Në orët e para të ditës, një aksident i rëndë është regjistruar në by-passin e Lushnjes. Një automjet tip “Benz” mësohet se është përplasur me një kamion.
Përplasja ka qenë e fortë, dhe të dy automjetet kanë përfunduar të përmbysura jashtë korsisë së rrugës.
Policia njofton se si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i makinës “Benz”, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit për mjekim. Uniformat blu kanë nisur hetimet, për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.