Piloti spanjoll i Hondas, Marc Marquez ka triumfuar në pistën e Gjermanisë dhe kjo pikë mund të konsiderohet si një fitore e vertët për nga rëndësia që kishte.
Kjo është e teta herë që Marquez regjistron një fitore në Sanksering. Kjo garë është shoqëruar me duelin e forte mes Marquez dhe Jonas Folger, me këtë të fundit që arriti të zinte vendin e dytë.
Në podium u ngjit edhe Daniel Pedrosa, i cili u pozicionua në vendin e tetë. Rivalitet pati edhe mes dy pilotëve të Yamaha-s, Maverick Vinales dhe Valentino Rossi, të cilët u pozicionuan në vendin e katërt dhe të pestin.
Për spanjollin Marquez kjo ishte një fitore më shumë peshë, pasi i jep atij mundësinë të rigjejë edhe një herë tjetër besimin tek vetja e tij, i cili lë të hapur çështjen se kush do të jetë kampioni i Moto Gp, me garën e ardhshme që është e parashikuar në kalendar të zhvillohet me 6 Gusht në pistën Brno të Cekis.
Renditja
1. Marc Marquez
2. Jonas Folger
3. Dani Pedrosa
4. Maverick Viñales
5. Valentino Rossi
6. Alvaro Bautista
7. Aleix Espargaro
8. Andrea Dovizioso
9. Johann Zarco
10. Cal Crutchlow
11. Jorge Lorenzo
12. Danilo Petrucci
13. Pol Espargaro
14. Bradley Smith
15. Jack Miller
16. Mika Kallio
17. Karel Abraham
18. Tito Rabat
19. Loris Baz
20. Scott Redding
21. Alex Rins
Andrea Iannone
Sam Lowes
Hector Barbera