Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Lushnja pa raporte për leje lindje, ia marrin Fierit (VIDEO)

3 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Lushnja pa raporte për leje lindje, ia marrin Fierit (VIDEO)

Në redaksinë e emisionit “Stop” ka ardhur një denoncim nga një qytetar nga Lushnja, i cili kërkon të mbetet anonim për shkak se punon në administratë shtetërore. Ai thotë, se është bërë me fëmijë prej tre muajsh, por e shoqja nuk merr paratë e raportit të lejes së lindjes, sepse në Konsultoren e Gruas nuk ka fletë modelare.

Qytetari: “Konsultorja i Gruas”, ku të gjitha çiftet, që kanë një bebe, domethënë për 1 vit, shkojnë çdo muaj marrin një raport, që t’ i hidhen lekët në siguracione.

Gazetarja: Për lejen e lindjes?

Qytetari: Për lejen e lindjes, po!

Gazetarja: Që t’i kalojnë paratë?

Qytetari: Po! Ka që 3 muajt e fundit, edhe arsyeja, që nuk janë paguar këto është, që kur shkon me marrë raport, thonë, që nuk ka raporte, nuk ka fleta raporti.

Gazetarja: Sa veta të tjerë mund ta kenë këtë problemin domethënë që kanë 3 muaj pa marrë këto fletat modelare?

Qytetari: Të gjithë, të gjithë…të gjithë pa përjashtim! Të gjithë, ca 3 muaj, ca 2 muaj. Të gjithë pa përjashtim.

Gazetarja: Po mirë, ku jeni ankuar juve?

Qytetari: Po ku do ankohemi ne?

Gazetarja: Tek Drejtori i Konsultores besoj?

Qytetari: Po pra, por çështja është, që ne jemi në punë në Shtet. Nuk ankohemi dot as për gjënë më të vogël, se e dimë si funksionon, zëvendësohemi shumë kollaj. Kështu që…

Gazetarja: I bie që tani ta ndjekë “Stop”

Qytetari: Në qoftë se keni mundësi ju, aq më mirë!

Gazetarja: Nëse shkoj sot vazhdon si problematikë?

Qytetari: Po, po vazhdon, është e sigurt.

Gazetarja e “Stop” e provon me kamera pretendimin e denoncuesit.

Qytetari: Si kaluat?

Punonjësja: Mirë!

Qytetari: Përshëndetje! A u lodhët? Si jeni? Më çuan me pa, a ka ardhë fleta, apo jo?

Punonjësja: Ah, jo jo. Nuk kanë ardhur!

Qytetari: Po si i bëhet?

Punonjësja: Nuk e di!

Për këtë problem pyesim drejtoreshën e Konsultores së Gruas, Mejreme Dervishi, e cila thotë, se i ka bërë shkresë ISSH Lushnje që në 8 Gusht, por nuk ka marrë përgjigje.

“I kemi bërë letër zyrtarisht operatorit. Furnizuesi kryesor është operatori që ia delegon Sigurimeve Shoqërore. Biles kemi folur edhe në Whatsapp, por gjërat i kam bërë zyrtarisht. Kjo është kërkesa zyrtare që mund ta lexoni që ia kam dërguar zyrtarisht Sigurimeve Shoqërore dhe nuk ka asnjë përgjigje. Asnjë reagim. Fare mirë mund t’i drejtoheni Sigurimeve Shoqërore që gjthsecili të mbajë përgjegjësinë”, tha Dervishi.

Në ISSH Lushnje përgjegjësja Shqipe Asanbelli, e mohon shkresën e Konsultores, duke thënë, se nuk kishte dijeni, por do të njoftonte drejtorin.

Përgjegjësja Shqipe Asanbelli: Dëgjo çikë Shqipen…nuk mund të jap informacion, se ne jemi Agjenci. Të marr drejtorin, se nuk lejohet.

Gazetarja: E kuptoj, por ajo shkresën Agjencisë ia ka dërguar.

Përgjegjësja Shqipe Asanbelli: Jo, jo nuk është puna, se do ta mohoj por… Tani do më falësh…! Ja, një sekondë…!

Dhe në fakt pas alarmit të gazetares së “Stop”, modelarët erdhën brenda ditës, duke u sjellë urgjent nga Fieri.

Qytetari: Mirë pra, por si e zgjidhët?

Gazetarja: Tani mos e pyet Stopin si e zgjidha!

Qytetari: Po i kishte hyrë frika atyre…

Gazetarja: Po ja si puna jote, t’ia kaloni mirë dhe faleminderit!

Qytetari: T’ia kaloni mirë dhe faleminderit!/tvklan.al

Tags: emisioni STOPfletë modelareISSH LushnjeShqipe Asanbelli

TË LIDHURA

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja
Aktualitet

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Elisabeta Katiaj humbi jetën në aksident, Spiropali: Samiti i 6-të i Gruas shtyhet në nder të saj
Aktualitet

Elisabeta Katiaj humbi jetën në aksident, Spiropali: Samiti i 6-të i Gruas shtyhet në nder të saj

20:49 | 13/12/2025
Ngordhje masive e shpendëve në Portëz të Fierit, rrezik për shëndetin publik
Aktualitet

Ngordhje masive e shpendëve në Portëz të Fierit, rrezik për shëndetin publik

19:53 | 13/12/2025
Next Post
L*fta në Ukrainë/Biden: Nuk frikësohemi nga Putin

L*fta në Ukrainë/Biden: Nuk frikësohemi nga Putin

Trazirat në Burkina Faso: Oficerët ushtarakë largojnë udhëheqësin Damiba

Trazirat në Burkina Faso: Oficerët ushtarakë largojnë udhëheqësin Damiba

“Kjo l*ftë vazhdon”, Rama: Sulmi kibernetik kishte qëllim të linte pas një tokë të djegur

Rama e konfirmon: Fasha e energjisë do të vendoset në nëntor







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025




TË FUNDIT

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani
Kosovo

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

by mirseda
22:41 | 13/12/2025
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pritur në Selinë e Shenjtë, në audiencë nga...

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

22:29 | 13/12/2025
Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

22:24 | 13/12/2025
Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

21:15 | 13/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com