Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Makijazhi politik që fsheh mafien e pronave

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha
Makijazhi politik që fsheh mafien e pronave

Nga Andi Bushati

Këto ditë duke lundruar në internet, për të qëmtuar lidhur me skandalin e mafies së tokave në Kavajë, vëmendjen ma tërhoqi një video shumë domethënëse e fushatës së vitit 2015, kur Edi Rama kishte shkuar të mbështeste Elvis Roshin.

Nuk është fjala për atë sekuencën e njohur kur kryeministri bën gallatë me opozitën, tallet me ligjin e dekriminalizimit, prodhon batuata përpara të rinjve socialistë me ndryshimin e emrit të beniaminit të tij dhe betohet solemnisht se mezi pret ditën kur Elvis – Ervisi të dali i bardhë si bora.

Jo, në fakt bëhet fjalë për një tjetër video që i përket një kohe tjetër. Pikërisht kohës kur të dhënat për jetën e mëparshme të Elvis Roshit ishin zbardhur, kur ambasadori amerikan i kishte bërë më kot thirrje kryeministrit të mos rikandidonte njerëz me të shkuar të errët dhe kur siç po rezulton tani, banda e Kavajës kishte nisur grabitjen e më se 36 hektarëve tokë në bregun e detit të Spillesë.

Po t’i rikthehesh asaj videoje me optikën e sotme gjithçka duket më ndryshe. Sepse Rama i drejtohet njerëzve me thirrjen për të votuar për Elvis Roshin, duke u nisur nga një fakt i thjeshtë : nga efektet që ka pasur “Rilindja urbane” në Kavajë.

Në sfondin e një kronike të parapërgatitur, ku duket monumenti i ri i Demokracisë, palmat e mbjella rishtas, pedonalja e sapo përfunduar, konkluzioni është: Fjalët e tjera janë kot: njerëzit duhet të gjykojnë jo për atë që ndodh pas, por për fasadën e shkëlqyeshme që ne po ju paraqesim.

Pra, po ta shohësh me ftohtësinë e një ngjarjeje që ka ndodhur këtu e dy vite më parë, përfundimi është trishtues: Rama e ka përdorur “Rilindjen urbane” si një makijazh të fortë për të fshehur fytyrën e vërtetë të të mbrojturve prej tij.

Dhe fatkeqësisht ky konkluzion nuk është një fenomen i izoluar në Kavajë. Po t’i marrësh ngjarjet një nga një, sa herë Edi Rama ka shpallur një lëvizje të bujshme, sa herë ai është shitur si rekordmeni i një gjëje të pa ndodhur më parë, sa herë ai është shitur si modern dhe rinovues nga prapa është fshehur një hile e madhe.

Të gjithë e mbajnë mend ndryshimin e policisë, shkarkimin e barkderrave dhe mustaqellinjve për t’u zëvendësuar me djem e vajza të reja, që të kërdisnin me gjoba për rripin e sigurimit, zbatimin e semaforëve dhe çlirimin e trotuareve nga makinat e deputetëve. Në fakt, paralelisht me këto, ndodhi edhe kriminalizimi më i madh i policisë dhe vënia e uniformave blu nën kontrollin e bandave.

Të gjithë e mbajnë mend aksionin e bujshëm të pastrimit të kanabisit nga Lazarati dhe futjen e tankeve në fshatin rebel. Në fakt, ai qe vetëm preludi i lazaratizimit të gjithë Shqipërisë dhe hashashit që mbiu ngado.

Të gjithë e mbajnë mend përrallën e shëndetësisë falas dhe përgjërimin prej majtisti të thekur se njerëzit duhet të shërbehen në spitale edhe kur s’kanë të paguajnë. Në fakt pas kësaj fabule fshiheshin koncesionet milionëshe të Check Up-it dhe sterilizimit.

Të gjithë e mbajnë mend premtimin e bukur të fundit të marrëzisë, që do i shporrte pikat e basteve dhe kazinotë nga qendra e qyteteve. Në fakt asgjë nuk u bë dhe e gjithë rokopuja shërbeu vetëm për të nxjerrë paratë e lotarive nga oborri i familjes së dikurshme kryeministrore, në atë të pasardhësit.  

Të gjithë i mbajnë mend imazhet e kopshteve të varura të arkitektit italian Boeri, përbetimet se Tirana do të qe e gjelbër edhe në fasadat dhe tarracat e pallateve. Në fakt ato s’qenë asgjë më shumë sesa justifikimi farfuritës për gratacielat e panumërta që do të ngriheshin në kryeqytet, pasi votat ishin rrëmbyer me sloganin “zero ndërtime”.

Ka dhe shumë raste të tjera që, të gjitha së bashku, tregojnë se pas vanitetit për t’u shitur si artist dhe piktor, fshihet një vokacion kriminal, se pas provokimit të çdo debati estetik, qëndron një hile e madhe ndaj publikut, se mbrapa çdo butaforie të trumbetuar me bujë, ka një grykësi gargantyeske për pasurim.

Ky është në fakt thelbi i qeverisjes rilindëse të Ramës: shitja e një tabloje idilike që mundohet të mbulojë një krim të madh. Dhe sa me e gjigante, pompoze, dhe mbrojtur me zell të jetë e para, aq më e rëndë, e errët dhe e mbrapshtë është e dyta.  

Fiks si në rastin e Elvis Roshit, ku protektori i tij i bënte thirrje njerëzve që mos e gjykonin atë as për krimet e supozuara të së shkuarës, as për grabitjen e tokave të Spillesë, por për palmat dhe monumentet me të cilat kishte zbukuruar Kavajën.

Pikërisht këto histori të propaganduara me shumicë, në mandatin e parë, duhet të na bëjnë më sycelur për atë që po ndodh në katërvjeçarin e dytë. Tani Edi Rama po propagandon projektin “1 miliardë euro” dhe po garanton se bankat shqiptare janë krejtësisht të mbrojtura nga pastrimi i parave të kanabisit. A mos kemi të bëjmë sërish me tentativën për ta shitur Roshin e vogël të Kavajës si një estet të madh rilindës? (Lapsi.al)

Tags: edi ramaelviselvis roshiervisfshehKrimetMakijazhipolitikqeverise

TË LIDHURA

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg
Aktualitet

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg

22:58 | 09/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë
Aktualitet

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
Kush e plagosi shtetasin turk në Sauk? Del FOTO, mister rrethanat
Aktualitet

Kush e plagosi shtetasin turk në Sauk? Del FOTO, mister rrethanat

21:45 | 09/03/2026
Next Post
Policia kap gangsterët shqiptarë, aksionin e quan sukses ndërkombëtar

Policia kap gangsterët shqiptarë, aksionin e quan sukses ndërkombëtar

Rreziku rus në Ballkan, Server: Trump të ndërhyjë urgjentisht!

Rreziku rus në Ballkan, Server: Trump të ndërhyjë urgjentisht!

Emigracioni në Itali/ 17 mijë persona të riatdhesuar në 2017-n, Shqipëria zë vendin e parë

Emigracioni në Itali/ 17 mijë persona të riatdhesuar në 2017-n, Shqipëria zë vendin e parë







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg
Aktualitet

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg

by mirseda
22:58 | 09/03/2026
0

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende të varfra,...

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla

22:46 | 09/03/2026
“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian

“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian

22:44 | 09/03/2026
Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë

Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë

22:26 | 09/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com