Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, vizitoi Britaninë dhe në deklaratën për mediet i kërkoi Perëndimit të mbështesë përpjekjet e tij për të luftuar korrupsionin. Të njëjtat deklarata janë bërë dhe nga politikanët shqiptar. Të gjithë kërkojnë reforma, pasi në dy vendet ish-komuniste janë vjedhur të gjitha pasuritë shtetërore dhe publike.
Gati 100 miliardë dollarë të ashtuquajtura ‘para të pista’, pastrohen çdo vit përmes Londrës. Shumë vende pa taksa janë territore britanike. Një sërë ligjesh të reja synojnë të parandalojnë kriminelët të fshehin pasuritë e tyre. Kritikët dyshojnë se ato do të vihen në zbatim.
Në Ukrainë, përpjekjet për reformë duket të jenë bllokuar. Grupi i aktivistëve të Kievit, Qendra për Veprime Antikorrupsion pretendon se në nëntë muajt e parë të vitit 2016, qeveria arriti të rimarrë vetëm 6,000 dollarë pasuri të vjedhura – një fraksion shumë i vogël i objektivit të saj prej 320 milionë dollarësh.
Ukraina i ka bërë thirrje Perëndimit të mbështesë përpjekjet e saj për reforma, megjithë akuzat se qeveria ka dështuar të luftojë korrupsionin, tre vjet nga revolucioni që rrëzoi regjimin e presidentit Viktor Yanukovich. Aktivistët thonë se miliarda dollarë u përvetësuan nga arkat e shtetit – duke përfunduar në llogari bankare sekrete jashtë vendit.