Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Lufta e ftohtë midis Ukrainës dhe Rusisë, kërcënon të nxehet sërish

5 vjet ago
in Bota, Kryesore
Lufta kundër Rusisë/ Britania dërgon anijen shkatërruese në Detin e Zi

Nga Pierre Haski “Internazionale”

 

Tanimë është gjithnjë e më e qartë se po përjetojmë një lloj Lufte të dytë të Ftohtë. Por

kjo nuk do të thotë se është e pamundur lufta e nxehtë. Në kufijtë midis Ukrainës dhe

Rusisë kanë rifilluar lëvizjet ushtarake, gjë që ka shtuar frikën për rifillimin e një konflikti

që nuk është shuar asnjëherë, dhe që është një tjetër tregues i përkeqësimit të klimës ndërkombëtare.

Katër ushtarë ukrainas u vranë gjatë një shkëmbimi zjarri me separatistët pro-rusë në rajonin e Donjeckut në Ukrainën Lindore. Në komunikatat e veçanta për shtyp të lëshuara më datën 30 mars, Kievi dhe Moska fajësuan njëri-tjetrin për incidentet, që ishin në fakt më të rëndat e muajve të fundit.

Por akoma më shqetësues është lajmi i mbërritjes së llojeve të reja të armatimit në frontin e forcave të mbështetura nga Moska, dhe ai i përforcimeve ushtarake ruse në kufirin lindor të Ukrainës dhe në Krime, një rajon i aneksuar nga Rusia që në vitin 2014.

Konflikti ka shkaktuar deri tani mbi 13 mijë të vdekur, sidomos gjatë përleshjeve të ashpra të viteve 2014-2015. Dy “ukrainas” të ndryshëm vazhdojnë që ta gjejnë veten ballë për ballë njëri-tjetrit në një linjë armëpushimi 427 kilometra të gjatë, në një kohë që negociatat diplomatike janë futur në një ngërç.

Në disa vende të ish-Bashkimit Sovjetik ka konflikte që përkufizohen si “të ngrira”, ose luftëra që nuk kanë pasur asnjëherë një fitues apo humbës të qartë:në Gjeorgji, Moldavi dhe natyrisht në Ukrainë. Këto tensione mund të shpërthejnë sërish papritmas për shkak të ndonjë incidenti apo një vendimi të nxituar politik.

Rasti i Ukrainës është më delikati, para së gjithash sepse thëngjijtë nuk u shuan kurrë, dhe sepse Ukraina është një pjesë e qëndrueshme e lojës gjeopolitike rreth Rusisë. Pas aneksimit të Krimesë, Rusia u godit fort nga sanksionet perëndimore, ndërsa forcat separatiste në Donbas, po në Ukrainën lindore, janë një nga levat që ka në dispozicion Vladimir Putinit

për të dërguar mesazhet e tij.

 

Diplomacia në punë

 

Në kontekstin aktual, mesazhi është i qartë dhe pason tonet brutale të kontakteve të para me administratën e re në Uashington, me zemërimin e madh të SHBA-së pas një sulmi kibernetik që i atribuohet Rusisë, dhe frazës me të cilën Xho Bajden e etiketoi Putinin, “një vrasës”.

Mbrëmjen e 30 marsit, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuel Makron biseduan në një video-konferencë me Putinin. Franca dhe Gjermania kanë një përgjegjësi të veçantë për të gjetur një zgjidhje të konfliktit midis Kievit dhe Moskës.

Ato janë nismëtare dhe ndërmjetësuese në një nismë që është quajtur “Procesi i Normandisë”, i përuruar në vitin 2014 në kuadër të përkujtimit të zbarkimit të famshëm aleat në vitin 1944.

Por pas një progresi fillestar dhe shkëmbimit të disa të burgosurve, negociatat u bllokuan shumë shpejt. Masa të tjera, si hapja e pikave të kalimit midis zonës separatiste dhe pjesës tjetër të Ukrainës, nuk kanë sjellë rezultate konkrete. Gjatë muajve të fundit, hapësira për manovrim e diplomacisë është ngushtuar.

A po rifillon vërtet konflikti në Ukrainë, dhe a do të shënojë një fazë e re të konfrontimit me një administratë më të vendosur amerikane kundër Rusisë? Rreziku ekziston. Në kohën e Luftës së Parë të Ftohtë, luftohej përmes palëve të treta, pra përmes ndihmës që u jepej atyre në armë dhe ekspertizë, por asnjëherë drejtpërdrejt. Ky është kërcënimi që shfaqet edhe sot në Ukrainë.

burimi: https://www.internazionale.it/opinione/pierre-haski/2021/04/01/ucraina-russia-confine-guerra

për Tirana Today

Tags: lufterusiUkrainë

TË LIDHURA

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj
Aktualitet

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
SHBA kërcënon BE-në me tarifa, Europa përgjigjet e bashkuar
Bota

SHBA kërcënon BE-në me tarifa, Europa përgjigjet e bashkuar

20:50 | 17/01/2026
Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën
Bota

Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën

20:31 | 17/01/2026
Next Post
Shifra të frikshme në Kosovë, edhe 5 viktima nga koronavirusi

Vijon bilanci negativ në Kosovë: 10 viktima dhe rreth 800 raste me Co*id-19

Rama krahason gomerët në Berat: Kë do zgjidhni ju? (Video)

Rama krahason gomerët në Berat: Kë do zgjidhni ju? (Video)

U kap me 49 kg kokainë, Lala jep detaje për arrestimin e 72-vjeçarit Çekaj

U kap me 49 kg kokainë, Lala jep detaje për arrestimin e 72-vjeçarit Çekaj







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës
Showbizz

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës

by mirseda
23:53 | 17/01/2026
0

“Po e nis me familjen time. 5 korrik 2000 është dita e lindjes sime. Një fëmijëri e...

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

22:43 | 17/01/2026
Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

21:50 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com