Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Mark Zuckerberg nuk mund të kontrollojë jetën tonë

7 vjet ago
in Të Gjitha
Mark Zuckerberg nuk mund të kontrollojë jetën tonë

Nga William Hague,“Daily Telegraph”/Debati i madh rreth grumbullimit të të dhënave të miliona njerëzve përmes Facebook, mund të jetë një pikë kthese e mirëpritur, ndaj rritjes në dukje të papërmbajtshme të kompanive të mëdha të teknologjisë.

Deri në fund të javës së kaluar, Mark Zuckerberg, themeluesi i Facebook, ishte i zënë duke kërkuar vazhdimisht ndjesa publike, ndërsa çmimi i aksioneve të kompanisë së tij ra ndjeshëm, në një kohë që Tim Cook, drejtori i përgjithshëm i Apple, bëri disa herë thirrje për një “rregullore të shkruar” që do të disiplinojë këtë industrie të re të madhe.

Argumentet dhe propozimet që kanë dalë ditët e fundit, janë të gjitha rreth mënyrës së mbrojtjes së privatësisë. Më në fund, Facebook dhe shpura e tij, po ndërgjegjësohen rreth rreziqeve të kalimit tek të tjerët të një mase të madhe të informacionit mbi përdoruesit e tij.

Dhe kjo ka ardhur pas presionit të madh dhe të justifikuar ndaj kompanive të medias sociale, për të ndaluar përhapjen e gjuhës së urrejtjes dhe kriminalitetit në faqet e tyre.

Është e qartë se një valë e ligjit dhe e rregulloreve, është gati të prekë Facebook, Twitter dhe Google.

Njerëzit e shkëlqyer që drejtojnë këto kompani, mund të ishin në pararojë kësaj të gjithë kësaj, dhe të reformonin veten nëse do të kishin menduar realisht mbi këto çështje në kohën e duhur. Këshilla ime ndaj tyre është që të mendojnë për atë që vjen më pas, dhe ta parashikojnë atë.

Sepse kjo është diçka më e madhe, se sa vetëm dhënia e të dhënave personale. Është roli i medias sociale që ka një prirje alarmuese:ngushtimin e mendjes njerëzore. Që në fillimet e veta, interneti ka pasur potencial për të hapur mendimet dhe njohuritë tona.

Për herë të parë në histori, të gjithë ne kemi qasje të menjëhershme ndaj ideve nga kudo, dhe në të gjithë hapësirën e të nxënit njerëzor. Do të ketë shumë përfitime për këtë, sidomos në përparimet shkencore dhe mjekësore.

Megjithatë, është vështirë të identifikohet kudo në moment, se kur debati publik po bëhet më tolerant, më i kuptueshëm ndaj pikëpamjeve të të tjerëve, dhe më gjerësisht i informuar rreth alternativave.

Në të gjithë botën, politika po bëhet gjithnjë e më e polarizuar midis ekstremeve. Tendenca të tilla, kanë shumë shkaqe. Por nuk ndihmon aspak fakti që bota e kompanive të teknologjisë, është e projektuar për t’ju mbajtur të lidhur, dhe ju dhënë shumë më tepër nga ajo që dëshironi.

Për kompanitë e konsumit kjo duket e natyrshme, dhe është thjeshtë një shitje e mirë: Nëse shkarkoni filma fantastiko-shkencorë, do t’iu ofrohen shumë më tepër prej tyre, dhe nëse vazhdoni të blini libra nga një autor në internet, ju do të njiheni me veprën e tij të ardhshme, teksa jeni duke e mbaruar të parën.

Megjithatë, sapo kjo të bëhet metoda e përhapjes së ideve dhe informacionit politik, atëherë do të ekzistojë një problem i dukshëm.

Prandaj është me rëndësi thelbësore për të ardhmen e një shoqërie të lirë, që para nesh të vendosen pikëpamjet e kundërta për partitë, zgjedhjet dhe qeveritë.

Tani që mediet sociale, janë bërë një nga mjetet kryesore të informimit për njerëzit- sipas një studimi 67 për qind e të rriturve amerikanë, i marrin lajmet e tyre nëpërmjet Facebook-ut, – po bëhet gjithnjë e më urgjente që ta vendosim këtë problem në rrugën e zgjidhjes.

Kompanitë e interesuara, duan që ju të jeni të ndërvarur, në mënyrë që ato të kenë mundësi të mbledhin të dhëna rreth zakoneve tuaja dhe të shesin më shumë reklama. Ato ju paraqesin imazhe dhe materiale, që përforcon pikëpamjet që tashmë i keni.

Dëshmitë e fundit, kanë treguar se shikimi i videove politike në YouTube, çon në ofrimin e materialeve edhe më radikale dhe ekstrem, qofshin të spektrit të majtë apo të djathtë.

Natyrisht, që është zhvilluar një mjedis ku njerëzit kanë më shumë gjasa të besojnë në komplotet qesharake ose “lajmet e rreme”, pasi nuk dëgjojnë provat kundër tij. Është një fakt i njohur psikologjik, se të gjithë ne jemi subjekt i “konfirmimit paragjykues”- duke besuar gjëra që mbështesin opinionet tona ekzistuese.

Për miliona njerëz në Britani dhe vende të tjera, mjetet kryesore të mësuarit rreth botës, tani po e përforcojnë atë paragjykim në vend se ta kundërshtojnë atë. Kjo është rruga drejt jo tolerancës, fanatizmit dhe mendjes-ngushtësisë.

Pra, çfarë duhet të bëhet? Natyrisht, si individë, ne mund të sigurohemi që të lexojmë një shumëllojshmëri gazetash cilësore, dhe të dëgjojmë emisione radiofonike të balancuara.

Por shumica e njerëzve nuk e bëjnë këtë. Apo më saktë, bosët e medieve sociale mund të shprehen se e kuptojnë këtë, dhe po ndërmarrin veprime. Duhet të dalim publikisht dhe të themi se këto uebsajte, janë tani kompani mediatike po aq të rëndësishme sa stacionet e hershme televizive, si pjesë e shoqërisë sonë; stacione, prodhimi i të cilave është rregulluar gjithmonë me kujdes.

Ne do të zbatonim një version të këtyre rregullave në mediet sociale, duke përfshirë një ndalim total të reklamave politike, dhe kërkesën për ballafaqimin e pikëpamjeve dhe kundërshtimeve që do të shfaqen së bashku në çfarëdolloj mënyre të mundshme. Dhe duhet të publikohen edhe algoritmet, me të cilat ata vendosin se çfarë t’u tregojnë njerëzve.

Zuckerberg dhe të tjerët, mund të tmerrohen nga një ide e tillë. Por ata do të ishin të mençur po ta ndërmarrin vetë këtë veprim, për t’i bërë rregullore të tilla të panevojshme. Për njerëzit që janë kaq të mençur në vëzhgimin dhe formësimin e tendencave të së ardhmes, do të ishte inkurajuese nëse do ta merrnin konsideratë diçka të tillë.

Shënim: William Hague, është ish-ministër i Jashtëm i Britanisë së Madhe.

Tags: Algoritmetjetënkontrollojnëmundtonë

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Kosovë/ Qeveria e pakicës, qeveri e qëndrueshme?

Kosovë/ Qeveria e pakicës, qeveri e qëndrueshme?

Foto/ Kim Kardashian  shfaqet ‘hot’ në fotot nga plazhi

Foto/ Kim Kardashian shfaqet 'hot' në fotot nga plazhi

Gati lufta? Trump merr vendim drastik: Bëhu gati Rusi! Raketat po vijnë

Gati lufta? Trump merr vendim drastik: Bëhu gati Rusi! Raketat po vijnë

JU REKOMANDOJMË

Promovimi i dh*nës në rrjetet sociale nuk ndalet. Rr*het “Diamanti Blu” live në “TikTok”

Promovimi i dh*nës në rrjetet sociale nuk ndalet. Rr*het “Diamanti Blu” live në “TikTok”

09:58 | 27/08/2025
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

19:27 | 20/08/2025
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025




TË FUNDIT

Tensione mes Danimarkës dhe SHBA-së për statusin e Groenlandës, shërbimet inteligjente zbulojnë 3 persona që po punojnë për planet e Donald Trump
Bota

Tensione mes Danimarkës dhe SHBA-së për statusin e Groenlandës, shërbimet inteligjente zbulojnë 3 persona që po punojnë për planet e Donald Trump

by mirseda
14:26 | 27/08/2025
0

Danimarka ka thirrur të ngarkuarin me punë të SHBA-së në lidhje me përpjekjet e pretenduara për të...

Kryeministri Bayrou kërkoi votëbesim, Macron mbledh kabinetin qeveritar

Kryeministri Bayrou kërkoi votëbesim, Macron mbledh kabinetin qeveritar

14:20 | 27/08/2025
I dha f*nd jetës/ Prindërit padisin OpenAI, pretendojnë se ChatGPT ndikoi negativisht tek djali i tyre 16-vjeçar

I dha f*nd jetës/ Prindërit padisin OpenAI, pretendojnë se ChatGPT ndikoi negativisht tek djali i tyre 16-vjeçar

14:18 | 27/08/2025
Kampione bote në atletikë, flet 92-vjeçarja italiane: Zgjohem në 5 të mëngjesit dhe pi verë çdo ditë!

Kampione bote në atletikë, flet 92-vjeçarja italiane: Zgjohem në 5 të mëngjesit dhe pi verë çdo ditë!

14:09 | 27/08/2025
Aksidenti në Voskopojë, arrestohet 73-vjeçari që përplasi për vdekje 53-vjeçaren

Aksidenti në Voskopojë, arrestohet 73-vjeçari që përplasi për vdekje 53-vjeçaren

14:05 | 27/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com