Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Loja “e kungulleshkave” për koalicionet parazgjedhore

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Ra ky koronavirus dhe Bashkimi Europian më në fund na pa

Nga Alfred Peza

Më shumë se një muaj klasik pushimesh të përvitshme verore, gushti i këtij viti duket si një “retreat” i detyrueshëm, përpara nisjes së sezonit të ri politik në shtator. Periudhë kjo që përkon me fillimin e punës për fushatën e zgjedhjeve të pranverës 2021. Pas votimit të ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut, liderët politikë duket sikur bashkë me rigjenerimin e energjive, po shfrytëzojnë kohën për të kalkuluar idetë rreth koalicioneve të ardhshme paraelektorale

Të gjithë ata që merren me çështjet e zhvillimeve politiko- shoqërore në këtë vend, janë gjithashtu duke luajtur, lojën e “kungulleshkave” të radhës që ka për subjekt këtë temë. Ndaj edhe pyetjet janë: Sa koalicione me lista unike kandidatësh pritet të prodhojnë partitë politike shqiptare këtë radhë? Njëri thotë: Dy. Po pse dy? Po sa? Tre. Pse tre? Po sa?… e kështu me radhë. Lojë kjo e zakonshme, e një sporti masiv, për shqiptarët.

E sigurt deri tani duket të jetë vetëm një gjë: Partia Socialiste do të garojë si edhe më 2017, e vetme duke pasur avantazhin e madh, të një liste kompakte prej 140 kandidatësh në të gjithë Shqipërinë që i mundëson maksimalizimin e energjive elektorale dhe për rrjedhojë edhe të votave dhe mandateve që do të fitojë. Ndërsa të gjitha elementët e tjerë të lojës së madhe të “kungulleshkave” mbeten ende të paqarta. Për shumë arsye.

Dilema e parë e madhe është: A do e ruaj në kushtet e reja “Opozita e Bashkuar” kompaktësinë e saj politike, si deri më tani, për të garuar në një koalicion të përbashkët me një listë unike kandidatësh të të gjitha partive të saj? Ka dy arsye thelbësore që e vë në dyshim këtë.

E para lidhet me faktin se PD ka nisur një proces të përzgjedhjes së kandidatëve të saj për deputetë, i cili deri tani, nuk duket të marrë parasysh listën e përbashkët. Duket sikur edhe PD ashtu si PS do të garojë me 140 kandidatët e saj në 12 qarqet e vendit. Nëse do të ishte ndryshe, atëherë ku e di PD që tani, sesa kandidatë do i duhen, për aq kohë sa ende nuk ka një vendim zyrtar me aleatët për një listë unike?

E dyta, nëse lista e “Opozitës së Bashkuar” do të jetë një, me çfarë formule do ti ndajnë vendet e kandidatëve partitë e tyre, brenda saj? Sa kandidatë do të ketë PD? Po LSI? Po PDIU? Po PBDNJ? Po partitë e Dash Shehit, Nard Ndokës, Agron Dukës e kështu me radhë? A do marrin parasysh në punën e tyre për hartimin e kësaj liste numrin e deputetëve që fituan në zgjedhjet e 2017, apo ndonjë kriter tjetër? Nëse po, a është e përgatitur PD në këto kushte të fitojë më pak deputetë se 4 vjet më parë?!

Dilema e dytë e madhe është: Duke qenë se Ilir Metës i përfundon mandati i Presidentit në korrikun e 2022, pra një vit pas zgjedhjeve, a i mbetet ai idesë së 2 marsit të këtij viti kur paralajmëroi krijimin e një partie të re? A do të jetë kjo parti e tij dhe LSI pjesë e listës me PD apo dy shinat e një liste të një koalicioni të tretë paraelektoral, që do ti mundësonte maksimizimin e rezultatit, duke fituar ndoshta më shumë mandate sesa në një listë të përbashkët me PD dhe aleatët?

Në këtë mënyrë, loja “e kungulleshkave” vazhdon e avancon pak më tej: Pse 3 koalicione? Po sa? Katër. Po i katërti kush mund të jetë? Me siguri që përgjigja për këtë është pak më e thjeshtë sesa ajo për koalicionin e dytë dhe të tretë. Për një arsye fare të thjeshtë. Sepse politikanët e spikatur të opozitës së re në Parlament, nuk e kanë fshehur se do të jenë pjesë e rëndësishme e garës së madhe për zgjedhjet e 2021. Ata i kanë filluar disa javë më parë përgatitjet, përmes regjistrimit të lëvizjeve dhe partive të reja politike dhe njoftimeve për krijimin e te tjerave, në shtator.

Ndërsa koalicioni i pestë paraelektoral në këto kushte, mbetet si një mundësi ende teorike, por me shumë mundësi që të realizohet në praktikë. Këtu është fjala për një listë kandidatësh në 12 qarqet e vendit, në krye të secilës mund të jenë nga një apo dy personalitete të rëndësishme politike të së djathtës, karriera e të cilësive është ndërprerë arbitrarisht nga Lulzim Basha dhe PD, por edhe nga parti të tjera politike. Nisur edhe nga ndryshimi tjetër kushtetues, për një garë me lista të hapura, nuk duhet harruar se ata kanë mundësin e fundit për të qëndruar brenda politikës.

Shtatori bashkë me shumë dilema të tjera, pritet që ti japi përgjigje më të qarta dhe të sakta, lojës së “kungulleshkave” për numrin e koalicioneve parazgjedhore që pritet të garojnë zyrtarisht. Përtej këtyre llogarive, vështirë se skena jonë politike, të prodhojë ndonjë surprizë që do të na habiste. Ngado që ta rrotullosh, një gjë është e sigurt 100% që sot: Se PS do ti ketë përballë, të gjitha koalicionet që do të regjistrohen, në garë. Sa më shumë, aq më mirë për ato. Mbi të gjitha, edhe për mazhorancën aktuale vetë. Ndaj: Pushime të mbara!

Tags: Alfred Pezakoalicionetparazgjedhore

TË LIDHURA

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
Punonjësit e kompanive Call Centers të nënvlerësuar gjatë pandemisë

Punonjësit e kompanive Call Centers të nënvlerësuar gjatë pandemisë

Përplaset avioni me 191 persona në bord, shënohen të paktën 17 viktima

Përplaset avioni me 191 persona në bord, shënohen të paktën 17 viktima

Shpërthimi në Bejrut, shkon në 6 mijë numri i të plagosurve

Shpërthimi në Bejrut, shkon në 6 mijë numri i të plagosurve

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Siguronte lëndë narkotike dhe e shiste në qytet, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Siguronte lëndë narkotike dhe e shiste në qytet, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

by mirseda
11:26 | 11/07/2025
0

Një 29-vjeçar i identifikuar si Gerdi Dokolli është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi siguronte lëndë narkotike...

Tani u kujtuat për aksionet? Rama u përgjigjet kritikëve, mesazh kryebashkiakëve: Askush nuk fiton me ndërtimet pa leje

Tani u kujtuat për aksionet? Rama u përgjigjet kritikëve, mesazh kryebashkiakëve: Askush nuk fiton me ndërtimet pa leje

10:38 | 11/07/2025
Takimi në Durrës, Rama kritikon kryebashkiakun e Vlorës për ndërtimet pa leje

Takimi në Durrës, Rama kritikon kryebashkiakun e Vlorës për ndërtimet pa leje

10:33 | 11/07/2025
Rama i përgjigjet prokurores Gjeli: Presioni ndaj meje tejkalon çdo kritikë politike

Rama i përgjigjet prokurores Gjeli: Presioni ndaj meje tejkalon çdo kritikë politike

10:22 | 11/07/2025
Pas kritikave të Ramës, prokurorja Elsa Gjeli shkresë KLP: Reagoni

Pas kritikave të Ramës, prokurorja Elsa Gjeli shkresë KLP: Reagoni

09:42 | 11/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com