E premte, 3 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

Integrimi/BE i mbyll derën Shqipërisë: Këtë qershor ngrohuni në diell. Shohim vitin tjetër!

Një dokument jo zyrtar, non paper draft, që po qarkullon mes vendeve anëtare të Bashkimit Evropian sugjeron mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, me argumentin e thellimit të reformave dhe zbatimin e 5 prioriteteve kyçe përpara se të hapen negociatat.

Në këtë draft evidentohen kryesisht shqetësimet e Francës për reformimin e vetë Bashkimit Evropian dhe të Holandës për luftën kundër krimit të organizuar.

Duhet theksuar se non-paper draft që reflekton vullnetin aktual të vendeve anëtare të cilat do të duhet të marrin një vendim unanim për negociatat me Shqipërinë në 28 Qershor në nivel të këshillit të ministrave të BE.

Rruga e Shqipërisë për hapjen e negociatave do të mbetet e vështirë deri në ditën e fundit. Dokumenti i sugjeron Këshillit Evropian, moshapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, transmeton Ora News.

Reforma në drejtësi

Referuar raportit të Komisionit Evropian për pesë prioritetet kyçe, drafti non-paper vlerëson se reforma në drejtësi është ende në hapat e parë dhe është e pamundur të vlerësohet rezultati konkret i saj

“Zbatimi i reformës në drejtësi vetëm sa ka filluar dhe ende është shumë herët për të vlerësuar rezultatet e para. Në veçanti, rivlerësimi i përgjithshëm i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve filloi vetëm disa javë përpara publikimit të raportit: dëgjesat e para filluan nga fundi i Marsit dhe deri tani janë marrë vetëm pak vendime”, shkruhet në dokument.

Administrata publike

Gjithashtu, për sa i përket administratës publike, dokumenti vlerëson se korrupsioni mbetet mbizotërues në shumë fusha dhe vazhdon të mbetet një problem serioz,ndërsa ndëshkimi i zyrtarëve të lartë është shumë i ulët.

“Administrata dhe veçanërisht policia mbeten të ekspozuara ndaj korrupsionit dhe ndërhyrjeve politike. Numri i dënimeve përfundimtare i zyrtarëve të lartë të shtetit mbetet deri tani shumë i ulët”.

Lufta e dobët ndaj krimit të organizuar

Në këtë dokument jo-zyrtar, thuhet se lufta ndaj krimit është e pamjaftueshme për shkak të burimeve të kufizuara të zbatimit të ligjit dhe institucioneve të dobëta dhe rezultatet konkrete në dënimet dhe konfiskimet e aseteve janë të rralla. Kjo është dhe një nga shqetësimet madhore që shteti i Holandës ka shprehur ndaj Shqipërisë

Lexo edhe :   52% e lejeve të qëndrimit në BE në 2020-n u dhanë për shqiptarët nën 19 vjeç

“Numri i ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare në rastet e krimeve serioze mbetet shumë i ulët dhe konfiskimi i aseteve është shumë i rrallë. Pavarësisht disa rezultateve në luftën kundër kultivimit të kanabisit, lufta kundër trafikimit të drogës duhet të forcohet në mënyrë domethënëse”.

Vetëreformimi i BE-së

Në dokumentin jo zyrtar që qarkullon tek vendet anëtarë të Bashkimit Europian, shihet si problem edhe nevoja që ka Evropa për t’u vetë-reformuar, një shqetësim ky që kohët e fundit është i mbështetur fuqimisht nga Franca e Macron.

Lexo edhe :   52% e lejeve të qëndrimit në BE në 2020-n u dhanë për shqiptarët nën 19 vjeç

Image

“Në strategjinë e publikuar në 6 Shkurt, vetë Komisioni shkroi se Unioni ynë duhet të jetë “më i fortë dhe më solid, përpara se të jetë më i madh”. Për të gjitha këto arsye, sipas këtij dokumenti, vlerësohet se Shqipëria nuk i ka plotësuar ende kushtet për të hapur negociatat.

2019, viti kur ndoshta mund të hapen negociatat

Këshillit i sugjerohet që të pritet raporti i radhës i Komisionit Evropian, në pranverën e vitit 2019, për të parë nëse Shqipëria ka bërë me të vërtetë progres në 5 prioritetet kyçe.

Këshilli merr shënim rekomandimin e Komisionit për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe përsërit se zbatimi i pesë prioriteteve kyçe në mënyrë të qëndrueshme, tërësore dhe gjithëpërfshirëse duhet të bëhet përpara hapjes së negociatave për pranim. Këshilli do t’i rikthehet Shqipërisë mbi bazën e një raporti të ri të Komisionit, sapo progresi i mjaftueshëm të jetë arritur”.

I njëjti përfundim është arritur edhe për shtetin fqinj Maqedoninë ku si problem kryesor shihet moskryerja e reformës në drejtësi, politizimi i administratës publike, korrupsioni i lartë dhe pamundësia për ta luftuar atë./Ora News

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bora dhe Semi do të “hakmerren” ndaj Donaldit në “Për’puthen Prime”

Puthjet e Donaldit me Beatrixin, kanë shkaktuar një bum komentesh në rrjet. Fansat janë ndarë në grupe, ndërsa ende nuk ka patur një reagim...

Sfida mes një intelektuali që kërkon të vërtetën dhe një politikani që gënjen

Nga: Andi Bushati Ka një aksiomë të mirënjohur që shpjegon përplasjen e një politikani me një intelektual në arenën publike: Sipas saj, i pari tenton...

S’donte të bënte vaksinën, italiani shkoi me krahun prej silikoni

Disa mund të akuzohen se po përpiqen t'i shmangen sistemit për të marrë një certifikatë vaksine, por mbase askush nuk është aq i shkathët...

S’ka më lavazhe e servise makinash poshtë pallateve!Veliaj tregon masat e reja

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një dëgjese të zhvilluar me ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira...

Vrasja e ish-deputetit, Artan Hoxha nxjerr videon

Kristian Klemendit dhe Marjan Kolës, të dyshuar për vrasjen e Pashko Ujkës u është komunikuar arrestimi ditën e sotme. Edhe pse ata kanë mohuar...