Derbi i Manchesterit ka përveçse në fushën e blertë ka filluar të jetë i ashpër edhe në merkato. City dhe United janë në garë për të nënshkruar me yllin brazilian të Shakhtar Donetsk, Fred. United duket favorit, sipas asaj që ka shkruar shtypi britanik, ndërsa City ofroi 50 milionë euro në merkaton e janarit, por Shakhtar i refuzoi.“Ishte një mundësi për të kaluar te City në fillim të vitit. Drejtuesit e dy klubeve folën bashkë dhe i pranishëm ishte edhe menaxheri im, por marrëveshja nuk u arrit, ndërsa tani jam në dijeni të një interesimi të United,” – tha 25-vjeçari nga Brazili.
Fred do të jetë në kombëtaren e Brazilit në “Rusi 2018” dhe duket se pas veprimtarisë do të mësohet se te cila skuadër e Premier League do të vazhdojë karrierën. “Personalisht jam i interesuar vetëm për të bërë një punë të mirë në Botëror, sepse nuk ka gjë më të rëndësishme se të luash për kombin. Më kërkojnë dy ekipet e Manchester, por e kam lënë gjithçka në dorë të menaxherit tim. Për mua është një nder që më duan në Premier League.”