Edhe Majlinda Bregu ka reaguar pas arrestimit të djalit të deputetit socialist, Rrahman Rraja, i cili akuzohet se ka dhunuar shtetasen Xhisiela Maloku.
Ajo kërkon që të hetohet e shkarkohen të gjithë ata që flenë gjumë rehat, pasi vendin e punës e kanë të sigurtë, pasi nuk cënojnë të fuqishmit.
Po kështu, Bregu ka dhënë edhe një mesazh të qartë. Nëse strukturat e Mekanizmit të Dhunës nuk marrin dot masat për parandalimin dhe luftën ndaj dhunës, Kuvendi menjëherë duhet të veprojë.