Mëngjesi në Londër ka ekspozuar shkallën e dëmtimit të kullës Grenfell në Londrës, e cila po konsiderohet nga mediet britanike si “ndërtesa e ferrit”.
Duke parë shkallën e dëmtimit të saj, autoritetet po i tremben rrezikut të shembjes së asaj çka ka mbetur pas djegies thuajse totale të saj.
Referuar përmasave të godinës-gradaçelë prej 27 katesh, shembja e saj do të shkaktonte dëme dytësore të përmasave të mëdha në gjithë zonën për rreth saj.
Forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë së Londrës kanë filluar evakuimin e zonës për rreth ndërtesës tashmë gërmadhë.
Zjarri në Grenfell Tower në Estate West Lancaster u raportua në 00:54, sipas orës lokale.
Deri tani është raportuar për një numër të konsiderueshëm viktimash, por pa shifra të sakat duke pasë parasysh kompleksitetin e ngjarjes. Mbi 50 të plagosur po trajtohen në spital me shkallë të ndryshme djegieje.