Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, është zhvendosur në Sarajevë, ku dhe po jeton.
Ajo ka publikuar një foto në Instagram, nga shtëpia e saj e re. Sikundër duket nga fotoja në fjalë, Majlinda shfaqet e relaksuar në shtëpinë e re.
Para se të nisej, ish-deputetja organizoi edhe një festë me mikeshat e saj të ngushta, të cilat i dhuruan një libër me dedikime, për ta pasur gjithnjë me vete.