Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Lufta tregtare e Trump po ngadalëson ekonominë globale

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
Lufta tregtare e Trump po ngadalëson ekonominë globale

Nga Uwe Bott “The Globalist”/ Lufta tregtare e Donald Trump, është duke u përshkallëzuar. Disa ditë pas imponimit të tarifave me vlerë prej 34 miliardë dollarësh ndaj eksporteve kineze, me 16 miliardë dollarë të tjerë shtesë në shqyrtim, administrata amerikane bëri me dije se po mendon të vendosë gjithashtu një tarifë shtesë prej 200 miliardë dollarësh ndaj prodhimeve kineze.

Pak më shumë se 1 muaj më parë, Trump kishte imponuar tarifa ndëshkuese për importin e çelikut dhe aluminit edhe ndaj aleatëve të tillë si BE, Meksika dhe Kanadaja. Europa, Meksika dhe Kanadaja po hakmerren, po kështu edhe Kina, që ka premtuar të vazhdojë hakmarrjen nëse Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifa shtesë.

Trump ka vënë bast se mund ta fitojë këtë luftë. Tek e fundit, Kina eksporton mbi 500 miliardë mallra dollarë në Shtetet e Bashkuara, ndërsa Shtetet e Bashkuara eksportojnë vetëm 130 miliardë dollarë në Kinë. Efektet e luftës tregtare të Trump, do të jenë të dukshme.

Së pari, tarifat ndëshkuese, do të rrisin menjëherë çmimin e mallrave të prekura. Veprimet hakmarrëse nga BE, Kanadaja, Meksika dhe Kina, do të bëjnë të njëjtën gjë edhe për ekonomitë e tyre. Trump ka kërcënuar tashmë, se kanadezët dhe europianët “bëjnë gabim” nëse hakmerren. S’ka asnjë arsye për të besuar se presidenti Trump, nuk do t’i përgjigjet çdo kundër-tarife, me më shumë tarifa të reja nga ana e SHBA-së.

Para se ne ta ndjejmë, veprimet hakmarrëse do të shndërrohen në prioritetin kryesor të vendeve, dhe çmimet e konsumit në një spektër të gjerë mallrash, do të pësojnë rritje në mbarë botën. Por më e rëndësishmja, tarifat e reja të Trump, mund të shkatërrojnë zinxhirët e furnizimit global.

Ato janë ndërtuar në AND-në e kompanive të mëdha prodhuese në mbarë botën. Megjithatë, përtej përfitimit të “të mëdhenjve”, ato ofrojnë gjithashtu vende pune për shumë kompani të vogla, që janë pjesë përbërëse e këtyre zinxhirëve të furnizimit.

Nëse tarifat dhe kundër-tarifat e prishin këtë ndarje shumë efikase të punës, kjo pasojë e tërthortë e tarifave vjen me koston e rritjes së inflacionit, çka do të jetë një shumëfish i efekteve direkte të çmimeve nga tarifat ndëshkuese.

Kur inflacioni të ketë një prirje të qëndrueshme, kjo shkakton një efekt më të fshehtë mbi çmimet – zakonisht i referuar si “pritshmëria inflacioniste”. Ajo thotë se korporatat, konsumatorët, madje edhe qeveritë presin që inflacioni i vitit të ardhshëm të jetë po aq i lartë, apo edhe më shumë. Në përgatitjen për një ngjarje të tillë, ato e bëjnë atë një profeci vetë-përmbushëse.

Sigurisht, inflacioni i moderuar mund të jetë një gjë e mirë, veçanërisht kur shkaktohet nga një ekonomi në rritje dhe paga më të larta, duke rritur pasurinë neto të pjesëve të mëdha të popullsisë. Por ky nuk është aspak skenari i një lufte tregtare. Në këtë rast, inflacioni nuk është rezultat i një ekonomie në rritje, por është një faktor i jashtëm që nuk mund ta kontrollojë, asnjë agjent ekonomik i sektorit privat.

Prandaj, rritja ekonomike globale do të bjerë, vendet e punës do të humbasin, por çmimet

do të vazhdojnë të rriten. Mirë se vini në makthin më të madh të një ekonomisti:stagflacioni. Stagflacioni, e vendos politikën monetare në një dilemë. Nga njëra anë, inflacioni i lartë kërkon një rritje të normave të interesit, për të ruajtur stabilitetin e çmimeve.

Megjithatë, në të njëjtën kohë, rritja ekonomike në depresion kërkon norma të ulëta interesi për të stimuluar ekonominë. Strategjia e daljes nga stagflacioni është e pasigurt, nëse nuk zhduket shkaku origjinal për ndodhjen e tij, në këtë rast anulimi i tarifave të reja. Është e vështirë të imagjinohet që administrata e Trump, do të kishte guximin të pranonte një dështim të tillë të politikës së saj.

Pranimi i rrezikut të stagflacionit, është veçanërisht qesharak kur historia ka treguar se tarifat thjesht nuk do të rikthejnë në SHBA vendet e punës, që janë larguar tashmë. Tarifat Smoot-Hawley të shndërruara në ligj nga presidenti i SHBA-së Herbert Huver në vitin 1930, dhe kundër-tarifat që pasuan, ishin një nga faktorët kryesorë të Depresionit të Madh.

Më së fundmi në marsin e vitit 2002, presidenti Xhorxh W. Bush, imponoi gjithashtu tarifa mbi çelikun e importuar nga jashtë. Pasi kjo masë u gjet të ishte në kundërshtim me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë, u anulua në dhjetorin e vitit 2003. Por deri atëherë, vetëm në SHBA kishin humbur rreth 200.000 vende pune.

Vendet e punës u humbën, pasi për çdo vend punë të krijuar në industrinë e çelikut, zhdukeshin disa vende të tjera në industritë që duhej të blinin nga jashtë çelikun special. Sipas Institutit Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare, çdo vend pune në këtë sektor i kursente ekonomisë amerikane 400.000 dollarë.

Dëshira romantike e presidentit Trump, për kohët kur Amerika ishte dikur “e madhe”, kur industria vendase ishte e mbrojtur, dhe kur vendet e punës në prodhim ishin të bollshme, të kujton fjalët e Robert F.Kenedit, i cili dikur tha:”Ka njerëz në çdo kohë dhe në çdo vend, që duan të ndalojnë historinë në gjurmën e vet. Kanë frikë nga e ardhmja, mosbesim tek e tashmja, dhe evokojnë sigurinë e një të kaluare komode, e cila në fakt, nuk ka ekzistuar kurrë”.

PËRSHTATI : TIRANA TODAY

Tags: EkonomisëglobaleluftangadalësiminnxittregtareTrump

TË LIDHURA

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK
Aktualitet

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

22:06 | 22/01/2026
Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm
Aktualitet

Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

21:31 | 22/01/2026
Royal Haskoning DHV pjesë e tenderit të Portit të Ri të Durrësit, NATO dhe BE kundër
Aktualitet

Royal Haskoning DHV pjesë e tenderit të Portit të Ri të Durrësit, NATO dhe BE kundër

20:50 | 22/01/2026
Next Post
Presidenti Tapia harron futbollin, e sheh Messin si ‘minierë’ parash

Presidenti Tapia harron futbollin, e sheh Messin si ‘minierë’ parash

Bombola e gazit djeg një banesë në Devoll

Bombola e gazit djeg një banesë në Devoll

Mesazhi i fortë i Bashës: Rama ka vetëm 2 arsye që …

Basha i kthen përgjigje Ramës: Po kap drejtësinë







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026




TË FUNDIT

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama
Politikë

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

by mirseda
22:37 | 22/01/2026
0

Ivanka Trump, vajza e presidentit Donald Trump, pas qëndrimit prej ditës së djeshme në Vlorë për të...

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

22:06 | 22/01/2026
Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

21:31 | 22/01/2026
Royal Haskoning DHV pjesë e tenderit të Portit të Ri të Durrësit, NATO dhe BE kundër

Royal Haskoning DHV pjesë e tenderit të Portit të Ri të Durrësit, NATO dhe BE kundër

20:50 | 22/01/2026
Për herë të parë pas një shekulli, liturgjia dhe bekimi i ujit në shqip në Maqedoninë e Veriut

Për herë të parë pas një shekulli, liturgjia dhe bekimi i ujit në shqip në Maqedoninë e Veriut

19:47 | 22/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com