pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24royalbetjustin tvsmartbahistaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombelugabahisroyalbetmatbet girişzenbetmarsbahis girişzenbetzenbetcasibombetciopusulabet girişjojobet canlıbetgitmercurecasino girişholiganbetholiganbet girişjojobetsonbahis girişsonbahisholiganbet girişholiganbetsuperbetin girişamgbahistambet girişmercurecasinoradissonbet giriştambetcratosroyalbet girişradissonbetsuperbetinmarsbahis girişmatbet girişbelugabahisbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetsalvadorpalacebetteosbet1winbetgitromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişsekabetbetsalvadorholiganbetbetciocasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomcasinowonjojobetibizabetmatbetgrandpashabetbahiscomhititbetcasibomsuperbetinpusulabetholiganbetjojobetCasibomcratosroyalbetromabetjojobet girişKulisbetCasibommeritbetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Lulzim Basha po shet zyrtarët e PD-së për të shpëtuar lëkurën e tij

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha

Nga Mero Baze/Qysh prej fillimit të skandalit me financimet e dyshimta të Lulzim Bashës në fushatën elektorale të vitit të shkuar, Lulzim Basha po përsërit sa herë pyetet, të njëjtën frazë: PD ka vepruar në rregull me ligjet shqiptare dhe amerikane.

Në fakt, PD formalisht është në shkelje të hapur të ligjeve shqiptare dhe atyre amerikane, por problemi është më i thellë se kaq. Përse Lulzim Basha thotë PD dhe nuk flet për veten e vet?

Në gjithë vendim-marrjen për të paguar lobistë amerikanë, për të paguar për fotografi me Trumpin, për të paguar për takime në Kongres, për takime me zyrtarë amerikanë, nuk ka ndonjë vendim-marrje politike apo protokollare të PD-së.

PD nuk ka marrë kurë ndonjë vendim në forume partie, që Lulzim Basha të marrë 1 milionë dollarë e të shkojë t’i bëjë rrush e kumbulla në Uashington.

Për të takuar kongresmenë apo zyrtarë amerikanë, nëse je një politikan pro-amerikan,  mjafton një biletë avioni, se takimet t’i rregullon Ambasada në Tiranë.

Vetëm nëse ke një axhendë personale apo më keq akoma, siç po i del Bashës, dhe në shumë raste në kundërshtim me vijën zyrtare të Departamentit të Shtetit dhe Ambasadës amerikane, atëhere të duhen lobistë që të bësh sikur takon njerëz, për të gënjyer mbështesit e tu në Tiranë.

Pra, në gjithë vendimet që ka marrë Lulzim Basha për të prishur 1 milionë dollarë në SHBA, nuk ka ndonjë vendim të forumeve të partisë. Ka vetëm një vullnet okult të tij dhe kunatit të tij, që kanë marrë çantën me para të lejeve të ndërtimit dhe tenderëve, dhe janë nisur të bëjnë Lulin udhëheqës në SHBA.

PD jo vetëm që nuk është njoftuar, por PD-së dhe i është mbajtur fshehur udhëtimi i Bashës drejt Uashingtonit. Ai ikte ilegalisht me gruan dhe Kunatin, në përpjekje për t’i bërë surprizë PD-së, por dhe nga frika se mos dikush nga të vjetrit në PD i prishte takimet.

Pra, ai nuk i ka bërë me vendime të PD-së ato takime, por i ka bërë për të mposhtur PD-në, për ta sunduar atë, për t’iu imponuar si i dërguar i zotit nga SHBA, dhe natyrisht për të ngritur moralin e rënë të saj, para dhe pas çadrës.

Tani që gjithë ai operacion i pistë financiar dështoi, dhe akoma më keq, përfundoi në duart e rusëve, Lulzim Basha bën sikur atë gjë e ka bërë PD, dhe ky është vëzhgues.

Deklarata e tij se, PD është në rregull me ligjin, është tipike akt i një lideri burracak, një mashtruesi që tani që e shikon se do përballet me ligjin, nxjerr përpara Ristanin si kokë turku, dhe e degdis në Prokurori.

Do të ishte mirë që çdo drejtues i PD-së dhe çdo zyrtar i saj që thirret në Prokurori, të dëshmojë që nuk kanë marrë ndonjëherë  vendime politike për paratë e paguara për llogari të lobistit të Bashës, dhe nuk kanë dalë para nga arka e PD-së, siç dhe ka ndodhur realisht.

Luzlim Basha le t’u dalë zot parave të tij të zeza dhe burimeve të zeza, që për faqe të zezë, disa dalin dhe ruse. Po së pari të heq dorë nga fjalia: “PD është në rregull me ligjin…”. Të lusë zotin që ligji do të tregohet i mëshirshëm me të, jo me PD. PD vërtet s’ka asnjë faj, se nuk e ka pyetur njeri. Si për çdo gjë tjetër! (TemA)

Tags: lëkurënlulzim bashaPDshetshpëtuarzyrtaret

TË LIDHURA

Aktualitet

Reagon Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Kërkesat e protestuesve po trajtohen me arrogancë!

09:23 | 12/06/2026
Analizë

“Protestuesit kanë mosbesim te çdo lider që mund të dalë”, analiza e Fugës

12:58 | 11/06/2026
Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Next Post

“Plumbin Fatos Nanos”, Izet Haxhia: Ja plani i Berishës në grushtin e shtetit

Vrasja e spiunit rus dhe vajzës së tij, mund të sjellë bojkotin e Botërorit

Shqiptari i “çeliktë” bllokoi luftën në Maqedoni







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

I konsideruar i pabanueshëm pas ekspertizës, nis prishja e pallatit të dëmtuar nga tërmeti në Durrës

by mirseda
13:24 | 13/06/2026
0

Pas një pritjeje të gjatë dhe plot pengesa, më në fund ka nisur puna për prishjen mekanike...

Vjedhje jashtë vendit, shitje në argjendari/ Arrestohet 27-vjeçari, në kërkim 45-vjeçari

13:05 | 13/06/2026

Policia e Tiranës: 1436 vepra penale në maj, u zbuluan autorët në 92.6% të rasteve

12:26 | 13/06/2026

“Toka jonë nuk preket!”/ Banorët e Rrjollit protestë kundër resortit, tensione me policinë

12:16 | 13/06/2026

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

12:12 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com