Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Lul, ja fute kot (Prapë)

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Lul, ja fute kot (Prapë)

Nga: Alfred Lela

Realstory është përmendur me emër e mbiemër ashtu, si dhe Skënder Minxhozi, analist i emisionit Real story, por edhe ‘armiku’ tashmë i përbetuar i PD, Mero Baze. Edhe pse nuk  është cituar me emër aty është edhe Politiko.al, portali që unë drejtoj. Nga dokumneti në fjalë: “Kjo strategji antiopozitare përfshin portalet e njohur në publik për qëndrimet kritike ndaj Qeverisë dhe që, deri para pak muajsh, në linjën e tyre editoriale ishin në përkrahje të plotë të vendimeve të Partisë Demokratike dhe lidershipit të saj. Strategjia e financimit të këtyre portaleve nga Edi Rama bëhet me kushtin që ato të ruajnë dukjen kritike të Qeverisë- për të krijuar perceptimin e gabuar të një portal opozitar- dhe të shtojnë akuzat, lajmet e rreme, gjysmë të vërtetat dhe mashtrimet kundër Partisë Demokratike dhe lidershipit të saj, duke sajuar “probleme” apo duke bërë pseudo-analiza me fakte të shtrembëruara. Qëllimi është për të goditur dhe ulur besueshmërinë e Partisë Demokratike, në mënyrë që të krijojnë perceptimin e gabuar se “të gjithë janë njësoj”.

Unë e kuptoj këtë strategji të Bashës dhe e ka të marrë borxh nga Berisha, se ai nuk mendon dot në kokë të vet: ata që nuk janë plotësisht ushtarë dhe në rresht, nuk janë tanët se nuk janë shërbëtorë të plotë, kështuqë është më mirë t’i shpallim kundërshtarë dhe t’i fusim në rradhët e armiqve politikë. Të djathtët që guxojnë të mos mendojnë si ata, janë më pak shqetësues nëse nuk pranohen si të djathtë dhe futen te mercenarët dhe armiqtë.

Mirë bëjnë. Një media që është kritike me të dy palët politike vetëm i shton pikët vetes. Sa i takon mjerimit afilozofik se ata që nuk mendojnë si Basha i shërbejnë Ramës dhe e bëjnë për të luajtur lojën të gjithë janë njësoj, ‘sorry Lul’ por bash me këtë anatemë ndaja medias dhe gazetarëve dëshmon se ti je njëlloj me Ramën, veç ke më pak ngjyra se ai.

Edhe një gjë tjetër: e kam lënë njëherë një punë dhe detyrë të mirëpaguar për të mbrojtur ty dhe kuazat e tua humbëse, para dy vitesh nëse të kujtohet. (Ironia është se ti tani je bërë mik me Çilin dhe më shpall mua armik). Nuk mund të vazhdojmë të humbasim për ty, ndërsa ti bën sikur ke humbur për të gjithë dhe në emër të të gjithëve, por një dorë e mban gjithmonë ngrohtë në xhepin e fitimeve.

Opozita bën gabimin më të madh nëse pajtohet me këtë linjë të lidershipit apo liderit pa ship (anije) dhe vendos të braktisë Realstory, një prej formateve kryesore të debatit politik në vend. Unë e di se synohet që të çmontohet emisioni duke hequr debatin, megjithatë një emision televiziv ka shumë mënyra për ta mbushur minutazhin. Nëse opozita dhe përfaqësuesit e saj i shpallin luftë, nuk kanë pse të presin përunjësi prej Ballës dhe RS.

Është bërë një gjë e ngjashme nga një prej njerëzve të komunikimit të PD edhe me Muç Nanon dhe emisionin e tij dhe kanë qenë gabim atëherë sic është gabim edhe ky ‘dokument’ i tanishëm’. Ky dokument vërteton atë që Basha kërkon të heqë nga b… e vet: të gjithë janë njësoj. Ky dokument e bën atë të barabartë me Ramën.

Le të ndërrojnë vendet në KM kur të duan, nuk ka pse të ketë gëzim as hidhërim për njërin dhe as tjetrin. Duhet parë përtej tyre tashmë. Përfundimisht.

Sqarim: Editoriali i kushtohet qarkores së PD-së që sulmon mediat!

Tags: alfred lelabashaMediat

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
“Hesapet u lanë me armë deri në spital”, ish-deputeti: Çfarë pune bën Lleshaj?

"Hesapet u lanë me armë deri në spital", ish-deputeti: Çfarë pune bën Lleshaj?

“Mediat armike” të Lulzim Bashës dhe armiku real i tyre!

“Mediat armike” të Lulzim Bashës dhe armiku real i tyre!

“Po i përdor demokratët kundër nesh”, zbulohet e-maili sekret i PD-së

"Po i përdor demokratët kundër nesh", zbulohet e-maili sekret i PD-së







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Tatimet kontroll pagave në sektorin mjekësor dhe estetik, ja pagat që duhet të paguani!
Aktualitet

Tatimet kontroll pagave në sektorin mjekësor dhe estetik, ja pagat që duhet të paguani!

by mirseda
22:34 | 02/04/2026
0

Administrata Tatimore ka publikuar listën e pagave indikative për sektorin mjekësor dhe estetik. Sipas njoftimit të Administratës...

Izraeli eliminon komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës

Izraeli eliminon komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës

22:29 | 02/04/2026
Fifi flet për raportin me Dhurata Dorën: Pse nuk kanë një duet bashkë?

Fifi flet për raportin me Dhurata Dorën: Pse nuk kanë një duet bashkë?

22:09 | 02/04/2026
Ngjarje e rëndë në Gjirokastër: 10-vjeçari denoncon ngacmim seksual, nis hetimi ndaj një adoleshenti

Ngjarje e rëndë në Gjirokastër: 10-vjeçari denoncon ngacmim seksual, nis hetimi ndaj një adoleshenti

22:07 | 02/04/2026
Melania Trump ndihmon rikthimin e fëmijëve ukrainas te familjet e tyre

Melania Trump ndihmon rikthimin e fëmijëve ukrainas te familjet e tyre

21:49 | 02/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com