Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Lufta e Dytë Botërore: 80 vjet më pas bota përndiqet ende nga katastrofa e paralajmëruar

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Lufta e Dytë Botërore: 80 vjet më pas bota përndiqet ende nga katastrofa e paralajmëruar

Nga Peter Beaumont “The Guardian”

Më 1 Shtator 1939, divizione të shumta të ushtrisë gjermane, filluan pushtimin e Polonisë. Shumë shpejt, ato do të mbërrinin në një qytet të vogël buzë një kryqëzimi hekurudhor afër lumit Vistula. Brenda 10 muajsh, aty do të niste ndërtimit i kampit më famëkeq të përqendrimit në botë: Aushvic.

Në 80-vjetorin e shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, një pyetje rri varur ende që prej asaj kohe. Pse udhëheqësit e vendeve aleatë, nuk arritën të parandalojnë masakrën masive të hebrenjve në Evropë? Holokausti, dhe reagimi konfuz i aleatëve ndaj tij, rezonon sot jo thjesht për faktin se është një nga krimet më makabre të luftës gjatë shekullit të kaluar. Por edhe për leksionet ende të panxëna, apo edhe për pyetjet e mbetura pa përgjigje.

Pse, që nga fushat vrastare të së Pol Potit deri në Srebrenicë, Ruandë, Siri, deri dhe persekutimin aktual të ujë gurëve në Kinë, komuniteti ndërkombëtar e ka pasur shumë të vështirë të reagojë në kohën e duhur? Kjo apati, është e vështirë të mos kritikohet as sot.

Pasi edhe gjatë viteve që i paraprinë luftës, përndjekja naziste e hebrenjve në Gjermani, ishte vëzhguar në heshtje nga liderët britanikë dhe amerikanë. Qëndrimi i Hitlerit ndaj hebrenjve, kishte qenë më se i qartë në librin e tij ”Mein Kampf”. Deri në vitin 1938, hebrenjtë e Gjermanisë u zhveshën nga pronat e tyre, dhe u ndaluan të ushtronin profesionet kryesore.

Kur nisën masakrat ndaj hebrenjve në verën e vitit 1941, të dhënat e para mbi to u raportuan në Londër dhe Uashington nga inteligjenca ushtarake britanike, qeveria polake në mërgim, gazetarët dhe diplomatët. Më 14 gusht 1941, Çurçill tha se ajo që po ndodhte në zonat e pushtuara nga gjermanët ishte një “krim pa emër”.

Me kalimin e viteve, historianët, ofruan disa variante shpjegimesh pse liderët aleatë të luftës, nuk e kuptuan sa duhet shkallën e krimit. Apo pse ishin thjesht indiferentë. Të tjerë, janë ndalur në vështirësitë praktike të ndërhyrjes në mesin e një lufte totale. Pikëpamja kryesore e qeverive aleate, ishte se mposhtja e fuqive të Boshtit, qe mënyra më e mirë për të garantuar sigurinë e Evropës, përfshi edhe hebrenjve.

Gjithsesi, në fundin e vitit 1942, kishte pak dyshime mbi atë që po ndodhte. Më 13 dhjetor 1942, gazetari i njohur amerikan Ed Marou i dha “krimit pa emër” të Çërcillit një përkufizim të qartë. “Miliona qenie njerëzore, shumica e tyre hebrenj, janë grumbulluar me një efikasitet të pamëshirshëm, ku dhe janë vrarë. Shprehja ‘kampe përqendrimi’, është e vjetruar. Tashmë është e mundur të flitet vetëm për kampe shfarosjeje”- tha ai në një transmetim radiofonik.

Edhe historiani Den Plesh – që ka studiuar vitet e fundit arkivat në lidhje me reagimin e aleatëve ndaj Holokaustit – thekson se udhëheqësit aleatë. ishin të vetëdijshëm mbi shkallën e gjerë të krimit. Në një deklaratë para parlamentit britanik, Sekretari i Jashtëm, Entoni Iden, tha se qeveritë aleate kishin zbuluan përpjekjen e vazhdueshme të nazistëve për të “shfarosur” hebrenjtë e Evropës.

Ai e cilësoi Poloninë si “thertoren kryesore”. Por kur u pyet se çfarë do të bëhej, Iden ngriti duart lart. “Ne do dëshironim të bënim gjithçka, për t’i siguruar azil këtyre njerëzve. Por ju duhet të kuptoni se ka vështirësi të mëdha gjeografike, dhe të llojeve të tjera”- deklaroi ai.

Realiteti është se edhe kur u përballën me prova të forta të gjenocidit, institucionet kryesore në Uashington dhe Londër, nuk e panë ndërhyrjen si një përparësi kryesore. Viskont Kranbourn, një nga ministrat e Çërçillit u tha kolegëve të tij se hebrenjtë nuk duhej të konsideroheshin një rast i veçantë.

Sipas tij perandoria britanike ishte përplot me refugjatë në nevojë. Dhe Kranbourn nuk ishte i vetëm në qasjen e tij. Edhe SHBA-ja, pati një qëndrim të ftohtë ndaj emigracionit hebre evropian, që nisi në vitet 1930. Tetë dekada në vazhdim, teksa bota përkujton fillimin e Luftës së Dytë Botërore, është ende e nevojshme të kujtojmë jo vetëm fitoren përfundimtare të aleatëve, por edhe dështimin e tyre më të madh, përballë një katastrofë të madhe të paralajmëruar./ TIRANA TODAY

Tags: 80 vjetbotae paralajmëruarKatastrofaLufta e Dytë Botëroreperndiqet

TË LIDHURA

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi
Bota

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

21:44 | 18/10/2025
Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh
Bota

Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

21:15 | 18/10/2025
“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump
Bota

“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

20:47 | 18/10/2025
Next Post
“Dëmton interesin publik”/ Meta kthen në Kuvend një tjetër ligj, zbulon arsyet

Shkarkimi i Metës/ Mazhoranca mbledh nesër Komisionin Hetimor

Policia Rrugore në aksion, arrestohen 15 shoferë në Fier

“Drejto me kujdes”/ Të dehur dhe pa patentë, policia arreston 59 shoferë brenda javës

Fundi i pashmangshëm i yllit të rrokut Kërt Kobein: Ja kush e çoi drejt vetëvrasjes

Fundi i pashmangshëm i yllit të rrokut Kërt Kobein: Ja kush e çoi drejt vetëvrasjes







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati i të besuarit të Emiliano Shullazit

by mirseda
22:05 | 18/10/2025
0

Avokati U. Barjami është arrestuar pas një incidenti të ndodhur në sallën e gjyqit, ku ka kërcënuar...

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025
Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

21:44 | 18/10/2025
Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

21:15 | 18/10/2025
“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

20:47 | 18/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com