Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Maqedoni: Publikohen video lidhur me rastin “Zhvatja”

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Maqedoni: Publikohen video lidhur me rastin “Zhvatja”

Gazeta italiane “La Verita” në edicionin on-line ka publikuar një video nga takimi i të dyshuarve në rastin “Zhvatja” Bojan Jovanovski “Boki 13” dhe Zoran Mileski-Kiçec me biznesmenin Jordan Kamçev.

Në videon e publikuar, e cila është filmuar në shkurt të këtij viti, siç bën të ditur gazeta, shihen euro të paketuara me specifikime të shënuara me dorë në fleta, ndërsa dëgjohet edhe një bisedë e Jovanovskit dhe Kamçevit për një lëndë të Prokurorisë Speciale, në të cilën përmendet emri i prokurores speciale publike Katica Janeva.

Në bisedën midis zhvatësit Bojan Jovanovski dhe biznesmenit Orce Kamçev  dëgjohet se si zhvatësi i premton biznesmenit se do të lirohet nga  akuza  në lëndën “Perandoria”.

“Katica nuk do të përdorë mjete juridike për zvarritje, të hënën ose të martën ju jeni në liri”, i thotë Jovanovski Kamçevit.

Në lëndën “Zhvatja ” janë të dyshuar Bojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13” dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçec, për zhvatjen e biznesmenëve nëpërmjet prokurorit publik apo shefes së Prokurorisë speciale Katica Janeva.

Institucionet gjyqësore distancohen nga videoja

Videoja, që e ka  publikuar gazeta italiane “La Verita” në lidhje me lëndën “Zhvatja” nuk ka dalë nga Prokuroria, thotë prokurori shtetëror publik Lubomir Joveski.

“Filmimi i publikuar në gazetën italiane nuk është nga burim i Prokurorisë”, thotë Joveski në një deklaratë për “Gazetën e Pavarur”.

Nga Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, që procedon lëndën “Zhvatja”, nuk precizojnë nëse e posedojnë këtëm filmim si dëshmi materiale.

“Të gjitha dëshmitë të cilat Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion i posedon në lëndën për të cilën tregoni interes do t’i prezantojë para gjykatës kompetente gjatë procedurës eventuale gjyqësore. Lënda është në fazën e hetimit në të cilën në vazhdimësi po punohet në sigurimin e të gjitha dëshmive”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Prokuroria Speciale Publike (PSP) përmes një njoftimi për media ka reaguar në lidhje me videon e publikuar për rastin “Zhvatja” në të cilën shihet se si të akuzuarit i kanë marrë paratë nga afaristi Jordan Kamçev. Nga PSP thonë, se në pamjet e publikuara shihet se nuk ka lidhje mes të thënave në video dhe propozimeve për paraburgim nga PSP

A është ky fundi i drejtësisë në Maqedoni?

Në videon që  publikoi gazeta italiane “La Verita” nga ana e të akuzuarit Bojan Jovanovski u përmend edhe prokurorja speciale Katica Janeva, kjo paraqet indikatorë për hetime shtesë, thotë avokati Aleksandar Tortevski.

“Nga aspekti penalo-juridik, Janeva nuk është e komprometuar, sepse përmendet nga një person tjetër, por përmendja e saj, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për funksionarë të lartë, është mjaftueshëm për hetime shtesë lidhur me përmbajtjen e bisedës. Duhet të hetohet si është sjellur ajo në lëndën konkrete, a kanë ndodhur detajet që janë folur, a ka qenë sjellja e çuditshme dhe e pazakontë në raport me lëndët e tjera”, thotë Tortevski. Sipas tij ky filmim është i mjaftueshëm që Janeva të thirret në intervistë. Ai thekson, se në këtë drejtim duhet të hetohen edhe bashkëpunëtorët e Janevës.

Profesori i së drejtës penale Bashkim Selmani vlerëson se që nga momenti i dyshimit, prokuroria është e detyruar që të hapë lëndë penale për vërtetësi penale apo jo.

“Që nga momenti i dyshimit, për involvim direkt apo indirekt në bazë ligjit procedural parahetimor dhe prova që çojnë në vërtetësinë provuese, qofshin provat verbale apo materiale, prokuroria dhe organet e ndjekjes janë të detyruara që të hapin lëndë penale për të vërtetuar nëse ka bazë penale apo jo. Por ndodh që në praktikën jo-funksionale apo të vonuar hetimore, keqbërësit ndikojnë në hubmjen apo fshehjen e elementeve të krimit!”, thotë profesori i së drejtës penale Bashkim Selmani.

Eksperti juridik Gordan Kallajxhiev është i mendimit se pas publikimit të kësaj videoje duhet seriozisht të hulumtohet se si këto dëshmi nga rasti “Zhvatja” kanë arritur në Itali.

“Rrëfimi në video është konzistent me tregimin e zhvatjes . Është shqetësues fakti, se ka tregues, që të çojnë në linjën se në tërë këtë rrëfim ka implikime politike”, thotë Kallajxhiev. Sipas tij është tejet papërgjegjësi e madhe se gjykatësja Vilma Rusokosa, e cila udhëheq lëndën gjyqësore “Zhvatja” dhe prokurorja speciale Katica Janeva, për momentin gjenden në pushim jashtë vendit.

“Tek ne po fundoset shpresa për  shtetin juridik ,shtetin e së drejtës ndërsa ato që duhet ta zbardhin këtë aferë janë në pushim”, shprehet Kallajxhiev./DW

Tags: “Boki 13”hvatjamaqedoniVideo

TË LIDHURA

Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat, refuzojnë takimin me kryeministrin grek
Rajoni

Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat, refuzojnë takimin me kryeministrin grek

10:58 | 13/01/2026
Reshje të dendura bore përfshijnë Greqinë veriperëndimore
Rajoni

Reshje të dendura bore përfshijnë Greqinë veriperëndimore

21:06 | 09/01/2026
Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në shtëpinë dhe zyrën e Arbër Abazit
Aktualitet

“Mbytën” Italinë me kokainë, SPAK dërgon për gjykim dy persona

15:01 | 09/01/2026
Next Post
“E shpifur”/ Modelja poston foto me sqetulla të padepiluara, fansat e masakrojnë me komente

“E shpifur”/ Modelja poston foto me sqetulla të padepiluara, fansat e masakrojnë me komente

Shefja e ONM: Vetting-u po trondit themelet e sistemit korruptiv

Shefja e ONM: Vetting-u po trondit themelet e sistemit korruptiv

“Shkonim kudo bashkë”, vëllai i Sabinës i përlot të gjithë gjatë ceremonisë mortore

“Shkonim kudo bashkë”, vëllai i Sabinës i përlot të gjithë gjatë ceremonisë mortore







JU REKOMANDOJMË

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

“Dalja nga Big Brother më ka mësuar…”/ Armaldo Kllogjeri: Miq që më kanë kthyer krahët
Showbizz

“Dalja nga Big Brother më ka mësuar…”/ Armaldo Kllogjeri: Miq që më kanë kthyer krahët

by mirseda
22:27 | 15/01/2026
0

Armaldo Kllogjeri ishte i ftuar diten e sotme ne ‘Ftese ne 5’, duke rrëfyer detaje të pathëna...

Shtëpia e Bardhë: Vendosja e trupave evropiane në Groenlandë nuk ndryshon asgjë për Trumpin

Shtëpia e Bardhë: Vendosja e trupave evropiane në Groenlandë nuk ndryshon asgjë për Trumpin

21:22 | 15/01/2026
Nis heqja e masave nga Bashkimi Evropian, akordohen mbi 400 milionë euro mbështetje për Kosovën

Nis heqja e masave nga Bashkimi Evropian, akordohen mbi 400 milionë euro mbështetje për Kosovën

21:19 | 15/01/2026
SHBA, liderja e opozitës në Venezuelë mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, nis takimi me Trump

SHBA, liderja e opozitës në Venezuelë mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, nis takimi me Trump

20:20 | 15/01/2026
Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën

Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën

19:58 | 15/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com