Gjatë paradites së sotme policia italiane ka vazhduar operacionin kundër trafikut të drogës që dërgohej nga Shqipëria. Droga përfundonte në provincat e Teramo dhe Fermo në Italidhe më pas shpërndahej në qendrën e Ascolit.
Prokuroria e Teramos ka arritur të shpartallojë gjatë orëve të natës një bandë e cila bënte shpërndarje dhe trafik ndërkombëtar të substancave narkotike duke arrestuar 10 persona, të gjithë romë e shqiptarë. Autoritetet Italiane kanë arritur të lokalizojnë dhe vendin ku mbanin drogën duke sekuestruar gjithsej 10 kg heroine dhe 4 kg kokainë.