Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Lojërat Olimpike 2024, beteja mes Los Anxhelosit dhe Parisit

9 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Lojërat Olimpike 2024, beteja mes Los Anxhelosit dhe Parisit

Në Lozanë të Zvicrës  janë mbledhur delegatët që përfaqësojnë dy qytetet kryesore kandidate për organizmin e Lojërave Olimpike, të Los Anxhelosit dhe të Parisit, për të paraqitur argumentet e tyre përpara Komitetit Olimpik për t’u përzgjedhur si qyteti organizator. Pritet që për herë të parë në historinë e tij, Komiteti Olimpik të ndryshojë rregulloren, duke njoftuar njëkohësisht përzgjedhjen e vendeve që do të organizojnë dy Lojëra Olimpike, ato të vitit 2024 dhe 2028.

Delegacioni i Los Anxhelosit kryesohet nga kryetari i bashkisë së qytetit dhe ka në radhët e tij edhe sportistë me famë botërore, si rekordmeni Michael Johnson, i cili thekson se qyteti i Los Anxhelosit e ka të gatshme të gjithë infrastrukturën e nevojshme.

“Nëse shikoni kandidaturat e qyteteve në të kaluarën, ju kujtohet se u është dashur të ndërtojnë komplekse të reja me shpenzime të jashtëzakonshme. Mendoj se Los Anxhelosi e shmang krejtësisht këtë aspekt, duke qenë se e ka gati të gjithë infrastrukturën e nevojshme. Madje nuk na duhet as të ndërtojmë një Fshat Olimpik, pasi e kemi gati”, tha rekordmeni Michael Johnson.

Ndërsa, delegacioni i Parisit kryesohet nga vetë Kryeministri i ri i Francës, Emmanuel Macron, i cili e konsideron tepër të rëndësishëm marrjen e organizimit të Lojërave Olimpike si një mënyrë rigjallërimi të qytetit të tronditur nga sulmet terroriste, raporton VOA.

“.. Jam këtu për të transmetuar gatishmërinë e plotë të gjithë kombit francez, përkushtimin e autoriteteve franceze për këtë projekt. Është punuar shumë dhe jemi të përgatitur. Populli francez është gati të mirëpresë Lojërat Olimpike…”, deklaroi Presidenti francez Emmanuel Macron. 

Komiteti Olimpik pritet të votojë për të ndryshuar rregulloren, duke mundësuar dhënien e njëkohshme për herë të parë në historikun e tij, të dy Lojërave Olimpike, atyre të vitit 2024 dhe 2028. Mendohet se kjo do të ishte një zgjidhje për t’i kënaqur të dyja qytetet kandidate, Los Anxhelosin dhe Parisin, ndërkohë që përfaqësuesit e tyre kanë deklaruar se preferojnë të përzgjidhen për organizimin e lojërave të vitit 2024.

Tags: 2024betejaKomitetit Olimpiklojerat olimpikeLos AnxhelosLozanëParisZvicer

TË LIDHURA

Karton i kuq në debutim, Asllani luan në ndeshjen e radhës
Sport

Karton i kuq në debutim, Asllani luan në ndeshjen e radhës

17:11 | 02/02/2026
Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë, nuk kam frikë! Gati për këtë sfidë
Sport

Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë, nuk kam frikë! Gati për këtë sfidë

17:00 | 31/01/2026
Asllani huazohet në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas
Sport

Asllani huazohet në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas

20:03 | 30/01/2026
Next Post
Së shpejti Google Allo në ueb dhe desktop

Së shpejti Google Allo në ueb dhe desktop

Gjykata e Durrësit liron baronin e drogës, ishte i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 20 vite burg në Itali

Gjykata e Durrësit liron baronin e drogës, ishte i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 20 vite burg në Itali

Ekonomia informale në Kosovë/ 2 miliardë euro jashtë sistemit bankar

Ekonomia informale në Kosovë/ 2 miliardë euro jashtë sistemit bankar







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015
Kryesore

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

by mirseda
18:00 | 09/02/2026
0

Bashkimi Evropian tha se arrestimi i fundit nga Serbia i një veterani të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...

VENDIMI/ GJKKO dërgon në gjyq Erion Veliaj dhe të tjerë, pas kërkesës së SPAK

VENDIMI/ GJKKO dërgon në gjyq Erion Veliaj dhe të tjerë, pas kërkesës së SPAK

17:58 | 09/02/2026
Gjyqi në Hagë, Presidentja Osmani: Pavarësia e Kosovës rezultat i sakrificës së popullit dhe UÇK-së

Gjyqi në Hagë, Presidentja Osmani: Pavarësia e Kosovës rezultat i sakrificës së popullit dhe UÇK-së

17:19 | 09/02/2026
PD vlerëson qëndrimin e KE-së për imunitetin e Ballukut, Boçi: Qëndrimi i Ramës dëmton integrimin

PD vlerëson qëndrimin e KE-së për imunitetin e Ballukut, Boçi: Qëndrimi i Ramës dëmton integrimin

17:18 | 09/02/2026
Alarm në SHBA, fruthi ‘shpërthen’ në disa shtete/ Mjekët: Njerëzit nuk po vaksinohen më

Alarm në SHBA, fruthi ‘shpërthen’ në disa shtete/ Mjekët: Njerëzit nuk po vaksinohen më

16:51 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com