Tre të rinj janë plagosur, pasi mjeti në të cilën udhëtonin ka përfunduar në një përrua. Një automjet ka dalë nga rruga, dhe për pasojë ka përfunduar në përroin e Shësë, në hyrje të Librazhdit.
Burimet bëjnë me dije se shpejtësia e lartë e mjetit e kombinuar me ngricat, ka sjellë humbjen e kontrollit të drejtuesit të mjetit. Për pasojë, makina ka kaluar bordurën duke përfunduar në kanal.
Të plagosurit janë transportuar për në spitalin e Librazhdit. Bluzat e bardha deklarojnë se të rinjtë kanë dëmtime të lehta.