Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë një deklaratë të fortë, teksa ka reaguar pas qëndrimit pro të ambasadorit Lu ndaj zgjedhjes së kryeprokurores Marku.
Është Petrit Vasili ai që me anë të një postimi në Facebook, i ka kujtuar ambasadorit amerikan Komisionin e Venecias, duke e akuzuar publikisht, por pa e përmendur, se po harron qëllimisht këtë komision, duke u bërë bashkëautore në fajin e rëndë Kushtetues, duke shkatërruar përfundimisht Reformën në Drejtësi.
REAGIMI I PLOTË:
Komisioni i Venecias ka folur qarte ne shqip dhe ne anglisht per ceshtjen e kryeprokurorit.
Komisioni i Venecias ka kerkuar 1.Konsensus 2.Perjashtimin e emerimeve teresisht politike.
Cfare kerkon Komisioni i Venecias kerkon edhe opozita sot.
Kush “harron” qellimisht Komisionin e Venecias dhe behet bashkeautor i nje faji te rende kushtetues,shkaterron perfundimisht reformen ne drejtesi dhe legjitimon kapjen e saj nga krimi dhe trafiqet.
Komisioni i Venecias ka folur qarte, asnje komision ligjesh i kapur apo me keq akoma ndonje mision i huaj nuk mund te dale mbi Komisionin e Venecias qe eshte institucioni me autoritar ne nivel boteror dhe te cilin e kane falenderuar te gjithe per reformen ne drejtesi ne Shqiperi;e kane falenderuar edhe ne shqip edhe ne anglisht.
Po jua rifreskoj memorjen me percaktimet e Komisionit te Venecias kjo eshte edhe nje mundesi per disa per te rifreskuar ndergjegjen.
Gjithashtu, po ju risjellim dhe qëndrimet e Komisionit të Venecias të mbajtuara në atë kohë për Prokurorin e Përgjithshëm:
Nuk ekziston një model i vetëm për zgjedhjen e tyre; njëkohësisht, është e dëshirueshme që këto emërime të rëndësishme të kenë një shkallë të gjerë konsensusi dhe (nëse kjo arrihet) pa kompromentuar cilësitë e kandidatit të suksesshëm.
Përfshirja e KLP dhe KED në procesin e emërimit përbën një garanci për përjashtimin e emërimeve tërësisht politike të PP dhe ILD edhe në një situatë ku shumica qeverisëse kontrollon 3/5e votave në Parlament.
Sot, ambasadori amerikan Donald Lu ka lëshuar një tjetër mesazh pro Prokurores së Përkohshme të Përgjithshme, Arta Marku. Pak ditë pasi Partia Demokratike ka bërë një propozim për ndryshimin e Kushtetutës në mënyrën se si mund të zgjidhet Prokurori i Përkohshëm, duke përcaktuar edhe shkarkimin e Arta Markut, ambasada Amerikane ka konfirmuar sërish qëndrimin e saj:
“Kushtetuta dhe ligji janë për Prokurorinë janë të qarta. Ambasada e SHBA mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit”.
Partia Demokratike ka kërkuar rikthimin e legjitimitetit në Kuvend duke e cilësuar si antikushtetues mënyrën se si u zgjodh Prokurorja e Përkohshme e Përgjithshme Arta Marku.
Lidhur me këtë deklaratë reagoi edhe kryeministri Rama, i cili ka ironizuar opozitën:
“Përkthimi shqip-shqip i SHBA rrëzon përsëri leximin shqip-shqup të Kushtetutës për drejtësinë. Shumë keqardhje dhe pak shpresë për reflektim”, shkruan kryeministri Rama.
Ndërsa një ditë më parë, ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu është treguar shumë i ashpër me disa politikanë të opozitës, të cilët sipas tij nuk e duan Reformën në Drejtësi.
Këtë deklaratë, ambasadori e bëri në një intervistë për gazetën “Dita”, ku u pyet mbi radikalizimin e qëndrimeve të opozitës.
Z.Ambasador si do ta komentonit ju radikalizimin e qëndrimeve të opozitës? A mendoni që kjo që po ndodh ka lidhje me reformën në drejtësi?
Opozita, për sa kohë që mbetet paqësore dhe konstruktive, është duke bërë detyrën e saj. Detyra e saj është të shërbejë si roje kundër çdo abuzimi të shumicës.
Në të vërtetë, ka politikanë në shumicë dhe në opozitë që nuk duan që reforma në drejtësi të ketë sukses. Do të dështojnë sepse populli shqiptar e kërkon këtë reformë.