Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Mandati i katërt, fati i jep gjithmonë kundërshtarët e duhur Ramës

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Gur në zemrën e kardiologut Edvin Prifti

Nga: Lorenc Vangjeli

Të enjten në mbrëmje, Gazmend Bardhi e kërcënoi me burg. Të premten paradite, Enkelejd Alibeaj premtoi kallëzim penal për të. Gjykatësi Agron Zhukri u vu nën zjarrin e kryqëzuar nga ajo që ka mbetur nga PD-ja, për shkak të zjarrit që ndezi në një anë të bregut të Lanës. Arsyeja, që sipas tyre e bën gjykatësin kandidat për në qeli, është vendimi për njohjen ligjore të vendimeve të Kuvendit Kombëtar të PD-së, të datës 11 dhjetor. Domethënë, e thënë me fjalë të tjera, çfarë u brohorit në stadiumin Air Albania, tashmë ka edhe kostumin juridik që do të pasqyrohet në regjistrin e partive politike, që depozitohet po në këtë gjykatë.

Në një vështrim të parë, mbasi ky vendim të marrë formë të prerë, do të rreshtë diskutimi që përdorte deri dje si derë të blinduar statutin e partisë për të mbajtur jashtë kontestatorët e saj.

Ka pak shanse që Apeli ku premton se do të ankohet kryetari dezhurn i PD-së Alibeaj, të marrë një vendim tjetër. Mbas tij, 8 janari i dhunshëm i Berishës tashmë do të ripërsëritet, por në formë të ndryshme. Berisha morri në dorëzim çelësin e partisë që ai kishte dhënë me qera që në vitin e largët 2013 dhe që ai ju rikthye në oborr me tapinë e vjetër në xhep. Por kjo është vetëm dukja. Leximi në këtë formë i vendimit të gjykatës është tmerrësisht sipërfaqësor dhe është vetëm dukja. Thelbi është krejt tjetër. Ai është ngushtësisht politik.

Njëlloj si në 19 shkurtin e 2019-ës me djegien e mandateve, tmerrësisht njëlloj si aëherë, por me mjete të ndryshme, gykatësi ka firmosur mandatin e katërt të Edi Ramës. Opozita përballë tij mund të jetë gjithçka, por jo një aternativë për pushtetin e tij në Shqipëri. Dhe këtë e dinë të gjithë aktrët kryesorë në lojë. E di Lulzim Basha, që të vetmen fitore që pret është konfirmimi i humbjes së Berishës në zgjedhje, duke nisur që me ato lokalet e vitit të ardhshëm. E di edhe vetë Berisha që flamuri që ngriti mbi Bashën, është edhe e vetmja fitore që mund të realizojë. Berisha mund të mposhtë Bashën, por do të mundet dorë për dorë nga Rama, qoftë edhe pse shqiptarët e kanë të pamundur të pranojnë në shumicë që oferta për të ardhmen, t’u vijë nga e shkuara e tyre.

Edi Rama pati fatin që duke mos zgjedhur kundërshtarët, të kishte kundërshtarët e duhur. Secili nga ta, duke nisur që me Fatos Nanon e duke vazhduar me Ilir Metën, Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, i kanë shërbyer në mënyrën më perfekte, duke qenë aleatët e tij që e ngjitën në pushtet dhe e mbajtën në pushtet. Në labirintin e ngatërruar të interesave vetjake, të zilive dhe xhelozive, të miqësive të përkohshme dhe armiqësive të përhershme, të betejave të stimuluara apo kundërshtive të imponuara, secili nga ta veç e veç dhe të gjithë bashkë, i dhanë Shqipërisë një kryeministër, që përjashto aksidentet, nuk ka më asnjë pengesë tjeër veç vetes për një mandat të katërt. Natyrisht ministrja e Ramës që permend Zeusin në një filmim të hershëm, nuk ka pasur ndërmend këtë ndeshje të kundërtash mes armiqve të kryeministrit, kur tha se edhe falë “…opozitës ai mund të bëhet monark”. Pavarësisht kësaj, Rama sot është edhe monarku, edhe oligarku i vetëm në Shqipëri, që mund t’i nënshtrojë vullnetit të tij, vullnetin e gjithkujt në politikë. Rama është individi i vetëm që mund të ushtrojë pushtet, të bashkojë përfundimisht në duart e tij dy pushtete, ekzekutivin dhe legjislativin, sa kohë që alternativa e tij e copëzuar dhe e frustruar, do t’i nënshtrohet vullnetit dhe fatit të në individi tjetër si Berisha. Të gjithë aktorët e tjerë, përfshi edhe vetë ish-kryeministrin apo presidentin që mezi pret të bëhet “ish”, që vazhdojnë të konsiderojnë, fjala vjen, transferimin e një pjese të sovranitetit të vendit në NATO si fitore të jashtëzakonshme dhe “refuzojnë të falin” sovranitetin e PD-së tek vendi drejtues i NATO-s, do të kuptojnë shpejt se pushteti mbi pakicën, quhet vetëm opozitë.

I vetmi kërcënim për Ramën vjen nga pushteti i tretë në vend, që ka hyrë në lojë si rrjedhojë e vullnetit politik të dy pushteteve të tjera kushtetuese. Vetëm nëse drejtësia shkakton aksidente domethënëse e fatale në rrugëtimin e Ramës, ai mund të jetë i ndërdyshur në mandatin e katërt. Por edhe ajo, drejtësia, të paktën teorikisht, e ka të pamundur të korrigjojë politikën. Ajo vetëm të gjykojë mbi fakte dhe fate të veçantë individësh nga politika, por jo t’i këmbejë asaj drejtimin. Kësaj here, për shkak të rrethanave të veçanta, drejtësia shërbeu për të ndryshuar një rrjedhë politike në një parti të vetme, por duke kushtëzuar politikën për të paktën disa vjet. Kështu që, kur Alibeaj dhe Bardhi akuzojnë gjykatësin me burg për vendimin e dhënë, ata duhet të kuptojnë se ai vendim kyçi juridikisht shanset e PD-së për të ardhur në pushtet. Bëri atë që Berisha e di mirë, por jua mban sekret demokratëve. Fitoi ai vetë për llogari të Edi Ramës, por humbën të gjithë. Edhe ata që prisnin që të humbiste Rama.

 

Tags: bashaBerishalorenc vangjeli

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Banka Botërore rishikon me rënie çmimet e naftës me 2020, një fuçi 58 USD

Çmimet e naftës rriten sërish, arrijnë në 245 lekë për litër

Ek*ploziv dy bizneseve në Shkodër, njëri në pronësi të kandidatit të PD

Ek*ploziv dy bizneseve në Shkodër, njëri në pronësi të kandidatit të PD

Shkodër/Dy shpërthime gjatë natës, policia zbulon çfarë ka ndodhur

Shkodër/Dy shpërthime gjatë natës, policia zbulon çfarë ka ndodhur







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026




TË FUNDIT

“Administratë sipas standardeve të BE”/ Rama: Procesi i negociatave po ecën me sukses
Aktualitet

“Administratë sipas standardeve të BE”/ Rama: Procesi i negociatave po ecën me sukses

by mirseda
13:23 | 07/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama thotë se administrata do duhet të jetë sipas standardeve të Bashkimit Europian. Në prezantimin...

Berisha: Uleni taksën e naftës, kompensoni bizneset; qeveria Rama s’jep shpresë për ulje çmimesh

Berisha: Uleni taksën e naftës, kompensoni bizneset; qeveria Rama s’jep shpresë për ulje çmimesh

13:21 | 07/04/2026
PD bllokon ndryshimet në Rregullore/ Vendimi shkon për votim

PD bllokon ndryshimet në Rregullore/ Vendimi shkon për votim

13:19 | 07/04/2026
Bardhi debaton ashpër me Spahiun: Kush pengon integrimin, ne apo ju?

Bardhi debaton ashpër me Spahiun: Kush pengon integrimin, ne apo ju?

13:14 | 07/04/2026
Ish-ministrja Spiropali sfidon Ramën, i ulet përballë në mbledhjen e grupit

Ish-ministrja Spiropali sfidon Ramën, i ulet përballë në mbledhjen e grupit

13:01 | 07/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com