Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i kundërpërgjigjet deklaratave të kryeministrit Edi Rama, se opozita nuk i duhet jo Shqipërisë, shqiptarëve dhe miqve e partnerëve tanë ndërkombëtarë, po as dreqit vetë!
Në këtë reagim, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka identifikuar kryeministrin Rama si dreqin vetë, nisur nga keqqeverisja e vendit, lidhja me trafikun e drogës dhe nga futja në parlament e deputetëve me të shkuar kriminale.