Pas deklaratave të ambasadorit amerikan, i cili kërkoi një hetim të pavarur për çështjen e audio-përgjimit ku pretendohet se shfaqet vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj, ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
Me anë të një postimi në Facebook, Ylli Manjani deklaron se cilado qoftë përgjigja e ekspertimit të audio-përgjimit ndaj vëllait të ministrit Xhafaj, ligjërisht duhet ta ziejnë dhe t’i pinë lëngun.
Gjithashtu, Manjani thotë se Prokuroria është e pa besueshme sepse është tërësisht në shërbim të Fatmir Xhafës dhe kjo çeshite po shkon drejt shuarjes.
Postimi i plote i Ylli Manjanit
Cilado qoftë përgjigja e ekspertimit të audio-përgjimit, ligjerisht duhet ta ziejnë dhe t’i pijnë lëngun!
Po në bazë të ligjit, letrën që do shkruhet ajo përgjigje, me nder Jush, mund ta përdorin kur të mbarojnë punë në hale. Uroj të jetë letër e butë…
Këtë akt nuk e përdor dot para asnjë gjykate! Sepse ky është akti i degjenerimit hetimor në Shqipëri!
Prokuroria nuk kreu asnjë veprim hetimor verifikues, si thirrja verifikimi i telefonatave apo balladaqimi i personave. Përkundrazi lejoi largimin mga territori edhe të Agronit (Gerondit) edhe të Albertit (Babales).
Prokuroria as palo kallëzimin e bërë natën nga Agroni, nuk e bëri dot deponim proçedural. Pra pa bërë veprimet e thjeshta hetimore, nxitoi të mbështeste deklarimet publike të Ramës për mos autenticitetin.
As vetë Fatmiri nuk e priste këtë gjë, sepse ishte i bindur që takimi kishte ndodhur, ndaj e nisi vëllanë për gjithë natën në burg!
Prokuroria tashmë është e pa besueshme sepse është tërësisht në shërbim të vëllait të Agronit.
Shpejtësia mahnitëse me të cilën punoi Prokuroria natën, e bëjnë atë përfundimisht gazi i ditës!
Ndaj, ka të drejtë Ambasadori Lu, kur kërkon “hetim të pavarur”, për këtë çështje! Tjetër gjë se si erdhëm deri këtu…
Halli është se kjo çështje po shkon drejt shuarjes, si të gjitha të tjerat….
Ne na rroftë reforma!