Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, vendos gishtin mbi Ramën, si manipuluesi i gjithçkaje çfarë ka precipituar deri më sot.
Teksa ka ndjekur monologun e gjatë të Ramës, Manjani ka dalë në përfundimin se litari që po i mbyt shqiptarët është ideuar, skicuar dhe vendosur nga Rama.
Me anë të një komenti në Facebook, ai shprehet se kryeministri Rama është fajtor për çdo gjë.