Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Macron nxori blof Ramën për refugjatët

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Macron nxori blof Ramën për refugjatët

Nga Andi Bushati/Kryeministri shqiptar e ka nxjerrë kokën nga gropa ku e kishte fshehur si struci për të sulmuar ata që i frynë borive të alarmit për ngritjen e kampeve të azilantëve në vend.

Në një status të shkurtër ai ka sulmuar “esadistë-t” në politikë dhe media, që ndezën idenë e paqenë, të cilën e hodhi poshtë edhe samiti i së dielës në Bruksel, ku morën pjesë vetëm 16 prej vendeve anëtare.

Pra, sipas Ramës, nuk ka pasur kurrë një përpjekje për të sjellë refugjatë në Shqipëri dhe kjo është një shpikje e “kazanit” vendas.

Në fakt nuk është aspak kështu dhe Rama gënjen ditën për diell.

Deri në mbledhjen e djeshme të krerëve të qeverive të BE (pa shtetet e grupit të Vishegradit dhe ato baltike) opsioni për të ngritur kampe refugjatësh jashtë kufijve të BE-së ka qenë prezent.

Vende si Austria dhe Danimarka kanë bërë propozim zyrtar për këtë. Edhe Gjermania e Merkelit, ku kancelares po i rrezikohet seriozisht pushteti nga çarja e mundshme e koalicionit të CDU-së me krahun bavarez më ksenofob të CSU-së, të përfaqësuar nga ministri i brendëshëm, Horst Seehofer, u kalamend gjatë për këtë zgjidhje.

Fakti që ajo ka qenë një obsion serioz në tavolinë e tregojnë edhe fjalët e presidentit francez, Emanuel Makron, i cili tha pas gjysmë samitit të djeshëm se “u eliminuan zgjidhjet që binin ndesh me vlerat tona”.

Pra kjo nuk është shpikje e “esadistëve” shqiptarë.

Çfarëdo që të thotë Edi Rama tani pranohet nga të gjitha kancelaritë dhe mediat europiane se BE u fut në një krizë të thellë që pas 10 qershorit, kur ministri Brendshëm italian (i ekstremit të djathtë) Mateo Salvini, vendosi të mbyllë portet e vendit të tij për emigrantët.

Më tej homologu gjerman, Horst Seehofer, i CSU, deklaroi se nuk do të hezitonte ta linte të rrëzohej kancelaren Merkel, nëse ajo nuk i ashpërsonte politikat migratore.

Po t’i shtosh këtyre edhe faktin se kryeministri austriak Sebastian Kruz, që i ka lënë çelësat e ministrisë së Brendshme një duart e një neo-nazisti, proklamoi krijimin e një “aksi të vullnetit të mirë” kundër emigrantëve (Itali, Gjermani, Austri), zgjidhja e problemit përmes kampeve të refugjatëve ishte më e prekshme se kurrë.

Por, manipulimi i Ramës nuk qëndron vetëm në faktin se e mohon atë. Ai shkon edhe më tej: Ai hiqet sikur Shqipëria nuk ka pasur kurrë lidhje me këtë histori.

Në fakt është krejtësisht e kundërta. Pas krijimit të kësaj situate, emri i vendit tonë u përmend pothuajse përditë në të gjitha mediat evropiane.

Fillimisht ai u çiftëzua me Tunizinë –si një bazë tjetër e mundshme- por pas refuzimit të saj, Shqipëria mbeti e vetme.

Në këtë histori ka edhe më.

Sepse, sipas të gjitha indiceve, pasi ka parë krizën e madhe ku ishin futur vendet e BE-së, Rama ka dalë vullnetar të luajë rolin e zjarrfikësit.

Ai është vetë propozuar për t’i ngritur kampet e refugjatëve në Shqipëri.

Jo më kot, në kulmin e këtij debati, zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj, i tha pikërisht një medieje gjermane, televizionit ZDF, se Shqipëria ka kapacitet të mirëpresë deri në 600 mijë refugjatë.

Madje, në një nismë aspak në kokë të vet, ai këmbënguli se vendi e ka jetuar këtë eksperiencë që në kohën e luftës së Kosovës.

Një fakt edhe më i fortë pro vullnetarizmit të Ramës është edhe intervista për “Deutche Welle”-n e deputetit gjerman, Johann Wadephul i cili pranoi me gojën plot se propozimi për kampe refugjatësh i është bërë qeverisë gjermane nga vetë ministri i Brendshëm Xhafa, gjatë një qëndrimi disa ditor në këtë vend.

Pra, është e qartë sa më s’bëhet, se ideja për të ngritur kampe refugjatësh në Shqipëri, nuk ishte një shpikje e “esadistëve” lokalë.

Mediat dhe kancelaritë perëndimore folën gjatë për të, sepse Edi Rama vuri bastin e madh që me këtë koncesion, të fshihte problemet me drogën, korrupsionin dhe autoritarizmin.

Natyrisht, ai e humbi këtë bast, as për ndonjë gabim dhe as për ndonjë meritë të tij. Thjesht në samitin e 16 vendeve të BE, të dielën në Bruksel, doli fituese ideja e presidentit Macron dhe kryeministrit të ri të Spanjës, Sançez, se kjo zgjidhje do të qe një turp për vlerat e kontinentit të vjetër.

Kështu u rrëzua, së paku përkohësisht, mundësia e ngritjes së hot-spoteve për azilkërkuesit jashtë kufijve të Bashkimit Evropian.

Dhe me rrëzimin e këtij versioni, liderit global, i humbi edhe mundësia të luante rolin e shpëtimtarit të Evropës.

Prandaj, tani atij s’i mbetet tjetër gjë, veçse të fshehë kokën në rërë si struci dhe të pretendojë se ajo që kanë parë dhe dëgjuar të gjithë është shpikje e kazanit gjithnjë e më të madh të armiqve të vet. (Lapsi.al)

Tags: blofMacronnxoriRamënRefugjatët

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Video e tmerrshme/Katër vajza dhunojnë barbarisht një djalë

Video e tmerrshme/Katër vajza dhunojnë barbarisht një djalë

Gjendet trageti i fondosur, kishte 200 persona në bord

Gjendet trageti i fondosur, kishte 200 persona në bord

Foto/Zotësia e qenit, e kreu me sukses misionin

Foto/Zotësia e qenit, e kreu me sukses misionin







JU REKOMANDOJMË

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

GJKKO pezulloi Ballukun/ Anulohet mbledhja e Qeverisë e planifikuar për të premten
Politikë

GJKKO pezulloi Ballukun/ Anulohet mbledhja e Qeverisë e planifikuar për të premten

by mirseda
22:33 | 20/11/2025
0

Pas vendimit të GJKKO-së që pezulloi nga detyra zv/kryeministren Belinda Balluku, nga Kryeministria u njoftua një mbledhje...

Getinjo ndan moment tepër të vështirë: gjyshi i tij pëson sulm në kokë dhe mbetet i paralizuar

Getinjo ndan moment tepër të vështirë: gjyshi i tij pëson sulm në kokë dhe mbetet i paralizuar

21:56 | 20/11/2025
12 vjet nga aksidenti që vrau Sokol Olldashin; Halimi e kujton

12 vjet nga aksidenti që vrau Sokol Olldashin; Halimi e kujton

21:50 | 20/11/2025
Zelensky pritet të bisedojë me Trump pas propozimit amerikan për plan paqeje me Rusinë

Zelensky pritet të bisedojë me Trump pas propozimit amerikan për plan paqeje me Rusinë

21:17 | 20/11/2025
Balluku qëndron 7 orë në Kryeministri; Bardhi akuzon Ramën se po përgatit “grusht shteti”

Balluku qëndron 7 orë në Kryeministri; Bardhi akuzon Ramën se po përgatit “grusht shteti”

21:15 | 20/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com