Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Macron mban fjalim në Kongresin amerikan, kritikon nacionalizmin

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Macron mban fjalim në Kongresin amerikan, kritikon nacionalizmin

Presidenti francez Emmanuel Macron u bëri thirrje ligjvënësve amerikanë, në një fjalim që mbajti në Kongres, që Shtetet e Bashkuara të mos e braktisin marrëveshjen ndërkombëtare me Iranin për kufizimin e zhvillimit të armëve bërthamore nga Teherani.

Në një fjalim të fuqishëm para të dyja dhomave të Kongresit, Macron deklaroi se Irani “nuk ka për zotëruar kurrë armë bërthamore, as në 5 dhe as në 10 vjet”.

Udhëheqësi francez nuk e përmendi kundërshtimin e fortë të Presidentit amerikan Donald Trump ndaj marrëveshjes së vitit 2015, ndërsa Trump është duke konsideruar marrjen e një vendimi muajin e ardhshëm, në se duhen rivendosur sanksione ekonomike ndaj Teheranit.Emmanuel Macron duke u takuar me ligjvënësit amerikanë në Kapitol Hill

Por, shtoi Macron, “Ne duhet të sigurojmë stabilitet dhe të mos e shfuqizojmë marrëveshjen” me një ton me nënkuptim, duke thënë se Franca e “nënshkroi atë me nismën e Shteteve të Bashkuara”, e cila ishte negociuar nga paraardhësi i zotit Trump, ish-Presidenti Barack Obama.

Macron, sikurse veproi të martën në bisedimet me Presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë, bëri thirrje për zhvillimin e negociatave për një marrëveshje të re me Iranin, lidhur me provat balistike të Teheranit dhe angazhimin ushtarak në Siri, Jemen, Liban dhe Irak. Por presidenti iranian Hassan Rouhani, të mërkurën e hodhi poshtë idenë e një marrëveshjeje të re, ose të ndryshimeve të saj, pas negociatave të gjata me Britaninë, Gjermaninë, Rusinë, Kinën, Francën dhe Shtetet e Bashkuara.

Trump ka vazhduar ta sulmojë marrëveshjen bërthamore me Iranin, si “të papërgjegjshme” dhe “qesharake” dhe nuk premtoi se do t’i qëndrojë marrëveshjes bërthamore, me afrimin e afatit të 12 majit, kur do të merret një vendim lidhur me sanksione të reja.Trump është i vetmi udhëheqës në mesin e vendeve që e nënshkruan marrëveshjen me Iranin, i cili e kundërshton atë.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, tha të mërkurën se marrëveshja duhet ruajtur.

Vlerësim i lartë për bashkëpunimin

Presidenti francez Macron mbrojti me forcë marrëveshjet shumëpalëshe mes vendeve të ndryshme dhe tha se Europa dhe Shtetet e Bashkuara duhet të përballen me “kërcënimet dhe sfidat e reja” të shekullit të 21-të.

“Ne mund të zgjedhim izolacionizmin, por nuk do të mund të ndalim evolucionin e botës”, tha ai. Ai tha se aleatët perëndimorë nuk mund të lejojnë që të pushtohemi nga impulset nacionaliste dhe të “minojmë rendin liberal që vendosëm pas Luftës së Dytë Botërore. Ky është një moment kritik.”

Zoti Macron u brohorit nga disa ligjvënës amerikanë, kur tha se vendimet që ndikojnë tek ndryshime klimatike “duhet të bazohen tek shkenca”, në kundërshtim me disa konservatorë, të cilët thonë se nuk janë të bindur, në se njerëzit kontribuojnë me aktivitetin e tyre tek ndryshime klimatike. “Nuk ka një planet B”, – tha ai.

Trump e ka bërë të njohur synimin e tij se do të tërhiqet nga Marrëveshja e Klimës e Parisit e vitit 2015, duke thënë se ajo dëmton interesat e biznesit amerikan.

Por Emmanuel Macron parashikoi se “Jam i bindur se një ditë Shtetet e Bashkuara do t’i bashkohen përsëri Marrëveshjes së Parisit.”E mërkura është dita e fundit e vizitës tre-ditëshe të Presidentit Macron në Uashington, gjatë të cilave ai ka marrë pjesë në një sërë takimesh zyrtare dhe evenimentesh sociale. Kjo ishte vizita e parë shtetëtore e një udhëheqësi botëror gjatë presidencës 15-mujore të zotit Trump, shkruan voa.

Zoti Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump pritën të martën në një darkë luksoze presidentin francez Emmanuel Macron dhe bashkëshorten e tij Brigitte Macron, në praninë e më tepër se 100 të ftuarve, përfshirë zyrtarë të administratës Trump dhe ekzekutivë të korporatave kryesore amerikane.

Tags: amerikanfjalimKongresinkritikonMacronmbannacionalizmin

TË LIDHURA

Alarm në SHBA, fruthi ‘shpërthen’ në disa shtete/ Mjekët: Njerëzit nuk po vaksinohen më
Bota

Alarm në SHBA, fruthi ‘shpërthen’ në disa shtete/ Mjekët: Njerëzit nuk po vaksinohen më

16:51 | 09/02/2026
Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës
Bota

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
SHBA, Senati i Nju-Jorkut përkujton 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës
Bota

SHBA, Senati i Nju-Jorkut përkujton 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

19:46 | 07/02/2026
Next Post
Supergol i Kimmich dhe Bayerni fillon hakmarrjen ndaj galaktikëve (Video)

Supergol i Kimmich dhe Bayerni fillon hakmarrjen ndaj galaktikëve (Video)

E majta e Marcelos nga jashtë zone “shokon” bavarezët (Video)

E majta e Marcelos nga jashtë zone “shokon” bavarezët (Video)

Kokaina në Durrës/Kryemadhi: Rama i përfshirë, ka frikë nga e vërteta

Kryemadhi: Mother Jones paguhet nga Rama dhe dirigjohet nga Fuga







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015
Kryesore

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

by mirseda
18:00 | 09/02/2026
0

Bashkimi Evropian tha se arrestimi i fundit nga Serbia i një veterani të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...

VENDIMI/ GJKKO dërgon në gjyq Erion Veliaj dhe të tjerë, pas kërkesës së SPAK

VENDIMI/ GJKKO dërgon në gjyq Erion Veliaj dhe të tjerë, pas kërkesës së SPAK

17:58 | 09/02/2026
Gjyqi në Hagë, Presidentja Osmani: Pavarësia e Kosovës rezultat i sakrificës së popullit dhe UÇK-së

Gjyqi në Hagë, Presidentja Osmani: Pavarësia e Kosovës rezultat i sakrificës së popullit dhe UÇK-së

17:19 | 09/02/2026
PD vlerëson qëndrimin e KE-së për imunitetin e Ballukut, Boçi: Qëndrimi i Ramës dëmton integrimin

PD vlerëson qëndrimin e KE-së për imunitetin e Ballukut, Boçi: Qëndrimi i Ramës dëmton integrimin

17:18 | 09/02/2026
Alarm në SHBA, fruthi ‘shpërthen’ në disa shtete/ Mjekët: Njerëzit nuk po vaksinohen më

Alarm në SHBA, fruthi ‘shpërthen’ në disa shtete/ Mjekët: Njerëzit nuk po vaksinohen më

16:51 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com