Një aksident pa pasoja për jetën ka ndodhur paraditen e kësaj të mërkure, pranë fshatit Zdërvaskë në Pogradec.
Si pasojë e lagështirës, një kamion ka dalë nga rruga, duke përfunduar i përplasur në një karburant.
Burimet njoftojnë se janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nga ana e uniformave blu, po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.