Tendat e vendosura para Kuvendit të Maqedonisë janë larguar nga vetë protestuesit.
Disa nga organizatorët e iniciativës “Për Maqedoni të bashkuar” kanë ardhur me një makinë në oborrin e Kuvendit dhe i kanë tërhequr tendat në mënyrë të qetë.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, hyrja në Kuvend ka qenë rreptësisht e ndaluar, madje edhe për gazetarët. Për dhunën e ushtruar dy ditë më parë në Kuvend, policia ka arrestuar 8 persona deri tani.