Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

“Lufta e Re e Ftohtë” nuk ishte e pashmangshme

8 vjet ago
in Të Gjitha
“Lufta e Re e Ftohtë” nuk ishte e pashmangshme

Nga Michael Lind, “National Interest”

Më 2 maj 1998, gazetari Thomas L. Friedman botoi një shkrim në “The New York Times”, bazuar në një intervistë me dekanin e studiuesve amerikanë mbi Rusinë,  George Kennan.

“Unë mendoj se është fillimi i një lufte të re të ftohtë”- u përgjigj Kennan, kur u pyet mbi vendimin e administratës së Bill Clinton për të zgjeruar NATO-n në territorin e ish-Paktit të Varshavës, duke e përjashtuar Rusinë nga anëtarësimi në aleancë.

Kennan vazhdoi: “Unë mendoj se rusët gradualisht do të reagojnë tejet negativisht, dhe kjo do të ndikojë tek politikat e tyre. Mendoj se ky është një gabim tragjik”.

Friedman vazhdoi të shkruante se “nëse jemi me fat”, historianët e ardhshëm do të thonë se Rusia, pavarësisht zgjerimit të NATO-s, vazhdoi të ecë përpara me demokratizimin dhe perëndimorizimin e vendit, dhe se u tërhoq gradualisht dhe me vullnet të plotë në gjirin e një Evrope të bashkuar.

Nëse jemi të pafat, do të thonë ata, sikurse e parashikoi zoti Kennan, zgjerimi i NATO-s do të krijojë një situatë, në të cilën NATO tanimë ose duhet të zgjerohet deri në kufirin me Rusisë, duke shkaktuar një luftë të re të ftohtë, ose duhet të ndalë zgjerimin e saj pas këtyre tre vendeve të reja,dhe të krijojë një vijë të re ndarëse nëpër Evropë.

E ardhmja erdhi, dhe e konfirmoi pesimizmin e Kennan  dhe Friedman në vitin 1998. Përpjekja e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj evropianë për të tërhequr Gjeorgjinë në orbitën e tyre, provokoi  Luftën Ruso-Gjeorgjiane  të vitit 2008.

Një përpjekje e ngjashme për ta anëtarësuar Ukrainën në NATO dhe BE, provokoi aneksimin e Krimesë në vitin 2014, dhe një luftë në lindje të Ukrainës me mbështetje nga jashtë, e cila vazhdon ende sot.

Për këto veprime – që shiheshin si mbrojtëse nga Moska, por agresive nga Perëndimi-Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre iu përgjigjën Kremlinit me vendosjen e sanksioneve financiare.

Nga ana tjetër, qeveria e Putinit u angazhua në veprime të mëtejshme ushtarake provokative, duke përfshirë ndërhyrjen e saj në Siri, në një kohë që akuzohet se ka pasur një rol në sulmet kibernetike ndaj bazës së të dhënave të Partisë Demokratike në SHBA, me synim poshtërimin publik dhe dështimin  e kandidates Hillary Clinton, në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Marrëdhëniet ruso-amerikane sot, mund të përshkruhen me frazën e Kennan: “një luftë e re e ftohtë”. Nëse do të lipsej ndonjë provë e mëtejshme, ajo mund të gjendet fare mirë tek ringjallja e paranojës në stilin Mekarthist të Luftës së Ftohtë – këtë herë jo midis konservatorëve, por në radhët e progresistëve, shumica e të cilëve besojnë sinqerisht se Vladimir Putin është përgjegjës për zgjedhjen e Donald Trump president të SHBA-së.

Ky shpjegim, ofron një alibi ngushëlluese për dështimin katastrofik të fushatës së zonjës Clinton, dhe për rënien e Partisë Demokratike në tërësi, e cila është rrudhur në nivelin më të ulët të përfaqësimit në të gjitha nivelet e pushtetit në Shtetet e Bashkuara, në gati një shekull.

“Zjarret” e rusofobisë, mbahen të ndezura nga shumë neokonservatorë, ashtu si edhe nga militantët demokratë. Të anatemuar përkohësisht për shkak të mbështetjes së tyre ndaj luftën katastrofike në Irak, neokonservatorët nostalgjikë të Luftës së Ftohtë, mund të përpiqen të rifitojnë ndikim, duke e tubuar Uashingtonin dhe popullin amerikan rreth përpjekjeve heroike gjatë Luftëssë Ftohtë, tashmë kundër Federatës Ruse të Putinit, pas Perandorisë Sovjetike.

Ne duhet të besojmë se Rusia,përfaqëson një kërcënim në shkallën e ish-Bashkimit Sovjetik. Ndryshe nga BRSS, e cila synonte të përmbyste liberalizmin perëndimor, duke promovuar marksizëm-leninizmin, Rusia e Putinit pretendon se kërkon të përhapë një ideologji të “alternativës së djathtë” të neofashizmit, përmes kolonëve të pestë-populistëve si Trump dhe Marine Le Pen – në Evropë dhe Perëndim.

Ashtu si ndërhyrja ruse në zgjedhjet e vitit të shkuar, siguron një alibi për fushatën e dështuar të Hillary Clinton, edhe konspiracioni i supozuar ideologjik global i Rusisë, e shmang parinë e qendrës politike të Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, nga çdo përgjegjësi për provokimin e rebelimit aktual populist transatlantik kundër tregtisë së lirë, dhe politikave neoliberale mbi emigracionin.

Disidentët perëndimorë, që e kundërshtojnë konsensusin bipartizan neoliberal që ndahet si nga partitë e qendrës së djathtë dhe asaj të majtë, nuk kanë ankesa legjitime ndaj politikës së brendshme; jo, ata janë viktima ruse – kur nuk janë agjentë rusë!

Shumica e atyre në qendrën e majtë dhe të djathtë, i interpretojnë lëvizjet populiste në vend, pikërisht siç bënte e djathta dikur me lëvizjen për të drejtat civile apo atë pro të drejtave të punëtorëve, për pjesën më të madhe të shekullit XX, ndërmjet viteve 1917- 1989, si komplote të drejtuara nga Moska.

Në një moment, ethet do të shpërthejnë. Pas një dekade, rreziku i sotëm rus do të duket me gjasë si i mjegull dhe i manipuluar për qëllime të brendshme partiake, si Frika e Kuqe e viteve 1920-1950. Me kalimin e kohës, ka të ngjarë që Presidenti Trump apo një pasardhës i tij të zbusë Luftën e Ftohtë, në favor të diçkaje si detanta e ndodhur gjatë epokës Nixon.

Por me njërën nga dy partitë – demokratët – së bashku me shumicën e parisë së politikës së jashtme amerikane (që përfiton nga inflacioni i kërcënimeve), të angazhuar për ta bërë luftën e ftohtë edhe më të ftohtë, një ngrirje e konfliktit SHBA-Rusi, nuk ka gjasa të ndodhë së shpejti. 

Tags: Clintonlufta e ftohteMarine Le PenMichael LindNational InterestThomas L. FriedmanTrump

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
Analiza/Politika shqiptare duhet t’i kthejë sytë nga trevat e saj etnike

Analiza/Politika shqiptare duhet t’i kthejë sytë nga trevat e saj etnike

Skënderbeu humbi lojën, por jo shpresën për kualifikim

Shorti i “Europa League”/ Skënderbeu gjen kundërshtarët. Midis tyre edhe serbët

Takimi i 6 kryeministrave të Ballkanit, Hahn zbarkon nesër në Durrës; diskutohen projektet e Triestes







JU REKOMANDOJMË

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026




TË FUNDIT

Financimi i Kuvendit të Rithemelimit, Indrit Hoxha thirret në SPAK
Aktualitet

Financimi i Kuvendit të Rithemelimit, Indrit Hoxha thirret në SPAK

by mirseda
09:48 | 13/01/2026
0

Sekretari për Diasporën në Partinë Demokratike, Indrit Hoxha është thirrur në Prokurorinë e Posaçme. Mësohet se Hoxha...

Analiza nga REL: Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?

Analiza nga REL: Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?

09:42 | 13/01/2026
Groenlanda nën tension: Qeveria refuzon kërkesën e Trump, NATO dhe BE forcojnë sigurinë në Arktik

Groenlanda nën tension: Qeveria refuzon kërkesën e Trump, NATO dhe BE forcojnë sigurinë në Arktik

09:31 | 13/01/2026
Çahet argjinatura e Semanit, përmbyten tokat bujqësore në disa fshatra të Fierit

Çahet argjinatura e Semanit, përmbyten tokat bujqësore në disa fshatra të Fierit

09:19 | 13/01/2026
Rama në Abu Dhabi, ndan foton zyrtare nga Samiti i Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm,

Rama në Abu Dhabi, ndan foton zyrtare nga Samiti i Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm,

09:14 | 13/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com