Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Macron sfidon Donald Trump

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Macron sfidon Donald Trump


Presidenti francez Emmanuel Macron u dha të hënën disa shkencëtarëve amerikanë dhe shkencëtarëve të tjerë të klimës, një grant multi-milionësh për të punuar në Francë.

Grantet “Make Our Planet Great Again” u krijuan për të kundërshtuar refuzimin e presidentit Trump lidhur me marrëveshjen e klimës në Paris.

Macron njoftoi këtë iniciativë, titulli i të cilës është i ngjashëm me sloganin e Trump gjatë fushatës zgjedhore “Make America Great Again”.
Sipas qeverisë franceze, më shumë se 5.000 njerëz nga rreth 100 vende shprehën interesin e tyre për grantet në fjalë, shumica e të cilëve ishin nga SHBA. Hulumtimi i tyre bazohet tek ndotja, uraganet dhe retë.

Teksa shpalli 18 fituesit e parë, 13 prej të cilëve amerikanë, Macron tha: “Franca dhe Evropa do të jenë vendet ku do të vendosim se si ta bëjmë sërish të shkëlqyer planetin tonë. Ne do të jemi atje për të zëvendësuar financimin amerikan të hulumtimeve klimatike”, u tha ai shkencëtarëve dhe sipërmarrësve në një inkubator fillestar në Paris.

Një nga fitueset, shkencëtarja amerikane e klimës, Camille Parmesan, nga Universiteti i Teksasit në Austin, tha se ishte e kënaqur që do të kalonte pesë vjet duke studiuar në Francë. Ajo tha se klimatologët kishin ndjenjën se “duhej të fshihnin atë që bënin” në atdheun e tyre.

Shpallja e fituesve të granteve erdhi pasi 50 udhëheqës botërorë pritet të mblidhen sot në Paris për Samitin Një Planet, i bashkëorganizuar nga OKB dhe Banka Botërore, ndërsa Trump nuk është i ftuar.

Ata do të takohen 2 vjet pas miratimit të Marrëveshjes së Parisit për të kufizuar ndryshimet klimatike, nënshkruar nga 195 vende.

Macron ka rezervuar rreth 30 milion euro për iniciativën e tij, me universitetet dhe institucionet franceze që japin të njëjtën shifër, e mjaftueshme kjo për të paguar për 5 vjet punë shkencëtarët.

Amerika është vendi i vetëm që hedh poshtë marrëveshjen e klimës në Paris. Trump ka kërkuar prej Kongresit që të zvogëlojë buxhetet e kërkimit klimatik të agjencive federale duke përfshirë Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit, NASA-n dhe Administratën Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike.

Nëse kjo zbatohet, shkurtimet do të kishin vlerën e miliarda dollarëve dhe shkurtimin e mijëra vende pune.

Theresa May do të jetë midis liderëve të mbledhur në samitin e së martës, ku do të përfshihen edhe shefi i OKB-së, Antonio Guterres, Enrique Pena Nieto i Meksikës, Mariano Rajoy i Spanjës dhe Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncke.

Samiti vjen vetëm disa javë pas Konferencës së 23-të vjetore të Palëve në Konventën e Klimës së OKB-së, e cila u mbajt në Bon. TIRANA TODAY

Tags: Donald TrumpEmmanuel MacrongranteklimesfidonShkencëtarë

TË LIDHURA

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

20:42 | 10/03/2026
Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat
Aktualitet

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit
Aktualitet

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Next Post
Dashuria për Serbinë, Rusia dhe SHBA gati të “luftojnë” nga ajri 

Dashuria për Serbinë, Rusia dhe SHBA gati të “luftojnë” nga ajri 

SHBA, 3 gra përsërisin akuzat ndaj Presidentit Trump për ngacmime seksuale

SHBA, 3 gra përsërisin akuzat ndaj Presidentit Trump për ngacmime seksuale

Jeta e fshehtë/Fan Noli vdiq beqar, por dashuroi 7 gra

Jeta e fshehtë/Fan Noli vdiq beqar, por dashuroi 7 gra







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com