Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Luan Rama: Radarët e Forcave Detare në shërbim të trafikantëve të drogës

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
DOKUMENTI/ LSI: Zhdukja e Akademisë së Shkencave ishte planifikuar përpara zgjedhjeve

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka denoncuar sot me anë të një postimi në Facebook një skandal, ku shkruan se radarët e Forcave Detare janë vënë në shërbim të trafikantëve të drogës.

Sipas Ramës, kompania private kontrollon me kamera aktivitetin e personaleit ushtarak, ndërsa ironizon të emocionuarit me fjalimin e mirditores Luko, teksa përfundon se “i gjithë shteti e shumë e shumë funksionarë mediokër të qeverisë u mallëngjyen e u përlotën nga shfaqja melodramatike në të ashtuquajturin “Parlament Rural” (një emërtesë fyese e poshtëruese!), por askush nuk reagon përballë skandaleve të tilla si mosfunksionimi i radarëve, lënë enkas jashtë funksionit operacional për të lehtësuar “punën” e trafikantëve të drogës, duke cënuar rëndë Sigurinë Kombëtare!”.

POSTIMI I RAMËS:

Radarët e Forcave Detare 
në shërbim të trafikantëve të drogës!

Skandali i rradhës: 
Kompania private kontrollon me kamera aktivitetin e personelit ushtarak!

Nuk është rastësi që pikërisht prej vitit 2015 e deri sot, që në fakt është edhe peridha kur e gjithë Shqipëria u mbush me drogë prej kultivimit të stimuluar e të kontrolluar nga trafikantët e Rilindjes, janë lënë jashtë shërbimit edhe radarët e Sistemit të Integruar të Hapësirës Detare!
Trafikantët e tonelatave të drogës që vërshuan drejt Italisë, duhej ta kishin rrugën të lirë! 
Duke parë e analizuar të gjitha faktet e dokumentat që disponoj, por edhe nga bisedat me shumë ushtarakë e specialistë të fushës, një gjë mund ta them me bindje: mosveprimi i strukturave përgjegjëse në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe në mënyrë të veçantë në Komandën e Forcave Detare, e ka vënë Sistemin e Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës 
Detare të Republikës së Shqipërisë, në shërbim të trafikantëve të drogës!
Ka me dhjetëra relacione e akte kontrolli ku provohet se shqetësimi për mosfunksionimin e radarëve është bërë prezent, mirëpo në vend që të ndërhyhej menjëherë për vënien e radarëve në punë, janë larguar nga postet e punës ushtarakët e specialistët që kanë ngritur shqetësimin për mosfunksionimin e Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare!
Në këtë mënyrë jo vetëm që janē krijuar kushte të favorshme për trafikimin e drogës kryesisht drejt Italisë, por janë cënuar rëndë standardet e Sigurisë Kombëtare!
Dhe si vend anëtarë i NATO-s, Shqipëria ka cënuar nē këtë mënyrë edhe vetë standardet e sigurisë së Aleancës!
Edhe një fakt tjetër; skandaloz dhe i paprecedentë!
Nga data 20 deri më 22 janar 2016 është ushtruar kontroll për të evidentuar gjendjen e shërbimeve dhe riparimeve në SIVHD të kryera nga shoqëria e kontraktuar për këtë qëllim, nga i cili rezultoi se nga shoqëria ( Nuk po e shënoj emrin e shoqërisë. Shënimi im.) nga data 1 deri më 22 janar 2016 nuk ishin kryer kontrolle dhe as shërbime sipas kontratës në SITE-et e PRT-11 Ksamil, PRT-VQ Sarandë, PRT-13 Portopalermo, QO Pashaliman dhe PRT-19 Gur, Lushnje.
Për difektet e mangësitë e konstatuara, do të kem rast të shkruaj një ditë tjetër. Por sot po veçoj një konstatim të komisionit, që në vlerësimin tim përbën një skandal më vete!
Po citoj nga akt-kontrolli: 
“… specialistët e shoqërisë kanë instaluar në cdo SITE të SIVHD-së kamera vëzhgimi për ruajtjen e shelterave dhe paisjeve të SIVHD-së, gjë e cila nuk është parashikuar në kontratën e shërbimit. Kërkojmë nga firma që serveri i këtyre kamerave të instalohet në QVD Plepa Durrës dhe të monitorohet nga QO Durrës. (Që do të thotë se firma kontrollon aktivitetin e personelit ushtarak nëpër PRT)”.
I gjithë shteti e shumë e shumë funksionarë mediokër të qeverisë u mallëngjyen e u përlotën nga shfaqja melodramatike në të ashtuquajturin “Parlament Rural” (një emërtesë fyese e poshtëruese!), por askush nuk reagon përballë skandaleve të tilla si mosfunksionimi i radarëve, lënë enkas jashtë funksionit operacional për të lehtësuar “punën” e trafikantëve të drogës, duke cënuar rëndë Sigurinë Kombëtare!

Tags: "radarët"DrogeForcat Detareluan ramasherbimtrafikanteve

TË LIDHURA

Dosja “Partizani”/ Seanca në GJKKO, Jamarbër Malltezi akuza prokurorëve: Janë politikë!
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Seanca në GJKKO, Jamarbër Malltezi akuza prokurorëve: Janë politikë!

12:04 | 09/02/2026
🟢 Pasuritë e krimit kthehen në shpresë dhe mbeshtetje. Përmes një fondi prej 1️⃣5️⃣ milionë lekësh
Aktualitet

🟢 Pasuritë e krimit kthehen në shpresë dhe mbeshtetje. Përmes një fondi prej 1️⃣5️⃣ milionë lekësh

11:40 | 09/02/2026
Vijojnë protestat për tokën, banorët e Rrjollit mblidhen përpara Prokurorisë së Shkodrës
Aktualitet

Banorët e Baks-Rrjollit vijojnë protestat: Ndërtimi i resortit turistik është vjedhje e tokës sonë,

11:38 | 09/02/2026
Next Post
Italia ofron bursa për studentët shqiptarë

Italia ofron bursa për studentët shqiptarë

Shqipëria, nën monitorimin e BE për rivendosjen e vizave

Shqipëria, nën monitorimin e BE për rivendosjen e vizave

Referendumi i Pavarësisë së Katalonjas, përleshje mes policisë dhe manifestuesve

Referendumi i Pavarësisë së Katalonjas, përleshje mes policisë dhe manifestuesve







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Dosja “Partizani”/ Seanca në GJKKO, Jamarbër Malltezi akuza prokurorëve: Janë politikë!
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Seanca në GJKKO, Jamarbër Malltezi akuza prokurorëve: Janë politikë!

by mirseda
12:04 | 09/02/2026
0

Këtë të hënë në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbahet seanca e dosjes “Partizani”. Mësohet...

Grabitje e armatosur në superstradën Lecce- Brindisi, tronditen udhëtarët

12:01 | 09/02/2026
2-vjeçarja ra në shatërvan, në gjendje të rëndë, arrestohet babai shqiptar në Greqi

2-vjeçarja ra në shatërvan, në gjendje të rëndë, arrestohet babai shqiptar në Greqi

11:54 | 09/02/2026
🟢 Pasuritë e krimit kthehen në shpresë dhe mbeshtetje. Përmes një fondi prej 1️⃣5️⃣ milionë lekësh

🟢 Pasuritë e krimit kthehen në shpresë dhe mbeshtetje. Përmes një fondi prej 1️⃣5️⃣ milionë lekësh

11:40 | 09/02/2026
Vijojnë protestat për tokën, banorët e Rrjollit mblidhen përpara Prokurorisë së Shkodrës

Banorët e Baks-Rrjollit vijojnë protestat: Ndërtimi i resortit turistik është vjedhje e tokës sonë,

11:38 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com