grata” forcon pozitën e Bashës në PD

Mustafaj: Shpallja e Berishës “non grata” forcon pozitën e Bashës në PD

‘Plagjiatura në VNM’ shpëton Vjosën në Gjykatën Administrative

‘Plagjiatura në VNM’ shpëton Vjosën në Gjykatën Administrative

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

09:38 | 13/05/2025




TË FUNDIT

Miqësia Itali-Shqipëri në fokus: Takim kokë më kokë mes Melonit dhe Ramës në Tiranë
Aktualitet

Miqësia Itali-Shqipëri në fokus: Takim kokë më kokë mes Melonit dhe Ramës në Tiranë

by mirseda
23:03 | 15/05/2025
0

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, do të presë samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, një ngjarje që...

Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?

Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?

22:49 | 15/05/2025
Lagështira shkakton aksident, përmbyset makina në lëvizje

Lagështira shkakton aksident, përmbyset makina në lëvizje

22:36 | 15/05/2025
Von der Leyen publikon foton me liderët e BP6 në Tiranë

Von der Leyen publikon foton me liderët e BP6 në Tiranë

22:29 | 15/05/2025
Përplasja për votën e Ornaldo Rakipit, Klodiana Lala jep detaje

Përplasja për votën e Ornaldo Rakipit, Klodiana Lala jep detaje

22:27 | 15/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com