Nga Refik Hasani
Përkujdesja ndaj të gjitha hapësirave etnike shqiptare dhe diasporës përveç obligimit moral, kombëtar, institucional është edhe obligim kushtetues.
Tirana në bashkërendim me Prishtinën zyrtare do të duhej të ndërtonin një platformë dhe strategji për kërkesat e ne shqiptarëve nga kjo pjesë në të gjitha instancat dhe mekanizmat të BE-së dhe OKB-së.
Qeveri e Shqipërisë, deri më tani ka ndarë vetëm 50 mijë euro, për maternitetin në Preshevë, çështja e abetares, librave e literaturës pret një zgjidhje.
Nga Presidenti i sapozgjedhur kërkohet që të të angazhohet, si në realizimin dhe konkretizimin e Referendumit të datës 1 e 2 mars të vitit 1992, për jetësimin e vlerave të luftës së armatosur të UÇPMB-së dhe e Marrëveshjes së Konçulit.
Funksionimi i një zyre ndërlidhëse duhet të funksionojë në kuadër të Parlamentit apo Qeverisë.
Presidenca e Shqipërisë dhe Kosovës në bashkërendim të ngushtë me qeverinë dhe Parlamentin duhet të mendojnë për mbajtjen e një Konference të donatorëve dhe formimin e një Komisioni miks parlamentar të dy shteteve shqiptare.
Çështja e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës duhet të trajtohet gjerësisht nga Shqipëria në instanca e mekanizma të BE-së dhe OKB-së.
Shqiptarët janë të diskriminuar në çdo segment të jetës dhe çështja e tyre nuk është zgjidhur. Ndaj presidenti duhet të reflektojë në këtë drejtim.
Jo vetëm krijimi i një fondi të posaçëm por edhe ndërtimi i një qëndrimi e pastaj të njoftohen, sensibilizohen edhe instanca e mekanizma të jashtëm rreth diskriminimit në këto tri komuna.
Presidenti në takime të niveleve të ndryshme, qarqe e instanca të BE-së apo në Këshillin e Sigurimit duhet ta ngrejë zërin, të mbrojë dhe përfaqëson edhe interesat e shqiptarëve nga kjo hapësirë etnike shqiptare pasi çështja e tri komunave kërkon një zgjidhje.