Një aksident me pasojë jetën ka ndodhur gjatë mesditës së sotme në aksin Fier-Ballsh. Një automjet ka dalë nga rruga, dhe ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme, duke përfunduar në lumin Gjanica.
Bëhet me dije se automjeti ndodhet ende në lumë, dhe se drejtuesi i mjetit me inicialet L.B., ka humbur jetën.
Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje, ndërkohë që po punohet për tërheqjen e trupit dhe të mjetit.