Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Lufta kundër mafies, ja çfarë parashikon operacioni i agjentëve të huaj në nëntor

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Lufta kundër mafies, ja çfarë parashikon operacioni i agjentëve të huaj në nëntor

Lufta kundër krimit të organizuar mbetet një nga kriteret kyç që duhet të përmbushë Shqipëria në procesin e saj të anëtarësimit në Bashkimit Evropian. Goditja e grupeve të struktura kriminale po i kërkohet me ngulm qeverisë shqiptare nga Brukseli. Ndërsa vetëm pak javë më parë, u shfaq hapur në qytetin e Elbasanit se si policia nuk mundi të reagonte kur një mjet i blinduar i një prej grupeve të tilla që operojnë në këtë qytet, goditi automjetin e nëndrejtorit të policisë së Elbasanit.

Për t’u përballur me grupimet e tilla kriminale kërkohet shumë më tepër se forca aktuale e policisë së Shtetit, ndaj pritet që në muajin nëntor të mbërrijnë në Shqipëri agjentë të huaj për të goditur grupe të tilla të strukturuara kriminale.

Operacioni do të ketë një mbështetje të gjerë dhe të fortë ndërkombëtare ndërsa agjentët do të veprojnë në terren për të goditur krimin e organizuar si dhe sekuestrimin e pasurive të akumuluara nga rrjetet kriminale.

Këtë e bëri të ditur edhe vetë kryeministri Edi Rama një ditë më parë në seancën parlamentare. “Brenda muajit nëntor do të vijnë këtu agjentë të specializuar që do të punojnë ngushtësisht me Policinë e Shtetit, me Ministrinë e Brendshme, me Shërbimin Informativ dhe me të gjitha agjencitë e tjera për këtë punë”, deklaroi Rama.

Ndërkaq, nga ana tjetër, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha saktësoi se sektori bankar po depërtohet nga krimi përmes parave që vijnë nga aktivitetet kriminale. Ndaj sipas tij, ky operacion do të godasë elementët kriminalë që kanë lidhje me qeverinë.

“Sektori bankar po depërtohet nga krimi, në kuptimin e financimit me fajde të parave të drogës dhe në kuptimin e angazhimit të bankave të caktuara në sektorin bankar në industrinë e pastrimit të parave të drogës”, tha Basha.

Operacioni, sipas kyeministrit Rama është konsultuar nga ambasadori amerikan edhe me kryetarin e opozitës, për të marrë mbështetjen e saj.

“Ambasadori amerikan takon kryetarin e opozitës, i kërkon mbështetje për këtë operacion, kryetari i opozitës vjen këtu dhe siç e ka zakon, me fjalët e të huajve bën atë që e ka mësuar të bëjë lideri legjendar (Sali Berisha), që i përdor takimet me të huajt siç i do qejfi dhe bën atë paralajmërimin e famshëm: prit prit se javën tjetër do ta dëgjoni”, tha Rama.

Komuniteti ndërkombëtar në vend është alarmuar nga prania dhe forca që po ushtron në vend krimi i organizuar. Aq sa ambasadori amerikan, Donald Lu ngriti alarmin se Shqipëria dominohet nga familjet kriminale. “20 familje kriminale, katër klane kriminale! E thotë Departamenti i Shtetit. Ta ka thënë përpara dhe nëse kam një vërejtje për ambasadorin Lu është se e hapi gojën pas zgjedhjeve. Por, më mirë vonë se kurrë”, vijoi më tej Basha.

Tags: agjentëvekunderluftamafiesnentoroperacioniparashikonte huaj

TË LIDHURA

Turisti i huaj grabitet në Vlorë, autori në kërkim pasi i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa
Aktualitet

Turisti i huaj grabitet në Vlorë, autori në kërkim pasi i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

22:31 | 04/03/2026
Punonjësi i Bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit
Aktualitet

Punonjësi i Bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit

22:05 | 04/03/2026
U rrëzua nga tarraca e azilit ku qendronte, ndërron jetë 72-vjeçarja në Gjirokastër
Aktualitet

U rrëzua nga tarraca e azilit ku qendronte, ndërron jetë 72-vjeçarja në Gjirokastër

20:20 | 04/03/2026
Next Post
Google sfidon të ardhmen e punësimit, investon 1 miliard dollarë

Google sfidon të ardhmen e punësimit, investon 1 miliard dollarë

Zgjohet Rama: Administratën e kam plot me analfabetë (VIDEO)

Zgjohet Rama: Administratën e kam plot me analfabetë (VIDEO)

Gjermania në prag të braktisjes së NATO-s

Gjermania në prag të braktisjes së NATO-s







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë, autori në kërkim pasi i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa
Aktualitet

Turisti i huaj grabitet në Vlorë, autori në kërkim pasi i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

by mirseda
22:31 | 04/03/2026
0

Një turist i huaj ka rënë pre e një vjedhjeje në zonën e Lungomares në Vlorë. Sipas...

Mbrëmja që bashkoi shqiptarët në Nju Jork përmes trashëgimisë

Mbrëmja që bashkoi shqiptarët në Nju Jork përmes trashëgimisë

22:10 | 04/03/2026
Nis ofensiva tokësore ndaj Iranit, mijëra luftëtarë kurdë mësyjë nga Iraku

Nis ofensiva tokësore ndaj Iranit, mijëra luftëtarë kurdë mësyjë nga Iraku

22:08 | 04/03/2026
Punonjësi i Bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit

Punonjësi i Bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit

22:05 | 04/03/2026
Macron i kërkon Netanyahut përmbajtje: Ruani integritetin territorial të Libanit

Macron i kërkon Netanyahut përmbajtje: Ruani integritetin territorial të Libanit

21:48 | 04/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com