Policia ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “Koordinata” në Mallakastër.
Shtetasi Armand Pashaj, 37 vjeç, ka përfunduar në pranga, pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, u gjetën rreth 25 kg lëndë narkotike, e dyshuar Cannabis Sativa.
Materialet proceduriale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.