Luiza Gega u rendit e 7 mes 15 pjesëmarrëseve në etapën e “Diamond League” në Bruksel. Atletja shqiptare e kaloi finishin me kohën 9:14.41, në specialitetin e saj, garën e 3000 metrave me pengesa. “Diamond League” është një garë ku marrin pjesë sportistë të nivelit të lartë.
Para Luizës janë klasifikuar vetëm sportiste nga Kenia dhe Etiopia, pasi asnjë europiane apo sportiste e ndonjë shteti tjetër nuk vrapon më shpejt se kampionia jonë. Për sa i përket garës, medalja e artë u fitua nga keniania Jackline Chepkoech me kohën 9:02.43.
Në vend të dytë u rendit një tjetër keniane, Mutile Winfred Yavi, e cila shënoi kohën 9:03.44, kjo e fundit atlete që përfaqëson Bahreinin. Ndërsa medalja e bronzit shkoi për etiopianen Werkuha Getachew, me kohën 9:08.03.