Pas kritikave të shprehura publikisht nga ana e moderatorit Ermal Mamaqi, sa i takon ftesës së kryeministrit Rama, një kundërpërgjigje ka ardhur nga aktivisti Ergys Mërtiri.
Gjatë emisionit, Mamaqi kishte marrë një sapun me vete, dhe komentoi me ironi statusin e Mërtirit, ku ndër të tjera shkruante: “Mamaqi pranon të bëhet sapuni që shkumon zhulin e fytyrave të tyre të lyrosura nga korrupsioni”.
Sociologu Ergys Mërtiri nuk e ka lënë me kaq, por ka shtuar edhe më tej dozën e ironisë. Që në krye të herës, ai nënvizon faktin se nuk e shqetëson aspak fakti se është kthyer në objekt përqeshjesh ironike, në një spektakël midis kryeministrit dhe një humoristi në shërbim të qeverisë.
Ai shkruan më tej se është një situatë qesharake, aq sa qeveria tronditet nga disa komente private në rrjetet sociale.
Mërtiri i rikthehet edhe çështjes së audiencës, ku për të, është e turpshme që ti shërbesh qeverisë në momentet më kritike të saj, kur realiteti është dramatik.