Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Lulzim Basha refuzon ftesën e Ramës

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Lulzim Basha refuzon ftesën e Ramës

Kreu i Partisë Demokratike duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga qëndrimi i tij lidhur me zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, pas përfundimit të mandatit të Llallës.

Kështu, Lulzim Basha ka refuzuar ftesën e kryeministrit Rama, i cili e ftoi dje publikisht për një zgjidhje të përbashkët për Prokurorin e Përgjithshëm, si një pikënisje të një Pakti Kombëtar “për Europën që duam”.

“Çka unë i kërkoj opozitës është të konsiderojë pa humbur kohë ftesën që të ulemi në tryezë për çështjen aktuale të Prokurorit të Përgjithshëm dhe të bëjmë një Pakt Kombëtar për Europën që duam. Të thjeshtë, të qartë dhe serioz. Me disa hapa të përbashkët drejt çeljes së negociatave (dhe pse jo edhe përtej nëse ka mundësi në rrugën e arsyes), si shprehje e vullnetit të mirë për ta vënë Shqipërinë mbi partitë dhe axhendën e përbashkët kombëtare mbi axhendat e përveçme të politikës së ditës”, shkruante ndër të tjera Rama në ftesën e publikuar në Facebook.

Pas një ditë, Partia Demokratike ka reaguar, duke refuzuar këtë ftesë si dhe duke treguar përse nuk mund të ndodhë dhe përse nuk e pranon zgjedhjen e një Prokurori të Përgjithshëm të përkohshëm.

LETRA E PLOTE E PD

Fakti i parë –Kushtetuta e thotë qartë: Mbarimi i mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm nuk konstatohet nga Kuvendi i Shqipërisë, por vetëm nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Kjo kompetencë e KLP parashikohet në pikën 2 të nenit 148/c të Kushtetutës, ku thuhet se “Mbarimi i mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm deklarohet me vendim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë”.

PD vlerëson se deri në ngritjen e KLP-së dhe plotësimit të boshllëkut kushtetues dhe ligjor është e pamundur që Kuvendi të marrë kompetencën e një institucioni të pavarur të drejtësisë.

PD shprehet se ajo nuk ka qëndrim përfundimtar për çështjen e kohëzgjatjes së mandatit nga 5 në 7 vjet të Prokurorit të Përgjithshëm. Përgjigjen për këtë dilemë nuk mund ta japë politika, por e jep vetëm Këshilli i Lartë i Prokurorisë si institucioni i vetëm që deklaron mbarimin e mandatit.

PD vëren se një situatë të ngjashme për Inspektorin e Lartë te Deklarimit të Pasurive, kjo mazhorancë e zgjidhi duke ia zgjatur mandatin nga 5 vjet që e kishte me ligjin e vjetër, në 7 vjet me ligjin e ri. PD i sjell në vëmendje mazhorancës se nuk mund të bëjë interpretime të ndryshme të një situate të njëjtë në varësi të qëllimit të saj për të kontrolluar politikisht zyrtarin përkatës.

Fakti i dytë – Neni 109 i Kushtetutës nuk është i aplikueshëm pasi ai parashikon zgjedhjen e një Prokurori të Përkohshsëm vetëm kur Prokurorit në detyrë i ndërpritet mandati para kohe. Aktualisht nuk ekziston një rrethanë e tillë. Edhe nëse do të ishim në rrethanat e ndërprejes së mandatit, neni 109 për Prokurorin e Përkohshëm, përcakton se  duhet të përmbushen dy kushte:

 1-    Kandidatët për Prokuror të Përkohshëm të Përgjithshëm duhet të kenë kaluar me sukses procesin e vetingut.

2-    Kryeprokurori i Përkohshëm zgjidhet me votat e 3/5 e anëtarëve të Kuvendit.

Në përfundim, PD shprehet se:

·        Të merret vlerësimi/opinioni i Këshillit të Legjislacionit në Kuvendin e Shqipërisë mbi zgjidhjen e boshllëkut/ngërçit kushtetues apo ligjor.

·        Deri në plotësimin e boshllëkut kushtetues dhe ligjor apo deri në krijimin e KLP, është e pamundur që të procedohet me zgjedhjen e një Prokurori të Përgjithshëm, qoftë ky edhe i përkohshëm.

·        Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm deklarohet i përfunduar vetëm nga KLP dhe neni 109 është i pazbatueshëm. Për këtë shkak PD kërkon nga mazhoranca ndërprerjen menjëherë të procedurës që ka nisur në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin.

PD thotë se “Çdo veprim i kundërt nga mazhoranca do të ishte provë e qartë e vullnetit të saj të hershëm për kapjen politike të organeve të drejtësisë, përfshirë edhe prokurorinë”.

Tags: edi ramaftesënlulzim basharefuzon

TË LIDHURA

PS mbledh grupin parlamentar
Aktualitet

PS mbledh grupin parlamentar

09:44 | 07/04/2026
Gjykata e Posaçme shqyrton sërish sot kërkesën e Belinda Ballukut
Aktualitet

Gjykata e Posaçme shqyrton sërish sot kërkesën e Belinda Ballukut

09:07 | 07/04/2026
Bujqësia “dorëzohet”, eksportet e perimeve ranë me 33%, importet rriten 23% në dymujor
Analizë

Bujqësia “dorëzohet”, eksportet e perimeve ranë me 33%, importet rriten 23% në dymujor

09:02 | 07/04/2026
Next Post
Vëllezërit Norja kapen “mat” nga policia

Vëllezërit Norja kapen “mat” nga policia

“Shekspirotët”, vepra më e mirë e vitit në letërsinë shqipe

“Shekspirotët”, vepra më e mirë e vitit në letërsinë shqipe

Sulmuan policët serbë, Kosova liron autorët

Sulmuan policët serbë, Kosova liron autorët







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Skandali i korrupsionit me subvencionet bujqësore në Greqi,Mitsotakis vihet me ‘shpatulla pas murit’
Rajoni

Skandali i korrupsionit me subvencionet bujqësore në Greqi,Mitsotakis vihet me ‘shpatulla pas murit’

by mirseda
09:55 | 07/04/2026
0

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka premtuar të vazhdojë një betejë të vendosur kundër asaj që ai...

PS mbledh grupin parlamentar

PS mbledh grupin parlamentar

09:44 | 07/04/2026
Forcat e Armatosura Izraelite paralajmëron iranianët: Mos përdorni trenat, jeta juaj është në rrezik

Forcat e Armatosura Izraelite paralajmëron iranianët: Mos përdorni trenat, jeta juaj është në rrezik

09:31 | 07/04/2026
Gjykata e Posaçme shqyrton sërish sot kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme shqyrton sërish sot kërkesën e Belinda Ballukut

09:07 | 07/04/2026
Bujqësia “dorëzohet”, eksportet e perimeve ranë me 33%, importet rriten 23% në dymujor

Bujqësia “dorëzohet”, eksportet e perimeve ranë me 33%, importet rriten 23% në dymujor

09:02 | 07/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com