Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, është kthyer tashmë ndër personazhet që nuk ndalet me kritika ndaj Ramës. Jo vetëm kaq, por ai nuk kursen edhe fyerjet në adresë të kryeministrit.
Së fundmi, Manjani ka ironizuar Ramën, pas deklaratave të këtij të fundit për mediat gjermane.
Rama ka dhënë një intervistë për median gjermane “ARD”, ku u shpreh se ai ishte kryeministri më i mirë që kishte patur Shqipëria.
Manjani e ka krahasuar Ramën me këngëtaren Tuna Sejdi, teksa shprehet se ka folur për veten si Tuna për “zogun e vetë”.