Ish-konkurrentja e “Love Story”, Marinela Hysa, e cila u bë e famshme për fjalorin banal që përdori në videot në rrjetet sociale, duket se është penduar për këtë sjellje. Ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ku tha se gjatë dy muajve të fundit e ka patur tejet të vështirë, për shkak edhe të komenteve që ka marrë.
Marinela ka folur dhe për dështimet që ka pasur në jetë, dhe sipas saj, është gjë shumë e mirë të pranosh dështimet. Në një nga dështimet e saj përfshihet dhe palestra që kishte, për shkak të mos menaxhimit të mirë pasi u fut në “Love Story”.
“Unë kisha një palestër, një biznes të suksesshëm. Vija në “Tv Klan”, më donin të gjithë sepse bëja një show të bukur. Unë jam bërë e famshme vetëm se kam përdorur fjalë të pista. Unë kam pirë dhe alkool, kam qenë në gjendje të dehur, kam dalë dy herë në gjendje të dehur, kam qenë super tapë.
Në jetën reale, për kokën e dy prindërve sepse e kam familjen shumë të shtrenjtë, ngaqë kam pasur shumë ngarkesë, kam pirë alkool dhe nuk e di domethënë. Në jetën reale të më thuash Marinela më shaj debile, unë nuk di të shaj dhe më vjen shumë inat për këtë. Ta marrësh famën për diçka që nuk je, është një gjë që kam 10 vite që lodhem, sakrifikoj”.
Ti Marinela nuk e ke më studion?
“Dështova, të gjithë të rinjtë duhet ta pranojnë kur dështojnë. Kam dështuar tre herë në jetën time. Kam qenë e suksesshme që 20 vjeç, kam fituar miliona para, i ndërtova shtëpinë prindërve. Më donte e gjithë Elbasani, të gjithë zonjat vdisnin për mua sepse i mbaja trupin në formë.
Pra shi se çfarë bëra, isha në kulmin tim, pastaj erdha këtu tek “Klani”, doja të ecja përpara, dështova tek “Klani”. Nuk dola shumë në media, nuk u bëra publike, Albi Nako dihet si më trajtoi etj etj. Dështim do të thotë si këtë herë që isha tek biznesi dhe nuk po e menaxhoja mirë me klientët dhe vija tek “Love Story”. Unë marr vendime të gabuara dhe kam dështuar tre herë”.