Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Malajziani dhe Italiani

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Vëllezërit rrahin drejtorin e Kadastrës”, Lame zbulon vendimin për pronat

Nga: Artan Lame

Para disa ditësh përfunduam procesin e legalizimit të kompleksit Malajzian në Tiranë me rreth 780 apartamente dhe dyqane. Atë ditë thashë “rreth 780”, sepse e kishim me dyshim nëse do të përfshinim dot në proces edhe njërën nga hyrjet e kompleksit që kishte më tepër problematika brenda.

Meqenëse Drejtoria Vendore ia doli ta mbyllte edhe atë, sot mund të them me siguri që janë gjithsej 813 familje që përfunduan odisenë e legalizimit të tyre, që ka zënë fill më 1995-ën kur firmën e parë e kish hedhur Aleksandër Meksi dhe përfundoi 7 kryeministra më pas me Edi Ramën. Por nuk po shkruaj për këtë.

Ndërkaq, në krahun tjetër, po atë ditë shkruajta për zjarrin e rënë tek Sarajet, ku u përpoqa të sqaroj se Qeveria dhe Bashkia po ndërmarrin procedurat e shpronësimit për atë monument, me qëllim restaurimin e objektit dhe hapjen e një muzeu të qytetit.

Pastaj u ula të ndjek kryqëzatën e mesazheve. Po veçoj mes tyre vetëm njërin:

“Eli: Po si do të ndërtoni edhe aty mor plehrë! Lini mo një gjë të vjetër për TIRANEN tonë! Se shkatërruat çdo gjë të vjetër mor ju vraftë ZOTI!

Unë: O Zot, unë po të them që po shpronësohet për t’u bërë muze, ti më thua si do ndërtoni aty!!!

Eli: Më falni. E lexova përsëri. Të falenderoj. Na ka zënë frika nga prishjet vend e pa vend”.

Dhe mu kujtua Baldaçi. Antonio Baldaçi ka qenë një etnograf, gjeograf, botanist e studiues italian, që ka bërë mjaft udhëtime e studime nëpër Ballkan e Shqipëri, që nga fillimi i shekullit XX e deri në vitet ‘30.

Në vitin 1905, ka botuar librin e parë me shënime për Shqipërinë, që asaj kohe ishte ende ndën Turqinë. Në një vend aty shkruan kështu: “Shqiptarët janë shumë emocionalë. Nga shqiptari ruaju nga reagimi i parë. Mund të të vrasë në vend dhe pastaj të ulet e të qajë i penduar mbi kufomën tënde”.

Baldaçi mu kujtua menjëherë sapo lexova mesazhin e Elit. Dhe sefte u mërzita, që në 120 vjet nuk kemi ndryshuar fare. Pastaj u gëzova. U gëzova se në 120 vjet nuk kemi ndryshuar asnjë gram dhe kemi mbetur po ata shqipot që qemë.

Se ja, nëse Eli do e kish lexuar me kujdes që në fillim shkrimin tim, vërtet që nuk do më mallkonte, por kjo do bënte që unë të dyshoja se mos Eli ishte një shqipëtarkë gjakprishur që këta 120 vjet e kishin ndryshuar dhe ishte bërë si ndonjë italiankë a francezkë, evropiankë, a dreqi e di. Por duke më mallkuar pa parë fare se ç’thoja, u binda se kishte mbetur shqipëtarkë e vërtetë, si më të shumtit tonë që s’ka s’qepar që na dhënd e na ndryshon, paçka se shekujt dhe trenat e historisë na kalojnë përbri.

Tags: Antonio BaldaçiArtan Lameshqiperi

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post

Pandemia/ Do ta eliminojmë, apo do detyrohemi të bashkëjetojmë me të?

Kosovë/ Bilanc negativ nga infektimet, 8 humbje jete

Të planifikuara dy fluturime/ Nesër mbërrijnë afganët e parë në Shqipëri?







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Operacion në Malësinë e Madhe, zbulohen platforma kanabisi, në kërkim autorët
Aktualitet

Operacion në Malësinë e Madhe, zbulohen platforma kanabisi, në kërkim autorët

by mirseda
10:28 | 10/04/2026
0

Operacioni i koduar “Faza e parë”. Pas kontrolleve të kryera nga policia në fshatin Bratosh janë zbuluar...

Ministrja Ibrahimaj: Do subvencionojmë të gjitha shtresat në nevojë dhe me të ardhura të ulëta

Ministrja Ibrahimaj: Do subvencionojmë të gjitha shtresat në nevojë dhe me të ardhura të ulëta

10:14 | 10/04/2026
Ish-ministri Beqaj: S’ka shqyrtim për ndryshimin e masës

Ish-ministri Beqaj: S’ka shqyrtim për ndryshimin e masës

09:57 | 10/04/2026
DW: Agjentë të krijuar me Inteligjencë Artificiale mund të manipulojnë zgjedhjet

DW: Agjentë të krijuar me Inteligjencë Artificiale mund të manipulojnë zgjedhjet

09:42 | 10/04/2026
U dënua për shpërdorim detyre/Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

U dënua për shpërdorim detyre/Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

09:22 | 10/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com