Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Luan Rama: Akti normativ për qiratë bie ndesh me kodin

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Luan Rama: Akti normativ për qiratë bie ndesh me kodin

Zv.kryetari i LSI-së, Luan Rama ka komentuar aktin normativ të qeverisë për shtyrjen e qirave për disa nga bizneset dhe qytetarët.

Përmes një postimi në Facebook, Luan Rama thotë se akti normativ ka fuqinë e ligjit dhe një ligj i cili të mund të shfuqizojë një marrëdhënie kontraktuale midis palëve të treta, nuk mund të miratohet.

“Mund të dalë një ligj që të shfuqizojë marrëdhënie kontraktuale midis palëve të treta dhe shtetit, po jo mes palëve private, pasi këto palë që në rastin tonë janë qiramarrës-qiradhënës, e kanë lidhur marrëdhënien e tyre kontraktuale me një ligj që është Kodi Civil”, shkruan ai në postimin e tij.

Luan Rama theksoi se nuk mund të miratohet një akt normativ, që ka fuqinë e ligjit dhe të anulojë një marrëdhënie, që është rregulluar me një ligj që është në fuqi.

Postimi i plotë:

Pavlefshmëria e një akti normativ dhe injoranca juridike e hartuesve të tij.
Në fakt do të duhej që juristë, e midis tyre veçanërisht ata që janë specialistë të së drejtës civile; pedagogë të fakulteteve juridike të universiteteve të vendit, por edhe avokatë, noterë e pse jo edhe gjyqtarë që pretendojnë të jenë edhe qytetarë të angazhuar, të shpreheshin për dhe mbi aktin normativ të qeverisë numër 12 të datës 2.4.2020, i cili në thelb parashikon shtyrjen e detyrimit të pagesës së qirasë për dy muajt prill dhe maj, si dhe pagesën e tyre në mënyrë proporcionale pas muajit maj 2020.
Gjithësesi, duke e konsideruar shprehjen publike ose jo të tyre një zgjedhje personale e po aq edhe tregues i angazhimi qytetar dhe intelektual, pa marrë përsipër të bëj juristin pasi nuk jam jurist, po përpiqem të parashtroj një arsyetim logjik duke e parë aktin normativ të qeverisë, i cili në fakt ka fuqinë e ligjit, por që nuk është ligj, në kontekstin e hierarkisë së akteve juridike pikë së pari, e mandej, edhe si ndërhyrje në raportin e një marrdhënieje kontaktuale mes dy individësh apo dy subjektesh privatë, ku qeveria në asnjë rrethanë e për asnjë motiv nuk ka tagër ligjor që të ndërhyjë.
Siç nënvizova më lart, akti normativ ka fuqinë e ligjit dhe e drejta e Këshillit të Ministrave për të nxjerrë akte normative buron nga neni 101 i Kushtetutës, në të cilin thuhet:

“Këshilli i Ministrave, në rast nevoje dhe urgjence, nën përgjegjësinë e tij, mund të nxjerrë akte normative që kanë fuqinë e ligjit, për marrjen e masave të përkohshme”.
Por Kushtetuta nuk thotë dhe nuk parashikon që aktet normative të kenë edhe fuqinë e kodit për shembull, i cili është ligj në vetvete, por që në hierarkinë e akteve juridike prevalon mbi ligjin, pra edhe mbi aktin normativ që ka fuqinë e ligjit.
Për rrjedhojë, ligji, pra as akti normativ nuk mund të sanksionojë një normë që bie ndesh me kodin.
Nuk mund të miratohet një ligj i cili të mund të shfuqizojë një marrëdhënie kontraktuale midis palëve të treta.

Mund të dalë një ligj që të shfuqizojë marrëdhënie kontraktuale midis palëve të treta dhe shtetit, po jo mes palëve private, pasi këto palë që në rastin tonë janë qiramarrës-qiradhënës, e kanë lidhur marrdhënien e tyre kontraktuale me një ligj që është Kodi Civil.
Ndaj nuk mund të miratohet një akt normativ që ka fuqinë e ligjit dhe të anullojë një marrëdhënie që është rregulluar me një ligj që është në fuqi.
Konkretisht, akti normativ i qeverisë bie ndesh me Kodin Civil dhe me Kodin e Procedurës Civile, ku parashikohet rregullimi i institutit të qirasë.

Mbi këtë bazë, akti normativ është i pazbatueshëm, pra edhe i pavlefshëm.
Prandaj, shtesa e bërë nga qeveria me aktin normativ nr. 12, datë 2.4.2020 në aktin normativ nr. 3 të datës 15.3.2020, për shtyrjen e detyrimit të pagesës së qirasë për dy muajt, prill dhe maj, si dhe pagesën e tyre në mënyrë proporcionale pas muajit maj 2020, është vetëm mashtrim.
Askush nuk do të mund të guxojë të mos e shlyejë detyrimin e pagesës së qirasë bazuar në aktin normativ të qeverisë, nëse palët qiramarrës – qiradhënës nuk bien dakord reciprokisht me njëri – tjetrin.
Pagesa e qirasë është nje detyrim – e drejtë kontraktuale, është një marrdhënie ku palet futen me vullnet të lirë e ku qeveria nuk hyn dot me asnjë instrument ligjor, pra as me akt normativ.
Kontrata hartohet në bazë të Kodit të Procedurës Civile, ku parashikohen të gjitha rastet, edhe rastet kur detyrimi mund të shtyhet, të vonohet apo edhe të shuhet, ashtu siç parashikohen edhe shkaqe madhore, fatkeqësi natyrore, gjendje lufte etj. që kushtëzojnë apo rregullojnë marrëdhënien kontraktuale.

Por në çdo rast dhe në çdo rrethanë, kjo është gjithmonë e drejtë e palëve dhe ku qeveria nuk hyn dot.
Nëse qeveria ka dëshirë dhe vullnet të ndihmojë qiradhënësit privatë apo edhe bizneset të cilët nuk kanë mundësi të paguajnë qiratë e tyre prej situatës së krijuar nga aplikimi i masave kufizuese apo ndaluese në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyre, të shpallur prej pandemisë së koronavirusit, le të marrë përsipër që t’i paguajë ajo këto detyrime dhe madje.
Këtë po, mund ta bëjë qeveria, por nuk mund të cënojë të drejtën e posedimit të pronës dhe vendimarrjet që lidhen me të.
Por, le ti qëndrojmë për një çast absurdit të aktit normativ të qeverisë e të mendojmë se logjika mbi të cilën është miratuar ai ai është e drejtë, dhe qiramarrësit të mos e paguajnë detyrimin që kanë ndaj qiradhënësit për këto dy muaj. Po qiradhënësit që nuk kanë burim tjetër të ardhurash dhe që jetojnë me qiranë që përfitojnë nga objekti i dhënë me qira, si do t’ia bëjnë në këto dy muaj? Me çfarë do t’i përballojnë shpenzimet e jetesës?

Apo qeveria ka menduar vetëm për njërën palë, për qiramarrësit, e sa për qiradhënësit punë e madhe?
Pse nuk merr përsipër qeveria që t’i kompensojë ata, pasi përveç qirasë që përfitojnë nuk kanë asnjë të ardhur tjetër?
Po me tatimin mbi të ardhurat që rrjedhin nga dhënia me qira e një pasurie të paluajtshme, apo atë që quhet tatimi në burim dhe që është në masën 15 përqind çfarë do të bëhet? Si do të paguhet dhe kur?
Ja pra se pse në vend që të zgjidhë problem, akti normativ krijon edhe një problem më shumë.
Ndaj, ai nuk është asgjë më tepër se sa një tollumbace mashtimi në kohën e koronavirusit.
Është tollumbacja e rradhës që na dëshmon jo vetëm papërgjegjshmërinë e qeverisë që miraton akte të pavlefshme, por edhe injorancën juridike të atyre që i hartojë këto akte, jo ngaqë janë realisht injorantë, por ngaqë servilizmi dhe mungesa e integritetit profesional, i ka bërë që të shërbejnë verbërisht e të zgjedhin të shfaqen si injorantë.
Mirëpo injoranca as nuk të justifikon dhe as nuk të amniston, askënd dhe për asgjë.

 

 

 

Tags: akti normativluan ramaqiraveshtyrja

TË LIDHURA

Aksident në Kuçovë, makina përplas 10-vjeçarin
Aktualitet

Makina del nga rruga dhe përmbyset, plagosen nënë e bir

22:04 | 09/05/2025
Humb jetën një e moshuar, dyshohet për vdekje natyrale
Aktualitet

Humb jetën një e moshuar, dyshohet për vdekje natyrale

21:14 | 09/05/2025
Akuzohen për veprime të dhunshme ndaj shoqërimit të të miturit, pezullohen nga detyra dhe procedohen 3 punonjës policie
Aktualitet

Akuzohen për veprime të dhunshme ndaj shoqërimit të të miturit, pezullohen nga detyra dhe procedohen 3 punonjës policie

21:09 | 09/05/2025
Next Post
“Do të numërojmë mijëra viktima nga koronavirusi”, paralajmërimi i kryeministrit suedez

“Do të numërojmë mijëra viktima nga koronavirusi”, paralajmërimi i kryeministrit suedez

Mbi 270 mijë raste infektimi/ Sa viktima regjistron SHBA nga koronavirusi

Mbi 270 mijë raste infektimi/ Sa viktima regjistron SHBA nga koronavirusi

“Integrimi është sot më larg së asnjëherë”, Vasili komenton kushtet e vendosura nga BE

“Na tregon arkivolët e Iranit”, Vasili: Rama tradhtoi shqiptarët në ditën më të vështirë

JU REKOMANDOJMË

“Nga kacafytja te pendesa: Çfarë ndodhi mes aktorit dhe Eglit në Portokalli?”

“Nga kacafytja te pendesa: Çfarë ndodhi mes aktorit dhe Eglit në Portokalli?”

19:01 | 02/05/2025
Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

20:11 | 07/05/2025
Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025




TË FUNDIT

Aksident në Kuçovë, makina përplas 10-vjeçarin
Aktualitet

Makina del nga rruga dhe përmbyset, plagosen nënë e bir

by mirseda
22:04 | 09/05/2025
0

Mbrëmjen e sotme rreth orës 20:35 në aksin rrugor kombëtar Elbasan–Librazhd në vendin e quajtur Labinot Fushë...

Humb jetën një e moshuar, dyshohet për vdekje natyrale

Humb jetën një e moshuar, dyshohet për vdekje natyrale

21:14 | 09/05/2025
Akuzohen për veprime të dhunshme ndaj shoqërimit të të miturit, pezullohen nga detyra dhe procedohen 3 punonjës policie

Akuzohen për veprime të dhunshme ndaj shoqërimit të të miturit, pezullohen nga detyra dhe procedohen 3 punonjës policie

21:09 | 09/05/2025
Rama: Ne marrim 20 mandate, se e kthyem Tiranën nga kënetë në kryeqytet europian!

Rama: Ne marrim 20 mandate, se e kthyem Tiranën nga kënetë në kryeqytet europian!

21:06 | 09/05/2025
Rama: Kam lindur me fat për kundërshtarët! Askush s’e ndal rrugëtimin drejt BE-së!

Rama: Kam lindur me fat për kundërshtarët! Askush s’e ndal rrugëtimin drejt BE-së!

21:01 | 09/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com