Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

“Mami ti je e keqe, nuk të dua”, rrëfimi emocionues i pediatres: Fëmija dhunonte nënën…

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
“Mami ti je e keqe, nuk të dua”, rrëfimi emocionues i pediatres: Fëmija dhunonte nënën…

Një rrëfim i vyer e një mesazh kuptimplotë është ky i mjekes pediatre Lira Gjika, që duhet lexuar me kujdes e ndarë sa më shumë. Ajo me anë të një postimi në “Facebook”, shkruan:  
“Mami ti je e keqe”, “mami, nuk të dua”, i thoshte një fëmijë i nxehur nënës së saj, sepse ajo nuk i kishte plotësuar një kërkesë. Nëna edhe pse e shqetësuar, ruante qetësinë dhe nuk reagonte. Fëmija po rriste shkallën e agresivitetit dhe filloi të qëllonte nënën. Nëna i drejtohet fëmijës me shumë seriozitet dhe i thotë: nuk të lejoj të më godasësh. Unë nuk të godas, prandaj edhe ti nuk duhet të më godasësh. Ke të drejte të thuash atë që ti mendon, por jo të godasësh. E goditura është një veprim shumë i keq. Unë të kam shumë të çmuar që të të lejoj të bësh veprime që nuk të lejojnë ty të bëhesh e zonja dhe e mire-. Fëmija e shikonte në sy nënën, tentoi edhe njëherë ta godiste nënën, por qetësia e nënës dhe fjala “jo” e përsëritur disa herë në mënyrë të prerë, bënë që fëmija të tërhiqet. Dikur fëmija u qetësua dhe ju afrua nënës pa folur.

Nëna i përkëdheli kokën e bukur me dashuri dhe e pyeti nëse kishte nevojë për ndonjë gjë, fëmija pa folur u mbështet te nëna. Nëna e mori në krahë dhe filloi ta përkëdhelë. Ajo i tha:- unë të kuptoj, ti po mëson të njohësh atë që ndjen kur nuk të plotësohet dëshira, ose kur nuk je e sigurt. Ti po mëson se cili është veprimi më i mirë apo i duhuri. Shpesh përdor fjalë që nuk ua di mire kuptimin apo i ke dëgjuar nga të tjerë dhe i përdor edhe ti. E di dhe që e ke shumë të vështirë ta kontrollosh veten, kam qenë edhe unë e vogël si ty. Shpesh nuk dija si të tregoja që isha keq dhe bëja veprime që unë mendoja, se mami do të më kuptonte që isha keq dhe do të më ndihmonte që të shpëtoja nga ajo që ndjenja.

Fëmija ndërhyri –po, ti o ma, nuk më kupton mua fare kur unë ndihem keq. Ke të drejtë- vazhdoi nëna- duhet të flasim më shumë me njëra tjetrën që ti të më tregosh gjërat që pret nga unë. Po nuk mi tregove unë nuk kam si ta di. -Po ti je e rritur- ndërhyri fëmija. -E rritur jam, por kjo nuk do të thotë që unë di atë që ndodh brënda teje. Po nuk ma tregove ti vetë, unë nuk kam nga ta di. -O ma ti je shumë e mirë dhe unë të dua shumë- I tha fëmija nënës.
Nëna duke buzëqeshur e shikon në sy dhe i thotë:- nuk ke nevojë të më duash, nuk të kam bërë të më duash, por të të dua. Prindër kini kujdes nga ato shprehje: “mamit I bën kështu” apo “mamit i thua kështu”. Kjo shprehje vetëm ju bën të largët me fëmijën tuaj. Lira Gjika

 

Tags: dhunonteduaemocionuesfemijakeqemaminënënpediatresrrefimi

TË LIDHURA

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut
Aktualitet

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

20:31 | 19/02/2026
Edi Rama bisedon me Donald Trump, i bashkohet edhe Vjosa Osmani pas Bordit të Paqes
Aktualitet

Edi Rama bisedon me Donald Trump, i bashkohet edhe Vjosa Osmani pas Bordit të Paqes

19:15 | 19/02/2026
Rruga Librazhd-Pogradec e dëmtuar, qarkullim përkohësisht me një korsi
Aktualitet

Rruga Librazhd-Pogradec e dëmtuar, qarkullim përkohësisht me një korsi

18:51 | 19/02/2026
Next Post
Axhenda/ Presidenti i KE nesër vizitë zyrtare në Shqipëri

Axhenda/ Presidenti i KE nesër vizitë zyrtare në Shqipëri

Berisha: Rama harbut, hyn ne xhaminë e Beratit dhe injoron myftiun

Berisha: Rama harbut, hyn ne xhaminë e Beratit dhe injoron myftiun

“PD po zhduket; Basha patericë e Ramës, s’po mbron as Shkëlzenin”  

“PD po zhduket; Basha patericë e Ramës, s’po mbron as Shkëlzenin”  







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën
Bota

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën

by mirseda
22:01 | 19/02/2026
0

Disa vende që janë anëtarësuar në Bordin e Paqes të Donald Trump kanë kontribuar më shumë se...

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

21:30 | 19/02/2026
Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

20:51 | 19/02/2026
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

20:31 | 19/02/2026
Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?

Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?

20:06 | 19/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com