Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

“Kosova mund të vë taksë edhe ndaj Shqipërisë”/ Lufta tregtare në Ballkan

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Kosova mund të vë taksë edhe ndaj Shqipërisë”/ Lufta tregtare në Ballkan

Kosova, Shqipëria, Serbia e Maqedonia me raporte të acaruara

Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut janë duke luftuar fort mes tyre për tregun ekonomik. Të tria shtetet i kanë prishur marrëveshjet për tregun e lirë. Maqedonia tashmë ka vendosur që të bllokojë eksportin e peshkut nga Kosova. Kurse Shqipëria, prej një kohe të gjatë, është duke praktikuar barriera të ashpra për bizneset e Kosovës, e cila ka paralajmëruar bllokim të kufijve. Edhe tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë acaruar përsëri. Serbia po paralajmëron kundërmasa ndaj Kosovës për taksën 100%.

Katër shtetet që shtrihen në Ballkanin Perëndimor janë në prag të një lufte tregtare. Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia që kanë mes vete vetëm nga një vijë kufitare, kanë vendosur barriera për bizneset e mallrat. Rasti më i freskët për luftën tregtare është Maqedonia që tashmë ka vendosur që të bllokojë eksportin e peshkut nga Kosova. Ky vendim ka hyrë në fuqi më 01.06.2019. Veprimi i Maqedonisë ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë.

Klubi i Prodhuesve në Kosovë (KPK) ka reaguar ndaj vendimit që ka marrë Maqedonia e Veriut për ndalimin e importit të peshkut nga Kosova.
KPK ka thënë se në asnjë pjesë të rregullores nuk tregohen arsyet e këtij ndalimi. Në reagim theksohet se tashmë Maqedonia i shtohet listës së anëtarëve të CEFTA-s që nuk respektojnë marrëveshjet për tregti të lirë me Kosovën, pas Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Shqipërisë.

“Ky vendim i dëmton drejtpërsëdrejti bizneset vendore, të cilat merren me kultivimin e peshkut, pasi Maqedonia e Veriut ka qenë një ndër tregjet më të rëndësishme për shitjen e peshkut të gjallë nga prodhuesit e Kosovës. Gjatë vitit 2018, Kosova ka eksportuar peshk të gjallë në Maqedoninë e Veriut në sasi 26 tonë dhe vlerë 95 mijë euro. Në vitin 2019, vetëm në muajin maj, vlera e eksportit ka qenë 23 mijë euro, që është disa herë më e lartë se muajt paraprakë”, thuhet në reagim. Klubi i Prodhuesve ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës që të reagojnë dhe të kërkojnë rishikimin e këtij vendimi nga Maqedonia e të tregohen arsyet e vërteta të ndalimit.

Kurse, Oda e Afarizmit të Kosovës shprehet shumë e shqetësuar me vendimin që ka marrë Republika e Maqedonisë së Veriut për ndalimin e shitjes së rasadit të peshkut nga Kosova. Sipas tyre, shqetësimi është pranuar nga biznesi anëtar “Trofta Istog”. “Ky vendim ka hyrë në fuqi që nga data 01.06.2019 me të cilin ndalohet importi i peshkut të gjallë, që dedikohet për rritje ose mbushjen e hurdhave me peshq të vegjël me prejardhje nga Kosova. Me këtë rast, Kompanisë Trofta, pa paralajmërim të mëparshëm, i është kumtuar marrja e këtij vendimi”, thuhet në kumtesën e OAK.
Ata thonë se është vendosur edhe një taksë prej afër 700 eurosh për çdo hyrje të kamionëve të peshkut në Maqedoni.

Taksa 100%, raportet Kosovë-Serbi

Vendosja e taksës nga ana e Kosovës për mallrat e Serbisë po vazhdon të sjellë debate të ashpra mes dy shteteve. Tani kur kanë kaluar më shumë se shtatë muaj nga vendosja e taksës 100%, raportet mes Kosovës dhe Serbisë janë acaruar edhe më shumë. Zyrtarët e dy shteteve kanë paralajmëruar shtim të masave. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se kundërmasat për taksën 100% që ka vendosur Kosova do të nisin menjëherë pas festës së ‘Vidovdanit’, e cila mbahet më datën 28 të këtij muaji në Gazimestan.

Ai tha se do të realizohet një bisedë me përfaqësuesit serbë në Kosovë dhe do të vendosen se cilat masa do të ndërmerren. Vuçiq tha se shpreson që të mos jenë të nevojshme kundërmasat, por sipas tij serbët janë të detyruar për një gjë të tillë, nëse nuk ka progres. Presidenti serb, Vuçiq deklaroi se marrëveshja për vendkalimet në Jarinje dhe Bërnjak të nënshkruara në 2011 duhet të respektohen ashtu siç ishin nënshkruar, edhe pse tha se është marrëveshja më e keqe e ndërmarrë ndonjëherë.

Kurse, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha para mediave se mbyllja e dialogut politik me Serbinë, me marrëveshjen ligjërisht obligative që nënkupton njohje reciproke, është interes nacional i Kosovës, prandaj është e domosdoshme që të jemi unikë në këtë proces. “Ne duam që një herë e përgjithmonë ta qartësojmë raportin tonë si shtet me shtetin e Serbisë, gjë që mund të arrihet vetëm përmes një dialogu që do t’i ketë afatet të qarta, objektivat precize, garancinë dhe mbështetjen ndërkombëtare, në radhë të parë të SHBA-së dhe BE-së”. Ai ka theksuar se fatkeqësisht situata dhe zhvillimet e fundit nuk janë aspak premtuese dhe gjërat nuk po lëvizin fare.

“Përkundër nismave të fundit për ta zhbllokuar dialogun, rezultati është zero. Mungesa e dialogut dhe e perspektivës së arritjes së një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë është rreziku më i madh i mundshëm për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës”.

Serbët kërkojnë që të mos blihen prodhimet shqiptare

Tashmë që plani i Serbisë për një “katastrofë humanitare” në veri të Kosovës u zbulua, nëpër dyqanet e veriut të Mitrovicës vërehet mungesë e shumë artikujve me prejardhje nga Serbia. Mungon qumështi prodhim serb dhe pothuajse të gjitha produktet e tij, e deri te llojet e ndryshme të detergjenteve të Serbisë.

Se situata dhe gjithçka tjetër po sajohet, dëshmon edhe një dokument që po qarkullon në komunat veriore, ku bëhet thirrje te qytetarët atje që përkundër mungesave të artikujve, për asnjë çmim të mos blejnë mallra nga jugu dhe nga shqiptarët. Këto dokumente janë shkruar në alfabetin cirilik dhe mbajnë firmën e të ashtuquajturës “Shoqata e Afaristëve të Kosovës dhe Metohisë”. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ditë më parë ka deklaruar se Beogradi po planifikon tërheqjen e mallrave në mënyrë që të shkaktojë katastrofë humanitare.

Edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, tha se Serbia po bën propagandë.
“Është e gjitha propagandë dhe nuk ka mungesë të ushqimit në veri. Ky është një plan i Serbisë që ka për synim heqjen e taksës, përndryshe, çdo qytetar i Kosovës ka qasje të barabartë në ushqim dhe gjëra të tjera të nevojshme për jetën”, u shpreh Shala.

Paralajmërimi

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka paralajmëruar se Kosova mund të vë taksë edhe ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore.
Në debatin për efektet e taksës 100% ndaj Serbisë dhe Bosnjës, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka paralajmëruar taksë edhe për shtete tjetra të rajonit.

Ai ka përmendur Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si dy vendet ndaj të cilave prodhuesit e Kosovës kanë ankesa për disa taksa të vëna ndaj tyre.
“Unë veç i kam paralajmëruar MSA-në, për vendet tjera dhe Kosova do të ketë qasje të njëjtë me të gjitha vendet e CEFTA-së. Në dy takimet me Qeverinë e Shqipërisë kemi kërkuar largimin e dy taksave ndaj Kosovës dhe të mos bëhet biznes në Kosovë”. Shala tutje ka treguar se edhe për Maqedoninë ka ankesa nga bizneset e Kosovës. “Edhe për Maqedoninë kemi shqetësim nga prodhuesit kosovare sepse së fundi u është ndaluar eksporti i prodhimit të lëndës së parë të peshkut. MTI është e gatshme të marra masa të caktuara ndaj shteteve të caktuara varësisht nga kërkesat e prodhueseve kosovarë”, ka thënë Shala./ Monitor

Tags: BallkanTaksa 100%Tregtia

TË LIDHURA

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit
Politikë

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit

20:51 | 03/03/2026
Shqipëria në krye të CEFTA-s, fokusi te lehtësimi i tregtisë dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal
Aktualitet

Shqipëria në krye të CEFTA-s, fokusi te lehtësimi i tregtisë dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal

20:14 | 03/03/2026
Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital
Aktualitet

Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital

19:07 | 03/03/2026
Next Post
Studimi i fundit: Divorci çon burrat drejt vetëvrasjes

Studimi i fundit: Divorci çon burrat drejt vetëvrasjes

Moti plot me surpriza sot, reshje shiu në…

Moti plot me surpriza sot, reshje shiu në...

Një lajm i mirë për emigrantët ilegalë shqiptarë që ndodhen në Angli

Një lajm i mirë për emigrantët ilegalë shqiptarë që ndodhen në Angli







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

“The Washington Post”: Droni iranian godet një stacion të CIA-s në Arabinë Saudite
Bota

“The Washington Post”: Droni iranian godet një stacion të CIA-s në Arabinë Saudite

by mirseda
23:10 | 03/03/2026
0

Një dron iranian ka goditur një stacion të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane ( CIA ) në...

Përshkallëzimi i luftës në Iran/ Franca dërgon aeroplanmbajtëse bërthamore në Mesdhe

Përshkallëzimi i luftës në Iran/ Franca dërgon aeroplanmbajtëse bërthamore në Mesdhe

23:07 | 03/03/2026
Pasardhësi i Khameneit, djali i tij/ Mojtaba Hosseini, u zgjodh udhëheqës i Iranit

Pasardhësi i Khameneit, djali i tij/ Mojtaba Hosseini, u zgjodh udhëheqës i Iranit

22:36 | 03/03/2026
Izraeli: Goditëm një bazë iraniane të lidhur me programin bërthamor

Izraeli: Goditëm një bazë iraniane të lidhur me programin bërthamor

22:08 | 03/03/2026
Irani sulmon konsullatën amerikane në Dubai me dron, nuk raportohet për të lënduar

Irani sulmon konsullatën amerikane në Dubai me dron, nuk raportohet për të lënduar

21:22 | 03/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com