Sipas “The Sun”, sulmuesi belg tashmë e ka informuar ekipin e tij, Evertonin, se nuk do ta rinovojë kontratën me ta.
Në ndjekjen e tij janë: Chelsea, Manchester United, Juventus dhe Real Madrid; dy të fundit janë destinacionet e preferuar të lojtarit.
Everton i ka synimet e qarta dhe janë të bindur se nuk do ta humbin talentin belg, pa futur në arkat e tyre shumën prej 68 milionë euro.