Ambasadori amerikan Donald Lu ka munguar sot në takimin për strategjinë kombëtare të energjisë. Në aktivitet marrin pjesë kryeministri Edi Rama, ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri si dhe ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin.
Por në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësues nga USAID dhe ambasadorja e BE, Romana Vlahutin.
“Kemi patur një situatë emergjente, ndaj ai nuk mundi të ishte në mbledhjen e sotme”, u shpreh ndër të tjera Johnson, teksa citoi fjalët e ambasadorit Lu, për mbështetjen e strategjisë kombëtare të energjisë.
Më tej Johnoson lëshoi kritika kundër qeverisë në lidhje me koncensionet.
“Më lejoni dhe njëherë të përsërisë deklaratën nga FMN, e cila ka thënë se Shqipëria mund të marrë fonde duke mos dhënë më koncesione jo konkurruese në energji”, deklaroi Catherine Johnson përfaqësuese në USAID.