Pasditen e sotme në qytetin e Durrësit ka ndodhur një aksident, ku ka mbetur i vdekur një person.
Një mjet me targa AA 787 RZ me drejtues shtetasin D.K. ka aksidentuar një shtetas, i paidentifikuar, udhëtonte me biçikletë, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 17:45, në lagjen Nr. 17.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës për kryerjen e veprimeve të mëtejshëm procedurale.
Në vendngjarje ndodhen Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin e shtetasit të mësipërm dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.